Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kosova në grup me Gjermaninë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) do të luajë ndaj Gjermanisë, Sllovenisë dhe Bjellorusisë në eliminatoret për “Euro 2020”. Grupi vlerësohet të jetë shumë i fortë, por vajzat tona do të japin më të mirën për paraqitje të denja. Gjermania, Sllovenia, Bjellorusia e Kosova janë në grupin e tretë. Dy të parët e grupit kualifikohen […]

Ngritje e madhe e kombëtareve U21 e U19

Në prag të paraqitjes në garën e rëndësishme IHF Trophy Intercontinental, hendbollistët e kombëtareve U19 dhe U21 të Kosovës prej të hënës janë vendosur në Prishtinë dhe po stërviten nën mbikqyrjen e shtabit teknik të kombëtares, në krye me përzgjedhësin Taip Ramadani. Gara IHF Trophy mbahet në Prishtinë prej 10 deri më 14 prill, ndërsa […]

Ramadani: Synojmë fitore ndaj Izraelit

Në foto shihet përzgjedhësi i kombëtares sonë (meshkujt), Taip Ramadani.

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt) të mërkurën (nesër) udhëton për në Stamboll të Turqisë ku do të përgatitet për dy ndeshjet kualifikuese me Izraelin. Në Stamboll, Kosova do t’i luajë dy ndeshje stërvitore me Turqinë. Ndeshjet me Turqinë luhet më 6 e 7 prill e më pas kombëtarja jonë kthehet në Prishtinë ku e […]

Edhe dy pikë në konton e “xehetarëve”

Trepça e Mitrovicës ka vazhduar me fitore në Superligën B të Kosovës në hendboll (meshkujt). “Xehetarët” të hënën fituan në Vushtrri ndaj Samadrexhës me rezultat 45:31. Pas pjesës së parë rezultati ishte 22:14 për mitrovicasit. Kjo ishte ndeshja e fundit e xhiros në Superligën e hendbollistëve. Trepça i ka 21 pikë nga 22 ndeshje, ndërsa […]

Fitore për skuadrat vendase

Të dielen u luajtën katër ndeshje të javës së 14-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Skuadrat vendase i kanë fituar të gjitha katër sfidat. Kështu Prishtina fitoi ndaj skuadrës deçanase Jusuf Gërvalla me rezultat 34:18. Prishtina është e katërta me 20 pikë, një më pak se Shqiponja që renditet e treta. Vushtrria ka […]

Përzgjedhësi Taip Ramadani shpall listën për ndeshjet me Izraelin

Përzgjedhësi i Kosovës, Taip Ramadani ka shpallur listën për ndeshjet ndaj Izraelit. Në kuadër të fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2020”, kombëtarja jonë e hendbollistëve takohet me Izraelin më 10 prill nga ora 19:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Me Izraelin, Kombëtarja e Kosovës luan edhe më 14 prill në Tel […]

Besa lehtë në Gjakovë, Zhegra mposht Drenicën

Të dielen është luajtur një ndeshje në Superligën A e një në Superligën B të Kosovës në hendboll (meshkujt). Në Superligën A, Besa Famgas e mposhti Vëllaznimin në Gjakovë me rezultat të lartë, 47:18. Pas pjesës së parë të ndeshjes së xhiros së 24-t, ekipi pejan kishte epërsi prej 22:12. Me këtë fitore Besa Famgas […]

Pikë të reja për Kastriotin e Prishtinën

Ashtu siç pritej, Kastrioti e Prishtina i kanë fituar bindshëm ndeshjet e javës së 24-t të Superligës A për hendbollistë. Të shtunën Kastrioti fitoi si mysafir ndaj Vushtrrisë me rezultat 40:21. Pas pjesës së parë ferizajasit kishin epërsi prej nëntë golave (21:12). Kastrioti me këtë fitore është ngritur në vend të parë me 44 pikë, […]

Istogu bënë edhe një hap

Skuadra e Istogut e ka bërë edhe një hap drejt sigurimit të vendit të parë në pjesë e rregullt të kampionatit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Istogu të shtunën në Gjakovë e ka mposhtur kampionin aktual, Shqiponjën, me rezultat 41:29. Ishte kjo kryendeshja e javës së 14-të të Superligës së hendbollisteve. Pas pjesës […]

Publikohet lista e Kombëtares U19

Kosova u19 meshkujt radhiten para lojes

Janë publikuar emrat e hendbollistëve që do ta përfaqësojnë Kombëtaren U19 të Kosovës në garën prestigjioze IHF Trophy Intercontinental. Kjo garë me rëndësi mbahet në Prishtinë prej 10 deri më 14 prill, kurse garojnë hendbollistët deri 19 vjet dhe ata deri 21 vjet. Përzgjedhësi i Kosovës, Taip Ramadani, së bashku me kryetrajnerin e grupmoshës U19, […]