Presidenti Kolgeci: Një edicion i shkëlqyer me rritje të vazhdueshme të konkurrencës

Pas përfundimit të suksesshëm të garave, përkatësisht të turneut të Kupës së Republikës së Kosovës dhe fazës finale të kampionatit në të dy gjinitë, dëshiroj të shpreh falënderimet më të sinqerta për të gjithë pjesëmarrësit dhe komunitetin e hendbollit në vendin tonë. Këtë edicion garues kemi qenë dëshmitarë të një rritjeje të ndjeshme të konkurrencës, […]
Rahoveci, kampion i Kosovës për herë të dytë

Rahoveci është kampion i Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Titullin e dytë rresht Rahoveci e fitoi të enjten mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Në finalen e dytë të plejofit, Rahoveci e mposhti Kastriotin vendas me rezultat 34:32. Rahovecasit e kanë fituar edhe finalen e parë, të dielën. Ndeshja e dytë ishte […]
Finale spektakolare na pret në “Bill Clinton”

Kastrioti e Rahoveci e luajnë të enjten mbrëma ndeshjen e dytë finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Ndeshja zhvillohet nga ora 20:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Palestra pritet të mbushet me shikues, ndërsa në fushën e lojës pritet spektakël hendbolli. Rahovecit i duhet fitorja për ta […]
Zherka: Bashkë me tifozët e zjarrtë synojmë të dalim fitues

Trajneri i Kastriotit, Verim Zherka, vlerëson se të dielën në Rahovec skuadra e tij e luajti ndeshjen më të dobët deri më tani. Ai ka përmendur gabimet që i kanë bërë ferizajasit, ndërsa është shprehur i bindur se të njëjtat nuk do të përsëriten të enjten mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Kastrioti e […]
Cula: Jemi të vetëdijshëm që asgjë nuk ka përfunduar

Te Rahoveci e çmojnë fitoren në ndeshjen e parë finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll. Por, po ashtu janë të vetëdijshëm që gara është plotësisht e hapur dhe se asgjë nuk ka përfunduar. Të dielën Rahoveci fitoi në shtëpi ndaj Kastriotit me rezultat 28:25. Tani i duhet edhe një fitore për të […]
Kastrioti e pret titullin gjatë, Rahoveci në momentin më të mirë në histori

Të enjten zhvillohet ndeshja e dytë finale e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve në mes të Kastriotit dhe Rahovecit. Ndeshjen e parë, të luajtur të dielën mbrëma, e fitoi Rahoveci. Ndeshja ishte shumë e fortë, me shumë duele e gola të bukur. Njëjtë pritet të jetë edhe të enjten […]
Rahoveci e fiton finalen e parë të plejofit

Rahoveci e ka bërë të dielën mbrëma një hap të madh drejt mbrojtjes së titullit të kampionit të Kosovës në hendboll. Në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, para një numri të madh shikuesish, Rahoveci e mposhti Kastriotin e Ferizajt në ndeshjen e parë të serisë finale të plejofit në Superligën e Kosovës. Rezultati në fund […]
Istogu kampion i Kosovës, fiton dramën në Samadrexhë

Istogu e ka vazhduar dominimin në hendbollin kosovar. Pasi e fitoi Kupën e Kosovës, Istogu e mbrojti titullin e kampionit të Kosovës. Titullin, istogaset e siguruan të shtunën në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë. Pas një drame të vërtetë, Istogu e mposhti Samadrexhën me rezultat 28:25. Ndeshja u vendos vetëm pas dy vazhdimeve nga pesë […]
Finalja e parë, pritet spektakël hendbolli në Rahovec

Të dielën prej orës 19:00 është ndeshja e parë e serisë finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Palestra “Mizahir Isma” në Rahovec pritet të mbushet me shikues për ndeshjen mes Rahovecit dhe Kastriotit. Rahoveci është kampion në fuqi, ndërsa Kastrioti e ka fituar Kupën e Kosovës në dy […]
Istogu luan për titull të kampionit, Samadrexha për ta siguruar ndeshjen e tretë

Të shtunën prej orës 20:00 zhvillohet ndeshja e dytë e serisë finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë takohen Samadrexha e Istogu. Istogu e fitoi ndeshjen e parë të zhvilluar të mërkurën në Banjë me rezultat 27:24. Ndeshja ishte e fortë dhe interesante. […]