Edhe një derbi në Superligën e hendbollisteve

Krahas ndeshjeve evropiane në fundjavë zhvillohen edhe ndeshjet e garave vendore. Kështu të shtunën e të dielen luhet java e katërt në Superligën e hendbollisteve. Të shtunën janë dy ndeshje e të dielen tri të tjera. Kampioni aktual, Shqiponja, të shtunën nga ora 14:00 e pret Samadrexhën. Ndeshja luhet në Gjakovë, ndërsa Shqiponja është favorite […]
Besa Famgas kërkon fitore në Pejë

Hendbollistët e skuadrës kampione, Besa Famgas po i vazhdojnë përgatitjet për ndeshjen e kthimit të rrethit të dytë të Kupës së EHF-së. Besa Famgas të shtunën në palestrën “Karagaçi” e pret nënkampionin e Norvegjisë, skuadrën Drammen. Ndeshja zhvillohet në ora 19:00. Ndeshjen e parë të luajtur të dielen në Norvegji e ka fituar Drammeni me […]
Prishtina pret përkrahje për ndeshjet ndaj ukrainasve

Të shtunën e të dielen, Prishtina i luan ndeshjet ndaj skuadrës nga Ukraina, ZNTU-ZAB Zaporozhye. Ndeshja e parë luhet të shtunën nga ora 17:30, kurse e dyta të dielen nga ora 14:00. Të dy takimet zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Ndeshjet Prishtina – Zaporozhye luhen në kuadër të rrethit të dytë […]
Kastrioti në pritje të suksesit historik

Kastrioti është riorganizuar për këtë stinor dhe te klubi ferizajas presin që në fundjavë të arrijnë një sukses historik. Kastrioti nuk ka kaluar ende rreth të garave në Kupa Evropiane dhe këtë ferizajasit presin ta bëjnë të shtunën e të dielen. Në kuadër të rrethit të dytë të Kupës Sfiduese (Challenge Cup), Kastrioti takohet me […]
Drita fiton thellë ndeshjen e mbetur

Drita e Gjilanit ka vazhduar ecurinë pozitive në Superligën e Kosovës në hendboll. Të mërkurën mbrëma në palestrën në Vushtrri, Drita fitoi ndaj Samadrexhës me rezultat të lartë, 41:22. Pas pjesës së parë rezultat ishte 21:12 në të mirë të gjilanasve. Dallimi në cilësi në mes të skuadrave ishte i madh dhe kështu në fund […]
Edhe 18-vjeçarët grumbullohen për IHF Trophy

Pos kombëtares U-20, edhe Kombëtarja U-18 e Kosovës në hendboll do të garojë në garën e rëndësishme IHF Trophy që prej 22 deri më 29 tetor mbahet në Prishtinë. Ndeshjet pritet të zhvillohen në dy palestrat në kryeqytet. Kombëtarja U-18 e ka rastin të përmirësojë përshtypjen pas paraqitjeve jo shumë bindëse në Evropianin e këtij […]
Shpallet lista e 20-vjeçarëve

Kombëtaren U-20 të Kosovës në hendboll e presin sfida të rëndësishme në fund të këtij muaji. Në Prishtinë prej 22 deri më 29 tetor do të mbahet gara me peshë IHF Trophy për zonën e Evropës. Pritjet janë që Kosova të fitojë këtë garë dhe më pas të paraqitet në garën interkontinentale. Nëse e fiton […]
Ramadani shpall listën për ndeshjet me Poloninë e Gjermaninë

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në hendboll, Taip Ramadani ka publikuar listën me emrat e lojtarëve që do të paraqiten në dy ndeshjet e para të fazës së dytë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2020. Kosova është në grupin e parë së bashku me Gjermaninë, Poloninë e Izraelin. Më 24 tetor Kosova luan […]
Besa luan fuqishëm në Norvegji, humb më thellë se që e meritoi

Kampioni i Kosovës në hendboll, Besa Famgas është paraqitur fuqishëm të dielen përballë nënkampionit të Norvegjisë, Drammenit. Ndeshja e luajtur në Drammen të Norvegjisë para 600 shikuesve ishte e para e rrethit të dytë të Kupës së EHF-së. Në fund Drammeni fitoi me 11 gola dallim, por rezultati 37:26 nuk e dëshmon atë që skuadrat […]
Fitore për skuadrat mysafire

Të dielen janë luajtur tri ndeshje të javës së tretë të Superligës së hendbollisteve. Skuadrat favorite nuk kanë lejuar befasi dhe kanë fituar pikët e reja. Kështu Drita fitoi ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me rezultatin 38:22. Për skuadrën gjilanase është fitorja e dytë që e dërgon në vend të gjashtë me katër pikë. Katër pikë […]