Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fitore e thellë ndaj Britanisë së Madhe

Kombëtarja U-18 e Kosovës në hendboll ka shënuar fitore të thellë të shtunën në kampionatin evropian të Divizionit B që po mbahet në Tulln të Austrisë. Kosova fitoi ndaj Britanisë së Madhe me rezultatin 31:23. Ndeshja ishte e vlefshme për plasman përfundimtar në evropian, përkatësisht për renditje prej pozitës nëntë deri në pozitën e 12-të. […]

Aprovohen Propozicionet e Garave, shorti më 24 gusht kurse edicioni nis më 15 shtator

Bordi i FHK-së më 15 gusht mbajti mbledhjen e 13-të nën drejtimin e presidentit Eugen Saraçini, në të cilën u shqyrtuan pika të rendit të ditës që kanë të bëjnë me fillimin e garave të Kampionatit të Kosovës për edicionin 2018/19. Bordi pasi shqyrtoi materialet e përgatitura nga Komisari i Garave të cilat ishin dërguar […]

Kombëtarja U-18 nuk ia del as me bullgarët

Ndonëse kishte shpresë për fitoren e parë në ndeshjen ndaj Bullgarisë, kjo nuk ndodhi. Kombëtarja U-18 e Kosovës në hendboll ka humbur edhe ndeshjen e pestë dhe të fundit në fazën grupore të Evropianit të Divizionit B që po mbahet në Austri. Rezultati i ndeshjes të luajtur të enjten paradite ishte 29:23 në të mirë […]

Florian Tasholli, emër i ri te grupmoshat e reja të Kosovës

Florian Tasholli pritet t’i bashkohet ekipeve të grupmoshave të reja të Kombëtares së Kosovës në hendboll në të ardhmen e afërt. Shtatlarti Tasholli ka vizituar Federatën e Hendbollit të Kosovës dhe ka shprehur gatishmëri që të luajë për Kosovën në të ardhmen. Tani mbetet te trajnerët e grupmoshave të reja të vlerësojnë Tashollin dhe eventualisht […]

Kosova pëson nga favoritja e Evropianit

Kombëtarja U-18 e Kosovës në hendboll ka pasur përballë të martën mbrëma kombëtaren që vlerësohet favorite për të fituar evropianin e Divizionit B, Austrinë. Kombëtarja nikoqire, Austria, ashtu si pritej ka shënuar fitore. 37:22 ishte rezultati në fund të sfidës së luajtur në Tulln para 250 shikuesve. Pas pjesës së parë rezultati ishte 21:13 për […]

Vëllezërit Smakolli vihen në dispozicion të Kosovës

Vazhdon trendi i shfaqjes së interesimit të lojtarëve që bëjnë karrierë në vende të ndryshme evropiane për t’iu bashkuar ekipeve kombëtare të Kosovës në hendboll. Ditë më parë Federatën e Hendbollit të Kosovës e vizituan vëllezërit Argjent e Laurent Smakolli që u pritën nga sekretari gjeneral i Federatës, Izet Gjinovci. Në takim u shkëmbyen informata […]

Kosova e fiton pjesën e parë por nuk mbahet deri në fund

Kombëtarja U-18 e Kosovës në hendboll është paraqitur të hënën dukshëm më mirë se që ishte paraqitur të shtunën ndaj Sllovakisë, në kampionatin evropian, Divizioni B që po mbahet në Austri. Kombëtarja jonë të hënën në mesditë u përball me Letoninë ndaj të cilës e fitoi pjesën e parë me rezultatin 17:15. Por në pjesën […]

Sllovakia hakmerret per humbjen me Kombëtaren U20

Kombëtarja U-18 e Kosovës në hendboll e ka humbur thellë ndeshjen e dytë në kuadër të kampionatit evropian, Divizioni B, që po mbahet në Austri. Kombëtarja jonë të shtunën pasdite humbi nga Sllovakia me rezultatin 36:18. Sidomos pjesa e parë ishte shumë e dobtë për kombëtaren e Kosovës. Djelmoshat tanë, që nuk kanë përvojë në […]

Humbje e ngushtë e Kombëtares U18 në EURO 2018 në Austri

Kombëtarja U-18 e Kosovës në hendboll ka nisur me humbje paraqitjen në kampionatin evropian, Divizioni B. Të premten mbrëma në Tulln të Austrisë kombëtarja jonë humbi nga Holanda me rezultat 31:25. Pas pjesës së parë rezultati ishte 19:11 në të mirë të holandezëve. Djelmoshat tanë patën një paraqitje solide ndaj holandezëve që kanë më shumë […]

Kombëtarja U-18 vendoset në Austri, nesër luan ndaj Holandës

Hendbollistët e Kombëtares U-18 të Kosovës të enjten pasdite janë vendosur në Austri ku do të luajnë në kampionatin evropian, Divizioni B. Në Austri kombëtarja jonë ka arritur pas një udhëtimi të gjatë. Nga Kosova kombëtarja është nisur të mërkurën mbrëma, ndërsa ekspedita ka pritur rreth tri orë në pikëkalimin kufitar në Merdare, pasi autoritetet […]