Shabani shpall listën për ndeshjet në Sllovaki

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në hendboll, Agron Shabani ka publikuar të martën listën e hendbollisteve për ndeshjet që kombëtarja jonë i luan në Sllovaki. Në kuadër të fazës së parë kualifikuese evropiane për botërorin e vitit 2019, Kosova i luan tri ndeshje në Shala të Sllovakisë. Më 30 nëntor kombëtarja jonë takohet me Izraelin, […]
Kastrioti humb ndeshjen në Belgjikë

Kastrioti i Ferizajt e ka humbur ndeshjen e parë të rrethit të tretë të Kupës Sfiduese për hendbollistë. Të dielen në Belgjikë, Kastrioti humbi nga skuadra Vise me rezultat 33:21. Ndeshja u luajt para 500 shikuesve, kurse pas pjesës së parë rezultati ishte 15:9 për vendasit. Kastrioti në rrethin e dytë e kishte kaluar Tallinin […]
Elma Kameri beson në suksese të reja

Elma Kameri ishte e pandalshme të dielen në fitoren e dytë të Istogut ndaj skuadrës italiane Cassano Magnago. Istogu fitoi me rezultat 23:21 ndeshjen e luajtur në Pejë. Të shtunën Istogu fitoi me 26:24 dhe kështu e kaloi rrethin e tretë të Kupës Sfiduese. Tani Istogu është në mesin e 16 skuadrave më të mira […]
Prishtinaset fitojnë në Gjilan

Prishtina e ka fituar ndeshjen e vetme të Superligës së Kosovës për hendbolliste që u luajt të dielen. Në ndeshjen e zhvilluar në Gjilan, Prishtina fitoi ndaj Dritës me rezultat 37:24. Ndeshja i takoi javës së tetë kampionale. Pas pjesës së parë Prishtina kishte epërsi prej 21:14. Për Prishtinën është fitorja e pestë. Me 11 […]
Istogu kompleton suksesin historik

Istogu ka arritur sukses historik të dielen. Pasi të shtunën shënoi fitoren e parë në gara evropiane, Istogu të dielen e kompletoi suksesin duke fituar sërish ndaj skuadrës italiane Cassano Magnago dhe duke kaluar kështu me sukses rrethin e tretë të Kupës Sfiduese (Challenge Cup) për hendbolliste. Ndeshjen e dytë Istogu e fitoi me dy […]
Fitore historike e Istogut

Hendbollistet e Istogut kanë arritur fitore historike të shtunën në mbrëmje në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Ato fituan ndaj skuadrës italiane Cassano Magnago me rezultat 26:24. Për Istogun ishte ndeshja e parë evropiane në shtëpi dhe fitorja e parë evropiane poashtu. Ndeshja e së shtunës ishte e para e rrethit të tretë të Kupës Sfiduese […]
Fitore për skuadrat mysafire

Të shtunën u zhvilluan dy ndeshjet e para të javës së tetë të Superligës së Kosovës për hendbolliste. Fitore shënuan skuadrat mysafire. Kështu në Gjakovë, Kastrioti e mposhti Vëllaznimin me rezultatin e lartë, 48:18. Për ferizajaset ishte fitorja e pestë që e ngrit Kastriotin në vendin e tretë me 11 pikë. Vëllaznimi pësoi humbjen e […]
Besa i kthehet fitoreve, ndeshja Zhegra – Drenica nuk jep fitues

Kampioni Besa Famgas është kthyer te fitoret në Superligën e Kosovës në hendboll. Pasi në mesjavë humbi nga Prishtina, Besa të shtunën e fitoi bindshëm ndeshjen e javës së nëntë ndaj Samadrexhës. 45:14 ishte rezultati në të mirë të ekipit pejan. Besa me këtë fitore është kthyer në vendin e parë me 16 pikë, ndërsa […]
Kastrioti i gatshëm për ndeshjen në Belgjikë

Kastrioti i Ferizajt është i gatshëm për ndeshjen që e luan në Vise të Belgjikës. Në kuadër të rrethit të tretë të Kupës Sfiduese (Challenge Cup) për hendbollistë, Kastrioti takohet me skuadrën belge Vise dhe ka optimizëm se mund të kalohet edhe ky kundërshtar. Ndeshja e parë luhet në Belgjikë të dielen (nesër) prej orës […]
Shala pret përkrahje të madhe për hendbollistet e Istogut

Trajneri i Istogut, Faruk Shala është optimist para ndeshjeve të rrethit të tretë të Kupës Sfiduese me italianet e Cassanno Magnago. Ndesha e parë luhet të shtunën (sonte) nga ora 20:00 kurse e dyta të dielen (nesër) prej orës 17:00. Të dy ndeshjet luhen në palestrën “Karagaçi” në Pejë.Shala është i kënaqur me formën e […]