Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Mbi 2000 shikues në Ferizaj, Kastrioti në finale të plejofit

Në praninë e më shumë se 2000 shikuesve, të enjten mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj u zhvillua ndeshja e tretë gjysmëfinale e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Pas një ndeshje të fortë e interesante, fitore shënoi Kastrioti. Skuadra ferizajase e mposhti Besa Famgasin me rezultatin 31:27 dhe […]

Istogu e fiton finalen e parë

Istogu e fiton finalen e parë Istogu e ka fituar ndeshjen e parë të serisë finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Në një ndeshje interesante, të zhvilluar të mërkurën mbrëma në Banjë, Istogu e mposhti Samadrexhën me rezultat 27:24. Tani Istogut i duhet vetëm edhe një fitore për […]

Të enjten tjetër spektakël i hendbollit në Ferizaj

Pas ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, vazhdon gara për titull të kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Derisa Rahoveci është kualifikuar pas dy ndeshjeve në finale, Kastrioti e Besa Famgasi duhet ta luajnë ndeshjen e tretë gjysmëfinale. Dhe ndeshja që zhvillohet të enjten prej orës 20:00 në palestrën “Bill Clinton” […]

Të mërkurën finalja e parë e hendbollisteve

Të mërkurën zhvillohet ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Nga ora 20:00 në palestrën në Banjë, takohen Istogu e Samadrexha. Ndeshja transmetohet në 21 Plus. Istogu është kampion në fuqi dhe fitues i Kupës së Kosovës për këtë edicion garues. E ka përfunduar stinorin […]

Beqiri, delegat i EHF-së në ndeshjen Çeki – Belgjikë

Federata e Hendbollit e Kosovës u prezantua me zyrtarë të ndeshjeve edhe në xhiron e fundit të kualifikimeve për Euro 2026. Eshref Beqiri ishte delegat i Federatës Evropiane të Hendbollit në ndeshjen Çeki – Belgjikë. Fitore me rezultat 25:22 shënoi Çekia, që u kualifikua në Evropian. Prezenca e gjyqtarëve dhe delegatëve të FHK-së në gara […]

Përfundojnë kualifikimet e Kosovës për Euro 2026

Me ndeshjen e së dielës ndaj Holandës kanë përfunduar kualifikimet e Kombëtares së Kosovës për Kampionatin Evropian 2026. Kombëtarja jonë nuk e realizoi synimin e madh për kualifikim në Evropian. Mbeti e katërta në Grupin 6 me tri pikë. Të dielën në ‘s-Hertogenbosch, Kombëtarja jonë pësoi humbje nga Holanda me rezultat 34:29. Kombëtarja jonë nisi […]

Ulpiana, kampione në Ligën e Parë të hendbollisteve

Ulpiana është kampione e Ligës së Parë të Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Skuadra lipjanase i fitoi të gjitha 16 ndeshjet, duke dominuar gjatë gjithë edicionit. Ndeshjen e fundit Ulpiana e luajti të premten mbrëma. Fitoi ndaj skuadrës prizrenase CLICK. Ulpiana në edicionin e ardhshëm do të garojë në Superligën e Kosovës. Ndërkohë […]

Prishtina mbetet në Superligë

Skuadra e hendbollit Prishtina ka siguruar mbetjen në Superligën e Kosovës. Në ndeshjen e plejautit, Prishtina e mposhti Dukagjinin e Klinës me rezultat 41:23. Ndeshja e plejautit u zhvillua të dielën në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Ermira Berisha i shënoi 8 gola për Prishtinën, derisa shtatë i kishte Angelika Luberecka. Te Dukagjini, Rina Bashota […]

Kombëtarja jonë mposhtet nga Ishujt Faroe në ndeshjen shumë të fortë

Një ndeshje shumë të fortë luajti Kombëtarja e Kosovës në hendboll të enjten mbrëma në Prishtinë.Pas një loje të barabartë, Kombëtarja jonë pësoi 25:23 nga Ishujt Faroe.Me fitore Ishujt Faroe u kualifikuan në Evropian. Ndërkohë gjasat e Kombëtares sonë janë zbehur shumë.Për kualifikim, të dielën Kombëtares sonë i duhet fitorja në Holandë dhe po ashtu […]

FHK-ja ndan bursa për dy hendbolliste

Në kuadër të bashkëpunimit me Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit të Universitetit të Prishtinës, Federata e Hendbollit e Kosovës ndanë dy bursa për studente të këtij fakulteti, që janë hendbolliste. Ceremonia e ndarjes së bursave u bë të martën në këtë fakultet, ndërsa nga FHK-ja morën pjesë presidenti Edin Kolgeci dhe sekretari i përgjithshëm […]