Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Trajnerët kosovarë ftohen në seminar

Në kuadër të garës IHF Trophy që po organizohet në Prishtinë, po mbahen edhe seminare për trajnerë. Kështu seminari i rradhës mbahet të premten (nesër) nga ora 11:00 në Sheshin 21 në Prishtinë. Në këtë trajnim mund të marrin pjesë edhe trajnerët kosovarë të hendbollit. Për trajnerët do të ligjërojë Martin Tuma.

Kombëtaret e Kosovës nuk kanë të ndalur në IHF Trophy

Kombëtaret U20 dhe U18 të Kosovës në hendboll kanë shënuar fitore të reja në IHF Trophy për zonën evropiane që po zhvillohet në Prishtinë. Të mërkurën Kombëtarja U20 fitoi ndaj Irlandës me rezultat 35:22. Pas pjesës së parë Kosova kishte epërsi prej gjashtë golave (16:10), por në pjesën e dytë djelmoshat e trajnerit Fatmir Muhaxheri […]

Kombëtarja fillon me humbje fazën e dytë kualifikuese për “Euro 2020”

Kombëtarja A e Kosovës në hendboll e ka luajtur të mërkurën ndeshjen e parë në fazën e dytë kualifikuese për kampionatin evropian të vitit 2020. Në Ostrowiec Swietokrzyski, kombëtarja jonë humbi nga Polonia me rezutat 37:13. Polakët llogariteshin favorit të mëdhenjë para ndeshjes dhe shënuan fitore bindëse në një atmosferë të bukur sportive. Vendasit herët […]

Kosova nis me fitore garën IHF Trophy

Kombëtaret U-20 dhe U-18 të Kosovës në hendboll kanë nisur me fitore paraqitjen në IHF Trophy për zonën evropiane që prej të martës po zhvillohet në Prishtinë. Ndeshjet e juniorëve (U-20) luhen në Pallatin e Rinisë kurse ato të U-18 në palestrën 1 Tetori. Dy kombëtaret tona të martën në ditën e parë kishin përballë […]

Kosova synon titujt në garën IHF Trophy që organizohet në Prishtinë

Ekipet kombëtare të Kosovës synojnë të fitojnë titujt në garën e rëndësishme IHF Trophy që prej të martës deri të dielen organizohet në Prishtinë. Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF) ia ka besuar Federatës sonë të drejtën e organizimit të IHF Trophy për Evropë për grupmoshën U-18 dhe atë U-20 përkatësisht juniorë. Kështu java do të […]

Vushtrria fiton në Ferizaj dhe shkëputet në tabelë

Vushtrria është skuadra e vetme që i ka fituar pesë ndeshjet e para në Superligën e Kosovës për hendbolliste. Fitoren e pestë skuadra vushtrriase e shënoi të dielen. Vushtrria fitoi ndaj Kastriotit në Ferizaj me rezultat 34:28. Pas pjesës së parë epërsia e Vushtrrisë ishte dhjetë gola, 23:13. Vushtrria është e para në tabelë me […]

Kosova fiton miqësoren me Turqinë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka treguar formë të lartë në prag të ndeshjeve kualifikuese për “Euro 2020”. Kombëtarja jonë të dielen në Turqi fitoi ndaj kombëtares turke me rezultatin 21:20, në ndeshjen përgatitore.  Ishte një paraqitje shumë e mirë e Kosovës, ndërsa golin e fitores e shënoi Florim Hoxha në minutën e fundit, nga […]

Edhe një derbi i fituar thellë nga Istogu

Istogu ka vazhduar me formë të lartë. Skuadra e drejtuar nga Faruk Shala të shtunën ka fituar thellë ndaj Shqiponjës së Gjakovës me rezultat 40:25. Ndeshja e luajtur në palestrën “Karagaçi” në Pejë ishte derbi i xhiros së pestë të Superligës për hendbolliste. Pas pjesës së parë skuadra istogase ishte në epërsi me rezultat 21:15. […]

Derbi i hendbollisteve luhet në Pejë

Istogu e Shqiponja takohen në derbin e javës së pestë në Superligën e Kosovës për hendbolliste. Istogu ndeshjet si vendas vazhdon t’I luajë në qytete tjera, në mungesë të palestrës në qytetin e Istogut. Kështu ndeshja më e rëndësishme e javës së pestë kampionale luhet në palestrën “Karagaçi” në Pejë, të shtunën (nesër) nga ora […]

Besa e Drenica fitojnë ndeshjet e para të javës së pestë

Të enjten është luajtur ndeshja e dytë e javës së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll. Në Drenas, Drenica fitoi ndaj Samadrexhës me rezultat 33:22. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 18:15 në të mirë të drenicasve, ndërsa në pjesën e dytë diferenca u rrit. Për Drenicën ishte fitorja e dytë. Kjo skuadër aktualisht […]