Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Të martën grumbullohen hendbollistet

Plot 30 hendbolliste do të grumbullohen të martën (nesër) në Prishtinë, në përgatitje për ndeshjet e radhës që e presin Kosovën. Është një grumbullim i përbashkët i përfaqësueses A dhe asaj U-20, që kanë ndeshje të rëndësishme. Në kuadër të fazës së dytë të kualifikimeve për evropian, përfaqësuesja A e Kosovës i ka dy ndeshje […]

Istogu fiton derbin, kthehet në vendin e dytë

Istogu e ka fituar derbin e javës së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll për femra. Të dielen pasdite në Klinë, Istogu fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 23:20. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me një gol epërsi në të mirë të istogaseve, 8:7. Me fitore, Istogu është kthyer në vendin e dytë. […]

Besa e Prishtina nuk lejojnë befasi

Besa FamGas e Prishtina nuk kanë lejuar befasi në javën e 18-të të Superligës së Kosovës në hendboll për meshkuj. Të gjitha ndeshjet e kësaj jave janë luajtur të shtunën, ndërsa Besa e Prishtina kanë shënuar fitore të thella. Kampionia aktuale, Besa FamGas në Gjilan fitoi ndaj Dritës me rezultat shumë të lartë, 41:14. 24:4 […]

E treta dhe e para takohen në Gjilan

Drita e pret skuadrën pejane Besa FamGas në ndeshjen e pjesës së epërme të tabelës. Ndeshja që luhet të shtunën (nesër) nga ora 18:00 në palestrën në Gjilan është njëra prej pesë ndeshjeve të javës së 18-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Drita është e treta me 20 pikë, ndërsa Besa prinë në […]

Istogu e pret Prishtinën në derbin e javës

Istogu e Prishtina takohen në kryendeshjen e javës së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll për femra. Kjo ndeshje luhet të dielen nga ora 16:30 në palestrën “Adem Jashari” në Klinë. Istogu po luan në Klinë pasi palestra në Istog nuk ka përfunduar ende. Istogu është i dyti me 19 pikë, ndërsa Prishtina e […]

Besa i kthehet fitores dhe pozitës së parë

Kampionia aktuale Besa FamGas i është kthyer fitores dhe me këtë është kthyer edhe në vendin e parë në tabelën e Superligës së Kosovës në hendboll për meshkuj. Besa të dielen mbrëma në Pejë fitoi ndaj Vushtrrisë me rezultat të thellë, 33:13. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 19:7 në të mirë të pejanëve. […]

Vushtrria e Istogu fitojnë si mysafir

Vushtrria e Istogu i kanë fituar ndeshjet e fundit të xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në hendboll për femra. Të dy skuadrat i fituan në udhëtim ndeshjet që i luajtën të dielen. Vushtrria fitoi ndaj Dritës në Gjilan me tetë gola dallim, 26:18, kurse Istogu fitoi në Ferizaj ndaj Kastriotit me rezultat 19:15. […]

Prishtinës i takon edhe një derbi

Prishtina ka vazhduar me formë të lartë në stinorin pranveror të Superligës së Kosovës në hendboll për meshkuj. Pasi para një jave e mposhti Besën, Prishtina të shtunën fitoi ndaj Kastriotit në Ferizaj me rezultat 32:27. Ishte kjo kryendeshja e javës së 17-të të kampionatit të Kosovës. Edhe pjesa e parë u fitua nga prishtinasit, […]

Prishtina bindshëm, Kastrioti e Drita barazojnë

Të enjten janë luajtur dy ndeshjet e fundit të javës së parë të Superligës A, ku gjashtë skuadra luftojnë për inkuadrim në plejof të kampionatit të Kosovës në hendboll për meshkuj. Prishtina ka fituar bindshëm ndaj Zhegrës me rezultatin 45:29. Ndërkohë Kastrioti e Drita kanë barazuar me rezultatin 24:24. Se në Prishtinë do të ketë […]

Fitore të thella për Prishtinën e Shqiponjën

Prishtina të premten dhe Shqiponja të shtunën, kanë shënuar fitore të thella në ndeshjet e javës së 12-të të Superligës së Kosovës në hendboll për femra. Prishtina fitoi ndaj Samadrexhës me rezultat 34:14 në takimin që e hapi javën e 12-të. Në pjesën e parë samadrexhaset shënuan vetëm pesë gola ndërsa pranuan 15. Me ritëm […]