Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Në Vushtrri caktohet kampioni te pionieret

Pas garës së zhvilluar nëpër grupe për javë të tëra, ka ardhur koha për fazën përfundimtare të kampionatit në Ligën e pioniereve në hendboll. Faza përfundimtare e kampionatit të Kosovës, përkatësisht ndeshjet çerekfinale, gjysmëfinale dhe finalja do të zhvillohen të shtunën e të dielen në Vushtrri. Organizator i ndeshjeve përfundimtare është KHF Samadrexha. Ndeshjet çerekfinale […]

Nesër grumbullohet kombëtarja për ndeshjet e rëndësishme

Kombëtarja e Kosovës në hendboll do të grumbullohet të premten (nesër) për dy ndeshjet e fundit të fazës së dytë të kualifikimeve për kampionatin evropian të hendbollistëve që mbahet vitin tjetër. Më 12 qershor nga ora 20:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, kombëtarja jonë luan ndaj Polonisë, kurse ndeshjen e fundit djelmoshat […]

Bajçinca, delegate e EHF-së në kualifikimet për Evropian

Në foto shihet delegatja e Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF), Shqipe Bajçinca Brestovci.

Federata e Hendbollit të Kosovës e kishte përfaqësuesen e saj në turneun e fazës së parë të kualifikimeve për kampionatin evropian të hendbollisteve që mbahet në vitin 2020. Shqipe Bajçinca Brestovci ishte delegate e Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF) në garën që prej të premtes deri të dielen është mbajtur në Veria të Greqisë. Profesoresha […]

Vardari fiton Ligën e Kampionëve

Vardari i Shkupit është fitues i Ligës së Kampionëve në hendboll për edicionin 2018/19. Në finale, Vardari e ka mposhtur skuadrën nga Hungaria, Telekom Veszprem me rezultat 27:24. Ndeshja përfundimtare e FINAL4 të EHF Ligës së Kampionëve për hendbollistë është luajtur të dielen në Lanxess Arena në Kelln të Gjermanisë, në një atmosferë madhështore dhe […]

Prishtina fiton titullin e kampionit te juniorët

Prishtina ka festuar të dielen titullin e kampionit të Kosovës në hendboll në grupmoshën e juniorëve. Prishtina në finale të FINAL4 fitoi ndaj skuadrës pejane Besa Famgas me rezultat 29:25. Pas pjesës së parë Prishtina kishte epërsi prej katër golave poashtu, 12:8. Prishtina të shtunën në gjysmëfinale të FINAL4, përkatësisht plejofit, e kishte mposhtur bindshëm […]

Presidenti Saraçini merr konfirmimin se simbolet e Kosovës do të respektohen në Spanjë

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, ka zhvilluar takime të shumta gjatë Konferencës së Presidentëve të EHF-së dhe FINAL4 të Ligës së Kampionëve, që po mbahen në Kelln të Gjermanisë. Presidenti Saraçini është takuar edhe me presidentin e IHF-së, Hassan Moustafa dhe me përfaqësuesit e Federatës së Hendbollit të Spanjës. Në këto […]

Vardari e Veszpremi në finalen e madhe

Vardari i Maqedonisë së Veriut dhe Telekom Veszpremi i Hungarisë do të takohen në finale të EHF Ligës së Kampionëve për hendbollistë. Finalja e madhe e garës kryesore evropiane zhvillohet të dielen (nesër) nga ora 18:00 në Kelln të Gjermanisë, ndërsa transmetohet drejtpërdrejt në RTV 21. Të shtunën u luajtën ndeshjet e para të FINAL4 […]

Prishtina i bashkohet Besës në finale

Prishtina është finalistja e dytë në Ligën e juniorëve në hendboll. Të shtunën pasdite në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të FINAL4 të Ligës së juniorëve, Prishtina e mposhti bindshëm Trepçën e Mitrovicës me rezultat 41:22. Pas pjesës së parë rezultati ishte 22:6 për prishtinasit. Kështu Prishtina të dielen (nesër) nga ora 17:30 luan në finale […]

Besa Famgas, finalistja e parë

Besa Famgas është finalistja e parë e Ligës së juniorëve në hendboll. Në gjysmëfinalen e parë të FINAL4 skuadra pejane e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultat 39:32. Besa Famgas ishte në epërsi edhe pas pjesës së parë, me rezultat 21:15. FINAL4 i Ligës së Juniorëve nisi të shtunën në Prishtinë. FINAL4 apo plejofi, zhvillohet […]

Saraçini e Idrizi në Konferencën e Presidentëve

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini dhe nënpresidenti Enis Idrizi, po qëndrojnë në Kelln të Gjermanisë ku është mbledhur elita evropiane e hendbollit. Në kuadër të FINAL4 të EHF Ligës së Kampionëve është mbajtur Konferenca e Presidentëve të Federatave Nacionale, anëtare të EHF-së. Ishte kjo Konferenca e 14-të të Presidentëve të EHF-së. […]