Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Terziqi premton suksese edhe më të mëdha

Deniz Terziqi për vite rresht ishte në mesin e hendbollistëve më të mirë. Për vitin 2018 është shpallur më i miri, në ceremoninë e mbajtur të hënën. Në pjesën e parë të vitit të kaluar, hendbollisti mitrovicas ka luajtur për Prishtinën. Ndërsa në pjesën e dytë luajti për Kastriotin, skuadër te e cila vazhdon të […]

Gjermania siguron gjysmëfinalen

Gjermania ka siguruar gjysmëfinalen e kampionatit botëror për hendbollistë që po mbahet në Gjermani e Danimarkë. Gjermania të hënën mbrëma para 19,250 shikuesve në Koln fitoi ndaj Kroacisë me 22:21 dhe kështu siguroi paraqitjen në gjysmëfinale të botërorit të 26-të. Ishte një ndeshje shumë e fortë dhe dramatike që u vendos vetëm në sekondat e […]

Ndërron jetë legjenda e hendbollit kosovar, Skender Sahiti

Një prej ikonave të hendbollit kosovar, Skender Sahiti ka ndërruar jetë të hënën, pas një sëmundje të rëndë. Me ndarjen nga jeta të Skender Keno Sahitit, Federata e Hendbollit të Kosovës dhe hendbolli e sporti kosovar në përgjithësi kanë mbetur pa një prej figurave më të dashura dhe më të respektuara. Trashëgimia e Sahitit për […]

Terziqi e Kameri më të mirët e vitit 2018

Në një ceremoni madhështore, Federata e Hendbollit të Kosovës të hënën ka shpallur më të mirët e vitit 2018. Ceremonia për shpalljen e laureatëve të vitit të kaluar është mbajtur në Sheshin 21 në Prishtinë, ndërsa atë me pjesëmarrje e kanë nderuar numër i madh i njerëzve të hendbollit dhe sportit kosovar në përgjithësi. Çmimet […]

Brazili shokon Kroacinë

Kroacia është shokuar të dielen në kampionatin botëror për hendbollistë që po mbahet në Gjermani e Danimarkë. Në ndeshjen e parë të saj në raundin kryesor, Kroacia pësoi nga Brazili me rezultat 29:26. Ndeshja është zhvilluar para 15 mijë shikuesve në Koln të Gjermanisë. Haniel Langaro shënoi nëntë gola për Brazilin, kurse Domagoj Duvnjak gjashtë […]

Të hënën ( nesër ) shpallen më të mirët

Ceremonia për shpalljen e laureatëve të vitit 2018 në hendbollin kosovar do të mbahet të hënën (nesër). Federata e Hendbollit të Kosovës këtë ceremoni festive dhe me peshë për sportin tonë e organizon në lokalet e Sheshit 21 në Prishtinë, prej orës 17:00. Kështu do të nderohen dhe respektohen ata që sportin tonë e bëjnë […]

Kampioni i botës mposht kampionin evropian

Të shtunën janë luajtur ndeshjet e para në raundin kryesor (Main Round) të kampionatit botëror për hendbollistë që po mbahet në Gjermani e Danimarkë. Në ndeshjen e parë të grupit I u takuan kampioni aktual botëror, Franca dhe kampioni aktual evropian, Spanja. Fitore shënoi Franca me rezultat 33:30. Ndeshja u luajt në Koln të Gjermania […]

Danimarka, Suedia e Kroacia me pikë maksimale në raundin e dytë

Të enjten janë luajtur ndeshjet e fundit (të pesta) të katër grupeve të raundit preliminar të kampionatit botëror për hendbollistë që po mbahet në Gjermani e Danimarkë. Ashtu si pritej kishte ndeshje shumë të forta e cilësore, disa prej të cilave vendosën se kush kaloi në raundin e dytë përkatësisht në raundin kryesor. Janë tri […]

Kroacia e Spanja vazhdojnë me fitore

Të mërkurën janë luajtur ndeshjet e parafundit, përkatësisht të katërta, në grupet B dhe D të kampionatit botëror për hendbollistë që po mbahet në Gjermani e Danimarkë. Në grupin B me fitore kanë vazhduar Kroacia e Spanja që i kanë nga tetë pikë. Kroacia fitoi me rezultat 32:20 ndaj Bahrejnit, në një ndeshje tjetër ku […]

Nuk jep fitues ndeshja dramatike mes Gjermanisë e Francës

Kampioni i botës, Franca ka shënuar gol në sekondën e fundit për të siguruar një barazim të madh në ndeshjen dramatike ndaj Gjermanisë. Ndeshja Gjermania – Franca përfundoi me rezultat 25:25, ndërsa ishte prej ndeshjeve më të mira të deritashme në botërorin për hendbollistë që po mbahet në Gjermani e Danimarkë. E përkrahur nga 13.500 […]