Pikë të reja për Vushtrrinë e Samadrexhën

Vushtrria e Samadrexha kanë fituar pikë të reja të dielen në ndeshjet e javës së nëntë të Superligës së hendbollisteve. Vushtrria e mposhti Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat bindës 49:25 dhe u shkëput në vendin e parë me 16 pikë. Në xhiron e kaluar vushtrriaset pësuan humbjen e parë, por u kthyen të dielen te […]
Besa e Zhegra fitojnë ndeshjet si vendas

Dy ndeshje të javës së dhjetë të Superligës së hendbollistëve janë luajtur të dielen. Kampioni Besa Famgas ka fituar thellë ndaj Trepçës në Pejë me rezultat 40:13. Pas pjesës së parë rezultat ishte 23:4. Me këtë fitore Besa është shkëputur në vendin e parë me 18 pikë. Nga 16 pikë iI kanë Kastrioti e Prishtina, […]
Kastrioti humb edhe ndeshjen e kthimit

Kastrioti i Ferizajt është ndalur në rrethin e tretë të Kupës Sfiduese (Challenge Cup) për hendbollistë. Kastriotin e ka eliminuar skuadra belge Vise. Ndeshja e kthimit në mes të Kastriotit e Vises është luajtur të shtunën nga ora 19:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Fitore të re shënoi skuadra belge me rezultatin 38:26. Belgët […]
Kryendeshja i takon Prishtinës

Skuadrës së Prishtinës i ka takuar kryendeshja e javës së dhjetë të Superligës së Kosovës për hendbollistë. Prishtina të shtunën në mbrëmje në Gjilan fitoi ndaj Dritës me rezultat 33:26. Pas pjesës së parë rezultati ishte 12:12, por prishtinasit në pjesën e dytë kishin dukshëm më shumë nga loja. Drita e kishte mposhtur Prishtinën në […]
Në Gjilan ndeshja më interesante

Me një ndeshje interesante fillon xhiroja e dhjetë e Superligës së Kosovës në hendboll. Të shtunën (nesër) prej orës 18:00 në Gjilan takohen hendbollistët e Dritës dhe ata të Prishtinës. Të dy skuadrat i kanë nga 14 pikë dhe mbajnë pozitat tre e katër. Në hapje të kampionatit Drita e kishte mposhtur Prishtinën në kryeqytet […]
Kastrioti pret përkrahjen e tifozëve në ndeshjen e kthimit ndaj Vises

Hendbollistët e Kastriotit presin përkrahjen e tifozëve për ndeshjen e rëndësishme evropiane që e luajnë të shtunën (nesër). Nga ora 19:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Kastrioti luan ndeshjen e kthimit të rrethit të tretë të Kupës Sfiduese (Challenge Cup), ndaj skuadrës belge Vise. Në Belgjikë të dielen e kaluar, skuadra e Kastriotit kishte […]
Prishtina ndal në barazim Shqiponjën

Shqiponja e Gjakovës në xhiron e kaluar ia shkaktoi Vushtrrisë humbjen e parë, por skuadra kampion të enjten është ndalur poashtu. Shqiponja ia ka dalur të fitoi vetëm një pikë në ndeshjen me Prishtinën. Ndeshja u luajt në Prishtinë dhe ishte e para e xhiros së nëntë të Superligës së hendbollisteve. Rezultati i ndeshjes Prishtina […]
Kastrioti fiton derbin dhe barazohet me pikë me Besën

Kryendeshja e javës së nëntë të Superligës së Kosovës në hendboll në mes të Kastriotit e Prishtinës i ka takuar skuadrës ferizajase. Kastrioti të enjten në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj e mposhti Prishtinën me rezultat 29:25. Ndeshja ishte e fortë, kurse pjesa e parë përfundoi 13:13. Vetëm në minutën e 49-të vendasit u shkëputën […]
Kundërshtar spanjoll për Istogun

Të enjten është hedhur shorti për një të tetën e finales të Kupës Sfiduese (Challenge Cup) për hendbolliste. Pas suksesit historik Istogu është kualifikuar në mesin e 16 skuadrave më të mira në Kupën Sfiduese, ndërsa tashmë ka mësuar kundërshtarin e rradhës. Istogaset në një të tetën e finales do të luajnë me skuadrën spanjolle […]
Shqiponja ia shkakton Vushtrrisë humbjen e parë

Të martën u luajtën dy ndeshjet e fundit të javës së tetë të Superligës së Kosovës për hendbolliste. Derbi i xhiros u luajt në Gjakovë në mes të kampionit, Shqiponjës dhe Vushtrrisë që ishte lider deri në javën e shtatë. Fitore shënoi Shqiponja me rezultat 31:30 dhe kështu ia shkaktoi Vushtrrisë disfatën e parë në […]