Ambasadori i Kosovës në Podgoricë vizitoi Kombëtaren e Kosovës U-20

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mal të Zi z.Skender Durmishi vizitoi kampin e Kombëtares së Kosovës U20 i cili gjendet në Hotel Verde ne Podgoricë, para ndeshjes së parë të Kampionatit Evropian Holandë – Kosovë qe zhvillohet sot në ora 15 këtu në Podgoricë. Kjo është ndeshja e parë në kuadër të grupit A, […]
Kombëtarja vendoset në Podgoricë

Kombëtarja U-20 e Kosovës në hendboll është vendosur të enjten në Podgoricë të Malit të Zi ku prej të premtes (nesër) i luan ndeshjet në kuadër të kampionatit evropian. Të premten prej orës 15:00 kombëtarja jonë luan ndaj Holandës. Më pas përballet me Çekinë, Moldavinë, Austrinë dhe Bullgarinë. Kombëtarja ka pasur përgatitje të veqanta para […]
Miqësoret në Turqi, test i mirë para evropianit

Kombëtarja U-20 e Kosovës në hendboll, në kuadër te përgatitjeve për ndeshjet e Kampionatit Evropian që mbahet në Podgoricë , të martën (sot) zhvilloi ndeshjen e dytë testuese ndaj Kombëtares së Turqisë, të cilën e humbi me rezultat 35:22. Ndeshja u zhvillua ne vapë të madhe, ndërsa djelmoshat tanë nuk treguan lojën e pritur. Ata […]
Istogu ballafaqohet me italianet

Fituesi i Kupës së Kosovës Istogu, përballet me klubin nga Italia, Pallamano Cassano Magnago, në kuadër Challenge Cup në hendboll. Italianet janë mjaft të mira dhe pa dyshim prej sprovave më të vështira për vashat e Istogut. Hendbollistet e Istogut do të përballen me italianet e Pallamano Cassano Magnago në raundin e 3 të EHF […]
Vështirë për Prishtinën, Kastrioti përballet me estonezët

Nënkampioni i Kosovës, Prishtina, ka mësuar kundërshtarin në Challenge Cup (Kupa e Sfiduesve) në hendboll (meshkujt). Prishtina ballafaqohet me ekipin ukrainas ZNTU-ZAB nga Zaporozhye. Ndeshja e parë luhet në Zaporozhye dhe është një sfidë shumë e vështirë për prishtinasit. Kastrioti nga Ferizajt, skuadër me renome, pas një periudhe i kthehet garave evropiane. Do të ndeshet […]
Rival i zorshëm për Shqiponjën në Evropë

Kampioni i Kosovës, Shqiponja nga Gjakova, e pafat në shortin në garat evropiane në hendboll (femrat). Skuadra gjakovare do të ballafaqohet me kampionen e Zvicrës, Spono Eagles, në rrethin e parë të kualifikimeve. Një kundërshtare e njohur, pasi që në edicionin 2016-17 e kishte shkatërruar Prishtinën me rezultat 30:16 në sfidën e parë dhe në […]
Besa me fat, kundër gjeorgjianëve

Skuadra e Besa FamGas nga Peja, kampion i Kosovës, është me fat, për faktin se do të takohen me B.S.B. Batumi nga Gjeorgjia, në ndeshjen e parë të kualifikimeve të EHF Cup në hendboll (meshkujt). Faktikisht trajneri i Besës Arben Muqolli ka kohë të mjaftueshme që të përgatiten për këtë sfidë dhe me gjasa të […]
Ndërron jetë legjenda e sportit të Kosovës

Kosova mbetet edhe pa një sportist të madh! Ndërroi jetë Sheqer Shllaku, i cili ka qenë prej portierëve më të mirë në periudhë e viteve të 60-ta e 70-ta. Ai ndërroi jetën më moshën 80 – vjeçare, varrimi i të cilit bëhet sot në orët e pasdites (16.47). Shllaku ka qenë yll i hendbollit në […]
Provë e suksesshme në Turqi

Kombëtarja U-20 e Kosovës në hendboll ka luajtur të dielen (sot) ndeshjen e parë testuese kontrolluese ndaj Turqisë. Rezultati në fund ishte 36:32 në të mirë të Turqisë. Por Kosova në Stamboll pati një paraqitje të mirë dhe takimi do të shërbejë shumë në prag të evropianit që mbahet më vonë këtë muaj në Podgoricë. […]
Kombëtarja U-20 luan dy ndeshje në Stamboll

Kombëtarja U-20 e Kosovës në hendboll prej 14 deri më 18 korrik do të qëndrojë në Turqi, përkatësisht në Stamboll. Gjatë kësaj kohe 20-vjeçarët do të zhvillojnë dy ndeshje miqësore përgatitore me kombëtaren e Turqisë. Ndeshjet luhen më 15 dhe 17 korrik. Këto ndeshje do t’i shërbejnë shtabit teknik që drejtohet nga Fatmir Muhaxheri për […]