Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Presidenti Saraçini vlerëson vendimin e IHF-së

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini ka përshëndetur vendimin e Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, që ka bërë të qartë se flamuri dhe himni i Kosovës do të shfaqen në Botërorin e juniorëve në Spanjë, ose në të kundërtën Botërori do të mbahet në një vend tjetër. IHF-ja të enjten përmes një letre […]

IHF: Spanjës i merret kampionati nëse nuk respektohen simbolet e Kosovës

Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF) ka reaguar menjëherë pas letrës që i ka dërguar Federata e Hendbollit të Kosovës, lidhur me diskriminimin gjatë ceremonisë së shortit për Botërorin e juniorëve që mbahet në korrik në Spanjë. Spanjollët në ceremoninë e shortit nuk kanë shfaqur flamurin e Kosovës,  por e kanë paraqitur Kosovën me logo të FHK-së. […]

Spektakli në Pejë i takon Besës

Spektakël të hendbollit ka ofruar ndeshja e parë finale e plejofit në Superligën e Kosovës në mes të Besa Famgasit dhe Kastriotit. Ndeshja e luajtur të mërkurën në palestrën “Karagaçi” në Pejë u fitua nga Besa Famgas me rezultatin e ngushtë 16:15. Rezultati dëshmon që ishte një ndeshje shumë e fortë në mbrojtje, që u […]

Istogu fiton bindshëm finalen e parë

KHF Istogu ka bërë hapin e parë drejt titullit të kampionit të Kosovës në hendboll. Të mërkurën në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Istogu e ka mposhtur Vushtrrinë me rezultat bindës 32:23 në ndeshjen e parë finale të plejofit të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Istogaset te fitorja e thellë arritën falë paraqitjes dukshëm më […]

Vlerësimi i përzgjedhësit Ramadani për shortin e Botërorit

Taip Ramadani reagon gjate nje ndeshje

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Taip Ramadani ka thënë se Kombëtarja U21 do të udhëtojë në Spanjë për të dëshmuar që e meriton të jetë pjesë e ngjarjes më të madhe, kampionatit botëror për juniorë. Kampionati botëror i juniorëve zhvillohet në muajin korrik, ndërsa shorti është hedhur të martën në Ponteverda, njërin prej dy qyteteve […]

Muhaxheri: Grupi është i fortë por do të paraqitemi mirë

Trajneri i kombëtares U21 të Kosovës në hendboll, Fatmir Muhaxheri ka komentuar shortin për kampionatin botëror të juniorëve, që është hedhur të martën. Botërori mbahet në Vigo e Pontevedra të Spanjës prej 16 deri më 28 korrik, kurse Kosova fillimisht do të luajë në Grupin C së bashku me Portugalinë, Kroacinë, Hungarinë, Brazilin e Bahrejnin. […]

Zherka: Jemi në ngritje të vazhdueshme, udhëtojmë për fitore

Kastrioti ka fituar Kupën e Kosovës dhe tani është në finale të plejofit ku përballet me kampionin aktual, Besa Famgas. Në gjysmëfinale të plejofit Kastrioti i Ferizajt eliminoi Prishtinën në dy ndeshje, ndërsa ndeshja e parë finale e plejofit luhet të mërkurën (20:30) në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Trajneri i Kastriotit, Verim Zherka është optimist […]

Kordi: Besojmë në kualitetin që kemi

Te Besa Famgas janë të vendosur të vazhdojnë dominimin në Superligën e Kosovës në hendboll. Besa ka fituar titullin në pesë vitet e kaluara dhe do ta ketë përparësinë e terrenit vendas në finalen e plejofit. Ndeshja e parë finale mes Besa Famgasit dhe Kastriotit luhet të mërkurën në “Karagaçi” të Pejës nga ora 20:30. […]

FHK-ja reagon në IHF për trajtimin diskriminues në Spanjë

Federata e Hendbollit e Kosovës ka reaguar menjëherë të martën te drejtuesit e Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF), për trajtimin diskriminues dhe jo të barabartë të saj në ceremoninë e shortit për Kampionatin Botëror në hendboll, që u mbajt sot në Pontevedra në Spanjë. Në shortin për Botërorin e juniorëve që mbahet në korrik në […]

Istogu kërkon titullin e parë, Vushtrria të kthejë atë

Kampionati i Kosovës në hendboll (femrat) poashtu ka histori prej disa dekadave dhe ka patur momentet e lavdisë së madhe. Këtë edicion për titull të kampionit garojnë Istogu e Vushtrria, që takohen në finale të plejofit. Ndeshja e parë luhet të mërkurën nga ora 18:00 në Pejë. Istogu, klub i formuar në vitin 2004, po […]