Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Shpallja e më të mirëve shtyhet për 21 janar

Për shkaqe teknike ceremonia e shpalljes së laureatëve të vitit 2018 nuk do të mbahet të enjten më 17 janar, ashtu siç ishte vendosur fillimisht nga Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës. Ceremonia e shpalljes së më të mirëve të vitit 2018 do të mbahet të hënën, më 21 janar. Komuniteti i hendbollit për […]

Gjermania ndalet në barazim nga Rusia

Një ndeshje interesante kanë ofruar Rusia e Gjermania, të hënën në ditën e pestë të kampionatit botëror për hendbollistë që po mbahet në Gjermani e Danimarkë. Ndeshja që u luajt para 13.500 shikuesve në Berlin përfundoi me rezultatin e barabartëm 22:22. Rusia ka fituar një pikë të madhe falë paraqitjes brilante të Timur Dibirovit që […]

Të martën nis afati kalimtar

Mini-afati kalimtar dimëror për hendbollistë fillon të martën (nesër) dhe zgjatë deri më 22 janar. Është Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës që në mbledhjen e fundit të mbajtur më 10 janar vendosi që afati për kalim në të dy gjinitë të jetë prej 15 deri më 22 janar. Të drejtë regjistrimi në këtë […]

Favoritët nuk lejojnë befasi

Spanja ka fituar bindshëm ndaj Islandës në ndeshjen kryesore të ditës në kampionatin botëror për hendbollistë. Të dielen janë luajtur ndeshjet e dyta në grupet B e D të botërorit të 26-të që po zhvillohet në Gjermani e Danimarkë. Kështu në grupin B, Spanja fitoi ndaj Islandës me rezultat 32:25. Pas pjesës së parë rezultati […]

Fitore e thellë për kampionin aktual

Kampioni aktual i botës, Franca, ka shënuar fitore të thellë të shtunën në ditën e tretë të botërorit për hendbollistë që po mbahet në Gjermani e Danimarkë. Në Berlin para 13.500 shikuesve, Franca e shkeli Serbinë duke e mposhtur me rezultat 32:21. Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:12 për francezët, por në të dytën […]

FHK-ja më 17 janar shpall më të mirët e vitit 2018

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës në mbledhjen e 15-të me rradhë, të mbajtur nën drejtimin e presidentit Eugen Saraçini, diskutoi për rrjedhën e edicionit vjeshtor, përkatësisht për garat e vitit 2018 dhe për aktivitetet e FHK-së që ishin të shumta. Në mbledhje u morën edhe disa vendime të rëndësishme. Kështu Bordi vendosi që […]

Nikoqirët fitojnë ndeshjet e para të botërorit

Kombëtaret nikoqire i kanë fituar dy ndeshjet e para të kampionatit botëror në hendboll (meshkujt). Botërori i 26-të për hendbollistë zhvillohet në Gjermani e Danimarkë, ndërsa ka nisur të enjten. Ashtu si pritej, Gjermania e Danimarka i kanë fituar bindshëm ndeshjet e para.Në takimin hapës të kampionatit botëror, Gjermania fitojë ndaj ekipit të unifikuar të […]

Kundërshtari i fundit i Kosovës e hap botërorin e hendbollit

Hendbollistët që më 28 tetor u paraqitën para publikut kosovar në Prishtinë, do të luajnë ndeshjen e parë të kampionatit të 26-të botëror në hendboll për meshkuj. Kampionati botëror zhvillohet në Gjermani e Danimarkë prej 10 deri më 27 janar kurse në të paraqiten 24 ekipe kombëtare nga pesë konfederata të ndryshme. Është hera e […]

Gjyqtarët fillojnë vitin në gara evropiane

Një hapje shumë pozitive të vitit kanë bërë zyrtarët e ndeshjeve të Federatës së Hendbollit të Kosovës. Janë gjyqtarët Erdoan e Arsim Vitaku që në ditët e para të janarit kanë drejtuar ndeshje evropiane. Bëhet fjalë për takimin e 5 janarit në mes të skuadrës hungareze Siofok KC Hungary dhe asaj daneze Herning-Ikast Handbold, të […]

Urimi i fundvitit për komunitetin e hendbollit

Ngadalë po ndahemi me vitin 2018, një vit ky për t’u shënuar për Federatën e Hendbollit të Kosovës dhe për komunitetin e hendbollit në përgjithësi. Ishte një vit i suksesshëm që po i lë vend një viti që presim e besojmë se do të jetë edhe më i suksesshëm për sportin tonë. U arritën suksese […]