Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kqiku i kënaqur me përgatitjet e Kombëtares U-18

Kryetrajneri i kombëtares U-18 të Kosovës në hendboll, Fadil Kqiku është i kënaqur me punën që po e bëjnë djelmoshat në përgatitjet për paraqitje në kampionat evropian. Kombëtarja U-18 të mërkurën mbrëma merr rrugë për në Austri ku do të paraqitet në kampionatin evropian, Divizioni B. Nën urdhërat e Kqikut, që punon si trajner në […]

Test i suksesshëm i Kombëtares U-18

Kombëtarja U-18 e Kosovës në hendboll ka zhvilluar të premten mbrëma ndeshjen e parë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për evropianin që nis javën tjetër. Përballë kombëtares sonë ishte ajo e Malit të Zi që e fitoi ndeshjen e luajtur në Gjakovë me rezultat 31:28. Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:10 në të mirë […]

Kombëtarja U-18 luan ndeshje stërvitore me Malin e Zi

Kombëtarja U-18 e Kosovës në hendoll është duke u përgatitur në Gjakovë për ndeshjet që i luan në kuadër të kampionatit evropian. 18-vjeçarët janë grumbulluar të dielen dhe po punojnë me përkushtim për sfidat që i presin më vonë këtë muaj. Në kuadër të përgatitjeve, Kombëtarja U-18 do t’i luajë dy ndeshje miqësore, përkatësisht stërvitore-kontrolluese, […]

Tahirukaj në përbërjen më të mirë të Evropianit

Kombëtarja U-20 e Kosovës në hendboll ka patur një evropian të suksesshëm duke u renditur e shtata. Ndeshjen për vend të shtatë e luajti të dielen, ndërsa fitoi 27:26 ndaj Sllovakisë. Në përgjithësi pati tri fitore e katër humbje, por u paraqit në nivel të lartë edhe ndaj përfaqësueseve favorite. Natyrisht si në çdo kampionat […]

Kosova e mbyll me fitore evropianin e suksesshëm

Në një ndeshje të fortë, të nivelizuar dhe me shumë nerva, djelmoshat e Fatmir Muhaxherit gjunjëzuan Sllovakinë, pas një lufte të madhe deri në momentin e fundit. 27:26 ishte rezultati në të mirë të kombëtares U-20 të Kosovës në hendboll në ndeshjen e së dieles që ishte e vlefshme për pozitën e shtatë në kampionatin […]

Kombëtarja pëson nga Turqia, luan për vendin e shtatë

Kombëtarja U-20 e Kosovës në hendboll ka humbur nga Turqia në ndeshjen për plasman prej pozitës pesë deri në pozitën e tetë në kampionat evropian. 28:18 në të mirë të turqve ishte rezultati i takimit të luajtur të shtunën në mesditë në Kompleksin Verde në Podgoricë të Malit të Zi. Kështu Turqia do të luajë […]

18-vjeçarët mbledhen të dielen (nesër)

Kombëtarja U-18 e Kosovës në hendboll mbledhet të dielen (nesër), në kuadër të përgatitjeve për paraqitje në kampionat evropian. Grumbullimi është caktuar për orën 12:00 në Hotel Jakova në Gjakovë. Lojtarët do të punojnë nën urdhërat e shtabit teknik që përbeht nga Fadil Kqiku, Blerim Beqiri, Nexhdet Dobroshi. Pjesë e stafit janë edhe fizioterapeuti Agon […]

Kosova demolon Bullgarinë, shënon fitoren më të thellë

E enjtja ishte një ditë shumë e mirë për hendbollin kosovar. Është kombëtarja U-20 që ka shkëlqyer në kampionatin evropian duke fituar thellë ndaj Bullgarisë. Hendbollistët kosovar në fakt e kanë demoluar Bullgarinë duke e mposhtur me plot 20 gola diferencë. 43:23 në të mirë të Kosovës ishte rezultati i ndeshjes së luajtur në Podgoricë […]

Kombëtarja përfundon ndeshjet stërvitore në Slloveni

Në foto shihen hendbollistët e Kombëtares sonë bashkë me trajnerët e tyre.

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar të mërkurën edhe ndeshjen e dytë miqësore-stërvitore ndaj Arabisë Saudite në Slloveni. Në mungesë të 15 lojtarëve të rregullt, kombëtarja jonë ka pësuar me rezultat 31:21. Pas pjesës së parë rezultati ishte 16:13 në të mirë të arabëve, që po përgatiten për kampionat botëror. Kosova me Arabinë […]

Austria me mund të madh mposhtë Kosovën

Hendbollistët e Kombëtares U-20 të Kosovës të mërkurën e kanë luajtur ndeshjen e katërt në kuadër të kampionatit evropian që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi. Përballë Kosovës ishte Austria, njëra prej kombëtareve më cilësore në Grupin A. Austria fitoi me rezultat 24:18, por paraqitja e djelmoshave të Fatmir Muhaxherit  është për t’u […]