Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Paraqitje jo e mirë në testin e parë ndaj Arabisë Saudite

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka humbur ndeshjen e parë testuese-kontrolluese ndaj Arabisë Saudite, të martën mbrëma në Slloveni. 28:17 në të mirë të arabëve ishte rezultati, ndërsa pas pjesës së parë të takimit stërvitor shifrat ishin 10:5 për arabët. Kombëtarja jonë në këtë ndeshje është paraqitur pa shumicën e lojtarëve standard. Kanë munguar […]

Afat shumë i pasur kalimtar

Se edicioni i ardhshëm i garave në hendbollin kosovar pritet të jetë interesant dëshmon fakti që shumë klube janë riorganizuar apo kanë premtuar se do të bëjnë një gjë të tillë. Edhe afati i rregullt kalimtar i hendbollistëve, që përfundoi të dielen në mesnatë, shihet si dëshmi për një edicion interesant që pritet të jetë […]

Kombëtarja U-18 mbledhet më 29 korrik

Aktivitetet e ngjeshura të ekipeve kombëtare të Kosovës në hendboll do të vazhdojnë edhe gjatë muajit gusht. Do të jetë kombëtarja U-18 e hendbollistëve që do të paraqitet në kampionatin evropian, Divizioni B, që do të mbahet në Austri prej 10 deri më 19 gusht. Për t’u përgatitur sa më mirë për këtë garë të […]

Kosova me fitore të madhe ndaj Moldavisë

Kombëtarja U-20 e Kosovës në hendboll të hënën ka treguar fytyrën e vërtetë në kampionatin evropian, Divizioni B, që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi. Me një paraqitje cilësore, kombëtarja jonë fitoi ndaj Moldavisë me rezultat bindës, 32:26. Pas pjesës së parë rezultati ishte i barabartë, 12:12, por në të dytën djelmoshat tanë […]

Kombëtarja luan dy miqësore në Slloveni

Në foto shihen hendbollistët e Kombëtares sonë bashkë me trajnerët e tyre.

Kombëtarja A e Kosovës në hendboll, por me mungesa të shumta në përbërje, do të luajë dy ndeshje miqësore-kontrolluese në Slloveni. Kombëtarja jonë do të ketë përballë kombëtaren e Arabisë Saudite, ndërsa ndeshjet shërbejnë për të fituar përvojë për djelmoshat e rinjë dhe për të provuar disa emra të rinjë. Kombëtarja të shtunën është nisur […]

Kosova humb, por bën paraqitje solide ndaj Çekisë

Kombëtarja U-20 e Kosovës në hendboll e ka humbur edhe ndeshjen e dytë në kuadër të kampionatit evropian (Divizioni B), që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi. Pasi të premten pësoi nga Holanda (34:21), kombëtarja jonë të dielen humbi nga Çekia me rezultat 22:15. Por rezultati përfundimtar nuk u vlerësua pasqyrë reale e […]

Bytyqi e Kasapi drejtojnë ndeshje në Shkup

Krahas kampionatit evropian për hendbollistët deri 20-vjet që po mbahet në Slloveni, po mbahen edhe dy evropianë për të njëjtën grupmoshë, të Divizionit B. Derisa në Podgoricë po garojnë 11 përfaqësuese të ndara në dy grupe, në mesin e të cilave është edhe Kosova, njëmbëdhjetë përfaqësuese tjera të Divizionit B po garojn në Shkup të […]

Edhe një talente shpreh dëshirë t’i bashkohet Kosovës

Kombëtaret e Kosovës në hendboll po bëhen gjithnjë e më atraktive për lojtarë dhe lojtare që bëjnë karrierë apo janë duke u zhvilluar në vende të ndryshme evropiane. Të gjitha ekipet kombëtare të Kosovës tashmë në rradhët e veta kanë lojtarë e lojtare që luajnë në shtete të Evropës. E fundit prej hendbollisteve të reja […]

Kosova pëson humbje në ndeshjen e parë

Kombëtarja U-20 e Kosovës në hendboll ka nisur me humbje kampanjën në kampionatin evropian që po mbahet në Podgoricë. Në kuadër të grupit A të raundit preliminar kombëtarja jonë të premten në kryeqendrën e Malit të Zi humbi nga Holanda me rezultatin 34:21. Në fakt dallimi në rezultat u bë në pjesën e dytë pasi […]

FHK-ja prezentohet me kuadrin e saj në Evropianin në Slloveni

Federata e Hendbollit të Kosovës është gjithnjë e më prezente me kuadrin e saj në ngjarje me rëndësi në skenën ndërkombëtare. Aktualisht në Slloveni është duke u mbajtur kampionati evropian U-20 ku po paraqiten kombëtaret më të mira evropiane. Prej Kosovës në këtë ngjarje të madhe po marrin pjesë delegatja e EHF-së, Shqipe Bajçinca-Brestovci dhe […]