Interesim i madh në seminarin për trajnerë e gjyqtarë

Në Prishtinë është duke u mbajtur seminari për gjyqtarë, vëzhgues e trajnerë, ndërsa interesimi për të është shumë i madh. Plot 120 trajnerë, gjyqtarë e vëzhgues janë duke i ndjekur punimet e seminarit që është vlerësuar shumë i suksesshem dhe me rëndësi të madhe për njerëzit e hendbollit në prag të fillimit të edicionit të […]
Besa fiton thellë, kualifikimi shumë afër

Kampioni i Kosovës në hendboll, Besa Famgas e ka fituar me rezultat të lartë ndeshjen e parë të rrethit të parë të Kupës së EHF-së. Të shtunën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa fitoi ndaj Batumit të Gjeorgjisë me rezultatin 30:20. Kështu Besa ka bërë hap të madh drejt kalimit në rrethin e dytë […]
Besa pret përkrahjen e shikuesve për të kaluar pengesën gjeorgjiane

Kampioni i Kosovës në hendboll, Besa Famgas është i gatshëm për dy ndeshjet ndaj Batumit të Gjeorgjisë. Këto ndeshje luhen në fundjavë në palestrën “Karagaçi” në Pejë dhe i takojnë rrethit të parë të Kupës së EHF-së. Skuadra pejane ka nisur me kohë përgatitjet dhe djelmoshat e Arben Muqollit janë shumë optimist se do të […]
Të dielen seminari për trajnerë e gjyqtarë

Të dielen në Prishtinë mbahet seminari qëndror për trajnerë, ku do të bëhet licencimi i tyre dhe poashtu seminari për gjyqtarët dhe vëzhguesit-kontrolluesit. Seminari do të jetë i përbashkët ndërsa do të ligjërojë Dragan Nachevski, lektori nga Federata Evropiane e Hendbollit. Seminari do të mbahet në ambientet e Fakultetit Filozofik, në amfiteatrin numër 5, përkatësisht […]
Kastrioti e Prishtina fitojnë thellë, drama në Gjilan i takon Vushtrrisë

Kastrioti e Prishtina nuk kanë pasur telashe për të fituar ndeshjet e javës së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll. Kastrioti i Ferizajt fitoi me 20 gola dallim ndaj Drenicës në Drenas (35:15), ndërsa Prishtina e mposhti Trepçën në Mitrovicë me rezultat 36:21. Këto dy ndeshje janë luajtur të shtunën mbrëma. Për Kastriotin ishte […]
Ndërron jetë Nexhat Sharani, hendbolli mbetet pa një personalitet të madh

Hendbolli kosovar ka mbetur pa një personalitet shumë të madh. Në orët e mbrëmjes të së mërkurës ka ndërruar jetë Nexhat Sharani, njeriu që ka kontribuar për hendbollin për dekada të tëra. Sharani ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare, ndërsa varrimi i të ndjerit bëhet të enjten (sot) nga ora 16:30 në Prizren. I ndjeri […]
Prishtina – Drita, ndeshja më interesante e xhiros së parë

Të premten në Federatën e Hendbollit të Kosovës është tërhequr shorti për edicionin 2018\19 në Superligën e meshkujve dhe poashtu në Superligën e femrave. Edicioni i ri, që nis më 15 shtator, pritet të jetë cilësor dhe me rivalitet mes skuadrave. Një pjesë e mirë e skuadrave në Superligën e meshkujve kanë angazhuar lojtarë të […]
Të premten (nesër) shorti për kampionatin e ri

Të premten (nesër) prej orës 12:00 tërhiqet shorti për kampionatin e ri të Kosovës në hendboll. Shorti tërhiqet për Superligën e meshkujve dhe poashtu për Superligën e femrave për edicionin 2018\19. Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur ditë më parë ka vendosur që kampionati i ri në Superligën e meshkujve […]
Përfundon evropiani i 18-vjeçarëve, Austria kampion

Të dielen në mbrëmje ka përfunduar kampionati evropian për hendbollistët deri 18-vjet, Divizioni B. Ashtu si pritej, Austria është shpallur kampion, duke mposhtur në finale Çekinë me rezultat 23:17. Finalja u luajt në Tulln të Austrisë, ashtu si i tërë evropiani ku mori pjesë edhe kombëtarja U-18 e Kosovës. Në ndeshjen finale prezent ishin 1200 […]
Xhema-Jahja drejtuan gjysmëfinalen e Evropianit

Dyshja e gjyqtarëve kosovarë të hendbollit, Sherif Xhema – Besfort Jahja kanë drejtuar njërën prej dy gjysmëfinaleve të kampionatit evropian të Divizionit B për grupmoshën U-18 që po mbahet në Austri. Është ky një vlerësim i madh që i bëhet këtij çifti gjyqtarësh, por edhe të gjithë gjyqtarëve kosovarë në përgjithësi dhe Federatës së Hendbollit […]