Shabani pret ndeshje tjetër të vështirë

Selektori Agron Shabani është duke përgatitur ekipin për ndeshjen e fundit të fazës së dytë të kualifikimeve për Evropianin e hendbollisteve që mbahet këtë vit. Hendbollistet e Kosovës të premten (nesër) udhëtojnë për në Holandë ku të shtunën përballen me përfaqësuesen e këtij vendi. Ndeshja do të luhet në qytetin Almere nga ora 15:00. Holanda […]
Bardh Berisha, portier shtesë për kombëtaren U-20

Ekipet kombëtare të Kosovës në hendboll vazhdojnë të jenë joshëse për lojtarët me rrënjë nga Kosova që kanë lindur e janë zhvilluar në vende evropiane. Numër i madh i lojtarëve të klubeve evropiane po i bashkohen Kombëtares U-20, por natyrisht vetëm më të mirët do të përzgjedhen për të luajtur, ndërsa e drejta e përzgjedhjes […]
Adrian Halili përforcon Kombëtaren U-20

Hendbollisti perspektiv i skuadrës gjermane HSG Ostsee N/G, Adrian Halili, nga e mërkura (dje) është pjesë e Kombëtares U-20 të Kosovës. Me Halilin, Kombëtarja U-20 vlerësohet se fiton një hendbollist cilësor që luan në pozitën e pivotit (lojtarit të vijës). Ai ka gjatësi prej 187 centimetra dhe është i lindur në vitin 1999. Kombëtarja U-20, […]
Kombëtarja po bënë hapa para

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) po bënë hapa para. Dëshmi për këtë është edhe rezultati i ndeshjes së luajtur të mërkurën mbrëma në Ferizaj në mes Kosovës e Hungarisë, njërës prej kombëtareve më të fuqishme evropiane. Ndeshja përfundoi me fitoren e pritur të Hungarisë me rezultat 37:15, por kombëtarja jonë është paraqitur më mirë […]
Gjikokaj premton maksimumin e kombëtares në ndeshjen e vështirë

Hendbollistet e kombëtares së Kosovës të hënën janë zhvendosur nga Prishtina në Ferizaj, ku edhe do të luhet ndeshja me kundërshtarin shumë të fortë, Hungarinë. Të hënën pasdite hendbollistet zhvilluan një stërvitje në palestrën “Bill Clinton”, ndërsa me përgatitje vazhdojnë edhe të martën (sot). Ndeshja Kosovë – Hungari zhvillohet të mërkurën (nesër) nga ora 18:00 […]
Besa fiton titullin, vazhdon dominimin

Besa FamGas është kampion i Kosovës në hendboll për edicionin 2017\18. Ekipi pejan që drejtohet nga Arben Muqolli titullin e festoi të dielen pasdite në kryeqytet kur fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 34:28. Ishte kjo ndeshja e dytë e finales së plejofit të kampionatit të Kosovës në hendboll. Besa e ka fituar edhe ndeshjan e […]
Merditaj po e realizon ëndrrën

Adriana Merditaj është njëra prej lojtareve të reja në kombëtaren e Kosovës në hendboll. Ajo është ftuar nga selektori Agron Shabani për ndeshjet me Hungarinë dhe Holandën dhe ka disa ditë që gjendet në Prishtinë, në grumbullimin e kombëtares. Merditaj bënë karrierë në Gjermani dhe në stërvitje ka treguar përkushtim dhe diciplinë të lartë. Ajo […]
Të dielen (nesër) finalja e dytë

Ndeshja e dytë e finales së plejofit të kampionatit të Kosovës në hendboll mes Prishtinës dhe skuadrës pejane Besa FamGas zhvillohet të dielen (nesër). Ndeshja mes dy skuadrava më të mira të këtij kampionati luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë dhe fillon në ora 16:00. Kampioni në fuqi, Besa e ka fituar […]
Ndeshjet përfundimtare të Championsit në RTV 21 Plus

Garës elitare të klubeve evropiane në hendboll po i afrohet fundi. Këtë fundjavë zhvillohet turneu final i Ligës së Kampionëve për hendbollistë. Të shtunën (nesër) luhen ndeshjet gjysmëfinale. Prej orës 15:15 takohen dy skuadrat franceze Nantes e Paris Saint-Germain. Ndërkohë prej orës 18:00 luajnë Vardari i Maqedonisë me Montpellierin e Francës. Të dy këto ndeshje […]
Besa e fiton bindshëm finalen e parë

Besa FamGas ka bërë hapin e parë drejt mbrojtjes së titullit të kampionit të Kosovës në hendboll. Në ndeshjen e parë finale të plejofit, Besa FamGas të enjten mbrëma fitoi bindshëm ndaj Prishtinës me rezutat 37:23. Ndeshja u luajt në palestrën “Karagaçi” në Pejë para disa qindra shikuesve. Ekipi vendas ka dominuar prej fillimit të […]