Fillon shkollimi sipas Rinck Conventa

Të shtunën (sot) në Gjakovë ka nisur shkollimi i trajnerëve të hendbollit sipas Rinck Conventa. FHK-ja kohë më parë ka nënshkruar marrëveshjen me EHF-në për këtë platformë shumë të suksesshme shkollimi. Një fjalim rasti në fillim të pjesës së parë të Modulit III e mbajti sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Izet Gjinovci i cili pasi […]
Fitore bindëse e Kastriotit

Kastrioti e ka fituar me rezultat bindës ndeshjen e parë të javës së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll. Të premten në mbrëmje në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Kastrioti e mposhti Vushtrrinë me rezultat 42:14. Pas pjesës së parë rezultati ishte 22:8 në të mirë të Kastriotit. Për Kastriotin ishte fitorja e gjashtë […]
Ekspertët sllovenë vizitojnë FHK-në

Ekspertët nga Sllovenia që do të ligjërojnë në fillim të shkollimit për trajnerë të hendbollit sipas RINK Conventa, të premten kanë qëndruar për vizitë në Federatën e Hendbollit të Kosovës. Ata janë pritur nga sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci. Gjinovci u ka dëshiruar mirëseardhje dhe punë të mbarë. Ndërkohë ekspertët sllovenë janë shprehur të lumtur […]
Prishtina – Kastrioti, ndeshja më interesante te hendbollistet

Të shtunën e të dielen luhet edhe xhiroja e gjashtë në Superligën e hendbollisteve. Tri ndeshje janë të shtunën e dy të dielen. Kampioni aktual, Shqiponja luan të shtunën (nesër) prej orës 14:00 në Gjakovë, kurse përballë do ta ketë skuadrën Jusuf Gërvalla. Shqiponja është e dyta me tetë pikë, ndërsa Jusuf Gërvalla është në […]
Xhiroja e gjashtë nis sot, derbi luhet nesër në Gjilan

Me ndeshjen në mes të Kastriotit e Vushtrisë fillon xhiroja e gjashtë në Superligën për hendbollistë. Kjo ndeshje luhet të premten (sot) nga ora 19:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Kastrioti llogaritet favorit pasi i ka fituar pesë ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 10 pikë. Vushtrria është e gjashta me tri […]
Vlerësime maksimale nga të gjitha anët për FHK-në

Në adresë të Federatës së Hendbollit të Kosovës vazhdojnë të vijnë letra përgëzimi lidhur me organizimin e shkëlqyeshëm të garës IHF Trophy për Evropë dhe për suksesin e kombëtareve U20 dhe U18 të Kosovës që fituan titullin e kampionit. Një ditë pas përfundimit të kësaj gare me rëndësi, presidenti I Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF), […]
Fitore të thella të mysafirëve

Pas aktiviteteve të shumta ndërkombëtare, ndeshjeve të kombëtares A me Poloninë e Gjermaninë, miqësoret e kombëtares së femrave në Luksemburg dhe ngjarjes me shumë peshë, IHF Trophy që u mbajt në Prishtinë, këtë të mërkurë është rikthyer gara në Superligën e hendbollistëve. Janë luajtur tri ndeshje të mbetura të javës së pestë, që janë shtyrë […]
Çdo gjë e gatshme për fillimin e shkollimit sipas RINK Conventa

Janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e shkollimit të trajnerëve kosovarë të hendbollit sipas RINK Conventa. Muaj më parë Federata e Hendbollit të Kosovës dhe EHF-ja kanë nënshkruar marrëveshjen për RINK Conventa dhe tashmë shkollimi i trajnerëve do të bëhet sipas kësaj platforme. Kështu në fundjavën që vjen në Gjakovë mbahet pjesa e parë […]
Presidenti Moustafa uron FHK-në

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF), Hassan Moustafa, i ka dërguar sot një letër presidentit të Federatës tonë Eugen Saraçini përmes të cilës e ka uruar për organizimin e IHF Trophy dhe suksesin e kombëtareve U18 e U20 të Kosovës në këtë ngjarje me peshë. “I nderuar president, më lejoni të ju përcjell një […]
Atmosferë madhështore në ndeshjen me Gjermaninë

Me një ndeshje të luajtur në atmosferë madhështore është përmbyllur muaji i hendbollit. Të dielen në mbrëmje në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë janë përballur kombëtarja e Kosovës me Kombëtaren e Gjermanisë. Ashtu si pritej, Gjermania e ka fituar ndeshjen. Rezultati në fund ishte 30:14 në të mirë të Gjermanisë që vlerësohet i […]