Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Hendbollistet luajnë javën e tetë

Pos ndeshjeve evropiane të Istogut në fundjavë luhen edhe tri takime të javës së tetë të Superligës së hendbollisteve. Kështu të shtunën janë ndeshjet Vëllaznimi – Kastrioti (13:45) dhe Vjosa – Jusuf Gërvalla (12:30). Të dielen është ndeshja Drita – Prishtina që nis në ora 13:30. Dy ndeshje luhen më vonë, më 19 apo 20 […]

Katër ndeshje të shtunën, kryendeshja më vonë

Katër ndeshje të javës së nëntë të Superligës së hendbollistëve luhen të shtunën (nesër). Ndeshjet e xhiros së tetë të luajtura në mesjavë kanë ofruar rivalitet dhe shpresohet që ky trend të vazhdoi edhe në ndeshjet e javës së nëntë. Pas humbjes nga Prishtina, kampioni Besa Famgas pret t’iu kthehet fitoreve në ndeshjen ndaj Samadrexhës, […]

Istogu i gatshëm për suksesin historik ndaj italianeve

Hendbollistet e Istogut e kërkojnë suksesin historik në ndeshjet që i luajnë të shtunën e të dielen në pallatin e sportit “Karagaçi” në Pejë. Istogu luan me ekipin nga Italia, Cassano Magnago në rrethin e tretë të Kupës Sfiduese (Challenge Cup).  Ndeshja e parë zhvillohet të shtunën prej orës 20:00 kurse e dyta të dielen […]

Prishtina ndal hovin e Besës

Prishtinës i ka takuar derbi i madh i javës së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll. Të enjten në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, Prishtina fitoi ndaj kampionit, Besa Famgas me një gol diferencë, 24:23. Kështu prishtinasit e kanë ndalur hovin e Besës që ishte skuadra e vetme pa humbje në shtatë xhirot e […]

Derbi interesant i takon Kastriotit

Drita ishte në epërsi pas pjesës së parë, por nuk ka arritur të mbajë epërsinë deri në fund të ndeshjes me Kastriotin. Kështu skuadra ferizajase, Kastrioti e fitoi kryendeshjen e parë të javës së tetë të Superligës së Kosovës për hendbollistë. Të mërkurën në palestrën në Gjilan, Kastrioti fitoi me tri gola dallim, 28:25. Pas […]

Të mërkurën kryendeshje në Gjilan, të enjten në Prishtinë

Këtë mesjavë luhen takimet e xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Është xhiro që vë përballë mes vete katër skuadrat e para në tabelën e klasifikimit, prandaj priten ndeshje të forta e interesante. Kështu të mërkurën (nesër) nga ora 19:00 në Gjilan takohen Drita e Kastrioti. Të dy skuadrat i kanë […]

Në mesjavë takimet e rrethit të parë të Kupës për hendbolliste

Ndeshje në mesjavë kanë edhe hendbollistet, por jo kampionale. Të mërkurën e të enjten luhen takimet e rrethit të parë të Kosovës së Kosovës (femrat). Të mërkurën janë ndeshjet: Dukagjini – Istogu (17:30), Prishtina – Llapusha (16:30), Vushtrria – KEK-u (17:30), Shqiponja – Jusuf Gërvalla (18:00). Istogu, Prishtina, Vushtrria e Shqiponja janë skuadra të kreut […]

Kombëtaret e reja të hendbollisteve mësojnë kundërshtarët e Evropianit

Kombëtarja U17 e hendbollisteve (kadetet) dhe Kombëtarja U19 (junioret) kanë mësuar kundërshtarët me të cilët do të përballen në kampionatet evropiane (Divizioni B) që mbahen vitin e ardhshëm. Kosova U17 do të garojë në grupin A të kampionatit që mbahet në Itali. Në grupin A bëjnë pjesë Çekia, Turqia, Islanda, Kosova e Izraeli. Pra hendbollistet […]

Drita i kthehet fitoreve

Të dielen janë luajtur tri takime të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës për hendbollistë. Ndeshja e parë ishte ajo në mes të Drenicës e Dritës e zhvilluar në Drenas. Pas humbjes që javën e kaluar e pësoi nga Besa Famgas, Drita i është kthyer fitoreve. Skuadra gjilanase e fitoi ndeshjen në Drenas me […]

Kampioni befasohet në Ferizaj

Hendbollistet kampione të Shqiponjës janë befasuar të dielen në Ferizaj. Në kuadër të javës së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll, Shqiponja e Gjakovës është mposhtur nga Kastrioti me rezultat 36:29. Për Shqiponjën ishte humbja e dytë. Kjo skuadër renditet e treta me 10 pikë. Vetëm një pikë më pak e ka Kastrioti që […]