Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Besa favorit, në Ferizaj pritet lojë e fortë

Pas përfundimit interesant të stinorit në Superligën A për hendbollistë, ka ardhur koha për ndeshjet e fazës përfundimtare të kampionatit, përkatësisht plejofit. Të dy ndeshjet e para gjysmëfinale luhen të shtunën (nesër). Kështu Besa Famgas e pret në Pejë skuadrën e Vëllaznimit nga ora 17:00. Kampioni aktual, Besa e ka përfunduar stinorin e rregullt në […]

Fundjava me plot ndeshje të ligave të pionierëve

Pos ndeshjeve të plejofit në Superligën e hendbollistëve dhe atë të hendbollisteve, në fundjavë vazhdon gara edhe në Ligën e pionierëve dhe pioniereve. Do të ketë plot ndeshje të këtyre grupmoshave të reja, të cilave Federata jonë u kushton rëndësi. Kështu të shtunën në Prishtinë luhen ndeshjet e grupit A të ligës së pioniorëve. Të […]

Vushtrria barazon, Vëllaznimi në plejof

Fund interesant ka patur stinori i rregullt në Superligën A të Kosovës në hendboll (meshkujt). Të enjten në ndeshjen e fundit të stinorit, Vushtrria ka barazuar me Prishtinën me rezultatin 34:34. Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:15. Prishtina shumë më herët e ka siguruar pozitën e tretë për plejof, ndërsa Vushtrria ishte në garë […]

Kastrioti e mbyllë me fitore

Me rezultatin e lartë, 49:24, e ka fituar Kastrioti i Ferizajt ndeshjen e fundit të stinorit të rregullt në Superligën A për hendbollistë. Kastrioti e ka pritur të mërkurën mbrëma Vëllaznimin e Gjakovës dhe ka shënuar fitore të pritur. Pas pjesës së parë të ndeshjes Kastrioti – Vëllaznimi, rezultati ishte 25:9 për vendasit. B. Syla […]

Java e fundit vendos për vendin e katërt

Të mërkurën e të enjten luhen ndeshjet e xhiros së fundit (28) të stinorit të rregullt në Superligën A të Kosovës në hendboll (meshkuj). Tashmë dihet që në plejof kampioni aktual, Besa Famgas do të fillojë nga pozita e parë. Skuadra pejane, Besa Famgas, udhëheq në tabelë me 50 pikë. 47 pikë në vend të […]

Kastrioti feston Kupën pas finales dramatike

Kastrioti i Ferizajt është fitues i Kupës së Republikës së Kosovës për edicionin 2018\19. Skuadra ferizajase ka mposhtur Prishtinën në finale me rezultat 28:27. Ndeshja finale ishte shumë e fortë dhe dramatike, ndërsa u luajt të dielen mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet para rreth 1500 shikuesve. Tifozët e hendbollit ishin dëshmitarë […]

Istogu fitues i Kupës për herë të dytë rresht

Istogu ka vazhduar dominimin në garat për Kupën e Republikës së Kosovës në hendboll. Skuadra istogase të dielen në finale të Kupës për edicionin 2018\19 e ka mposhtur Vushtrrinë me rezultat 37:24. Ndeshja finale u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet në një atmosferë shumë të bukur, para rreth 1000 shikuesve. Lojtaret […]

Kastrioti në finale, përfundon dominimi i Besës për Kupë

Kastrioti i Ferizajt do të jetë kundërshtari i Prishtinës në finale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të zhvilluar të shtunën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, Kastrioti e ka mposhtur skuadrën pejane Besa Famgas me rezultat 25:22. Ishte kjo një gjysmëfinale shumë e […]

Vushtrria, finalistja e dytë

Vushtrria do të luajë ndaj Istogut në finale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll (femrat). Të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet, Vushtrria e ka fituar ndeshjen shumë të fortë dhe dramatike ndaj Prishtinës me rezultat 23:19. Epërsia prej katër golave e vushtrriaseve është krijuar vetëm në momentet e fundit […]

Prishtina pa vështirësi kalon në finale

Prishtina është finalistja e parë e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Të shtunën në ndeshjen e parë të FINAL4 të Kupës, Prishtina e mposhti pa ndonjë vështirësi skuadrën e Trepçës. 34:20 në të mirë të Prishtinës ishte rezultati në fund. Pas pjesës së parë Prishtina kishte epërsi prej 11 golash (19:8). Te […]