Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fitore të reja për Kastriotin e Prishtinën

Tri ndeshje të javës së 15-të të Superligës së Kosovës për hendbollistë janë luajtur të dielen. Me fitore kanë vazhduar Kastrioti i Ferizajt e Prishtina, ndërsa dy pikë të reja e të vlefshme i fitoi edhe Vëllaznimi i Gjakovës. Kastrioti ka fituar si mysafir ndaj Vushtrrisë me rezultat 33:25. Pas pjesës së parë ferizajasit kishin […]

Kampioni sipas parashikimeve, Trepça fiton në Drenas

Me dy ndeshjet që u zhvilluan të shtunën në mbrëmje (19:00) ka filluar stinori pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Të dy ndeshjet e xhiros së 15-të kishin peshën e tyre në synimet e skuadrave për edicionin aktual. Kështu kampioni aktual, Besa Famgas, ashtu si pritej, fitoi në Pejë ndaj Dritës së Gjilanit […]

Dy ndeshje të shtunën, tri të dielen

Me ndeshjet e javës së 15-të fillon stinori pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Pritet të jetë garë e fortë për titull të kampionit, por edhe për të siguruar pozitat që sigurojnë daljen në gara evropiane e poashtu për të evituar largimin nga elita. Skuadrat kanë bërë lëvizje në afatin kalimtar të janarit, […]

Mirela Gjikokaj është e lumtur që luan për Kosovën

Njëra prej hendbollisteve kryesore të kombëtares së Kosovës, Mirela Gjikokaj ka dhënë të martën një intervistë për faqen e internetit “Hanballspiller”, që shkruan kryesisht për lojtarët që bëjnë karrierë në Norvegji. Gjikokaj 19-vjeçare në intervistë ka folur edhe për përvojën e saj me Kosovën. Ajo ka mbi dy vite që luan për Kosovën, ndërsa deri […]

Më 9 shkurt fillon stinori pranveror

Të shtunën më 9 shkurt, fillon stinori pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Më 9 e 10 shkurt do të zhvillohen ndeshjet e javës së 15-të, ndërsa shpresohet në hendboll cilësor e rivalitet të mirë mes skuadrave. Ndeshjet e javës së parë pranverore, përkatësisht xhiros së 15-të, janë: Besa Famgas – Drita, Vushtrria […]

Istogu humb sërish, por mbahet shumë më mirë

KHF Istogu është përshëndetur nga garat evropiane të edicionit aktual 2018\19. Istogu është ndalur në një të tetën e finales të Kupës Sfiduese (Challenge Cup) nga skuadra spanjolle Rincon Fertilidad Malaga. Ndeshja e dytë e hendbollisteve istogase me Malagan është zhvilluar të dielen paradite në Alhaurin de la Torre të Spanjës. Në ndeshjen e dytë […]

Pas telasheve të shumta, humbje e pritur e Istogut

Telashe të shumta e kanë përcjellur skuadrën e Istogut në udhëtim dhe në ditën e parë të qëndrimit në Spanjë, ku të shtunën e luajti ndeshjen e parë të 1/8 të finales të Kupës Sfiduese (Challenge Cup) për hendbolliste. Dhe ashtu si pritej pas gjithë vështirësive, skuadra e Istogut e ka humbur me rezultat të […]

Të dielen seminari për gjyqtarë e delegatë

Në prag të fillimit të stinorit pranveror, Federata e Hendbollit të Kosovës dhe shoqatat anëtare të saj po bëjnë të gjitha përgatitjet e duhura. Kështu të dielen mbahet seminari për gjyqtarë e delegatë dhe poashtu testi teorik. Seminari fillon në ora 10:00, ndërsa mbahet në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit në Prishtinë. Në seminar […]

Gjiganti i pajisjeve sportive, Kempa, sponsor i kombëtareve të Kosovës

Federata e Hendbollit të Kosovës vazhdon të jetë e përkushtuar për të ngritur kombëtaret e Kosovës në hendboll në nivel sa më të lartë. Plotësimi i kërkesave të kohës që kanë të bëjnë me ekipet kombëtare është një prej prioriteteve të Federatës tonë. Në këtë drejtim Federata e Hendbollit të Kosovës ka arritur sukses të […]