Ekspertët nga Sllovenia ligjërojnë për trajnerët kosovarë

Tre ekspertë nga Sllovenia do të ligjërojnë për trajnerët kosovarë të hendbollit në shkollimin që do të zhvillohet më 3 e 4 nëntor në Gjakovë. Shkollimin e organizon Shoqata e Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës, në bashkëpunim me Federatën e Hendbollit të Kosovës dhe Federatën Evropiane të Hendbollit. Është ky një trajnim në vazhdën e […]
Selektori Shabani shpall listën për ndeshjet miqësore me Luksemburgun

Kombëtarja e Kosovës në hendboll për femra do të zhvillojë dy ndeshje të rëndësishme miqësore në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet e kampionatit botëror. Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës do të kenë një grumbullim disaditorë në Luksemburg ku do të luajnë edhe dy ndeshje miqësore me kombëtaren e Luksemburgut. Ndeshja e parë luhet më 26 […]
Kombëtarja mbledhet sot, Ramadani premton punë e angazhim para ndeshjeve të vështira

Të mërkurën (sot) në ora 13:00 mbledhet Kombëtarja A e Kosovës në hendboll që do të zhvillojë ndeshjet e para në kuadër të grupit të parë të fazës së dytë kualifikuese për kampionatin evropian të vitit 2020. Kombëtarja jonë më 24 tetor luan si mysafir me Poloninë kurse më 28 tetor e pret Gjermaninë në […]
Fitore e thellë e Istogut në derbi

Istogu e ka fituar thellë derbin e javës së katërt të Superligës së Kosovës për hendbolliste. Të dielen në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, Istogu fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 41:22. Pas pjesës së parë istogaset kishin dhjetë gola epërsi, 20:10. Ndeshja u luajt para qindra shikuesve në një atmosferë të bukur sportive. Për Istogun […]
Edhe një fitore e Kastriotit për suksesin historik

Kastrioti i Ferizajt e ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Tallinnit të Estonisë dhe me dy fitore ka kaluar rrethin e dytë të Kupës Sfiduese (Challenge Cup). Ndeshja e dytë, përkatësisht e kthimit, u zhvillua të dielen mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Kastrioti fitoi me një gol diferencë, 26:25. Ndeshjen e parë […]
Prishtina përshëndetet nga garat evropiane

Hendbollistët e Prishtinës e kanë humbur edhe ndeshjen e dytë me skuadrën nga Ukraina, ZNTU-ZAB Zaporozhye. Ndeshja e kthimit e rrethit të dytë të Kupës Sfiduese (Challenge Cup) u luajt të dielen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Zaporozhye e fitoi ndeshjen e dytë me rezultat 36:25. Pas pjesës së parë rezultati ishte […]
Ndërroi jetë ish anëtari i KH Lepenci, Shaban Kyçyku

Dje pasdite ndërroi jetë ne moshën 50 vjeçare aktivisti i hendbollit kaçanikas, Shaban Kyçyku. I ndjeri ishte hendbollit i klubit Lepenci nga Kaçaniku. Ai vazhdimisht gjatë masave të dhunshme i qëndroi në krahë klubit, në zhvillimin e garave të rregullta. Shaban Kyçyku ishte një qytetar i devotshëm, duke lënë të pikëlluar shumë njerëz, ndërsa do […]
Fitore e madhe e Besës ndaj skuadrës norvegjeze

Besa Famgas e ka realizuar synimin që e kishte për ndeshjen e dytë ndaj nënkampionit të Norvegjisë, Drammenit. Pasi kishte humbur me 11 gola dallim ndeshjen e parë të luajtur të dielen e kaluar në Norvegji, te Besa e kishin synim të fitonin ndeshjen e kthimit të rrethit të dytë të Kupës së EHF-së (EHF […]
Fitore historike e Kastriotit

Kastrioti i Ferizajt të shtunën ka arritur një sukses historik. Pas pritjes së gjatë Kastrioti e ka shënuar fitoren e parë në Kupa Evropiane. Në kuadër të rrethit të dytë të Kupës Sfiduese (Challenge Cup), Kastrioti fitoi ndeshjen me Tallinin e Estonisë me rezultat 25:22. Ishte një ndeshje shumë e fortë që u luajt në […]
Prishtina e humb ndeshjen e parë evropiane

Prishtina e ka humbur ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Kupës Sfiduese (Challenge Cup) në hendboll. Të shtunën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, skuadra prishtinase pësoi nga skuadra ukrainase ZNTU-ZAB Zaporozhye me rezultat 32:19. Skuadra ukrainase ishte vazhdimisht në epërsi dhe kështu bëri hap të madh drejt kalimit tutje. […]