Aprovohen kërkesat e lojtarëve për ndërrim mjedisi

Janë aprovuar të gjitha dhjetë kërkesat e lojtarëve për ndërrim të skuadrës në afatin kalimtar të janarit. Është Komisioni për regjistrim i Federatës së Hendbollit të Kosovës që shqyrtoi kërkesat dhe analizoi dokumentacionin e dorëzuar. Ky Komision vlerësoi se dokumentacioni është i rregullt dhe aprovoi kërkesat e bëra në afatin kalimtar të janarit, që nisi […]
Bajçinca jep edhe një “provim” evropian

Delegatja e EHF-së nga Kosova, Shqipe Bajçinca ka mbyllur me sukses të plotë edhe një mision evropian. Profesoresha Bajçinca ishte delegate në dy ndeshjet e një të tetës së finales së Challenge Cup për femra në mes skuadrës kroate Lokomotiva Zagreb dhe asaj greke PAOK. Ndeshjen e parë, të luajtur të shtunën, Lokomotiva e fitoi […]
Ndërroi jetë dhe u varros ish gjyqtari dhe vëzhguesi Agim Berisha

Kosova mbetet edhe pa një sportist! Ish hendbollisti i Vëllaznimit, Borcit të Ferizajt (tani Kastrioti), si dhe Prishtinës, me pas gjyqtari dhe vëzhguesi i kategoris së parë Agim Rifat Berisha, ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare i cili te dielën me (28.01.2018) është varrosur. I ndieri ndërroi jetë nga një sëmundje e rend, me vdekjen e […]
Spanja fiton titullin e Evropës

Spanja e ka fituar titullin në kampionatin evropian të hendbollit që të dielen mbrëma përfundoi në Zagreb të Kroacisë. Në ndeshjen finale të luajtur në “Arena Zagreb”, Spanja e mposhti Suedinë me rezultat 29:23. Spanja bëri rikthim të madh në pjesën e dytë për të fituar finalen. Pjesa e parë e takimit përfundoi me rezultat […]
Saraçini e Gjinovci në Konferencën e Presidentëve të EHF-së

Delegacioni i Federatës së Hendbollit të Kosovës i përbërë nga presidenti Eugen Saraçini dhe sekretari i përgjithshëm Izet Gjinovci po qëndron në Zagreb, në pjesën përmbyllëse të kampionatit evropian. Drejtuesit e FHK-së në kryeqendrën e Kroacisë po qëndrojnë me ftesë të Federatës Evropiane të Hendbollit. Saraçini e Gjinovci po marrin pjesë në organizime të ndryshme […]
Spanja e Suedia kalojnë në finale

Spanja e Suedia do të takohen në finale të kampionatit evropian të hendbollit që po mbahet në Kroaci. Në ndeshjet gjysmëfinale të zhvilluara të premten, Spanja fitoi ndaj Francës me rezultat 27:23 kurse Suedia në ndeshjen dramatike e mposhti favoriten Danimarkën me rezultat 35:34. Ndeshja mes Suedisë e Danimarkës ëshë vendosur vetëm pas vazhdimeve nga […]
Agron Shabani merr drejtimin e përfaqësueses së femrave

Agron Shabani do të drejtojë përfaqësuesen e Kosovës në hendboll për femra. Ai është emëruar në postin e përzgjedhësit të Kosovës nga Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 23 janar. Shabani i lindur në vitin 1965, është për kohë të gjatë në sportin e hendbollit. Si hendbollist ka luajtur […]
Jupa i kënaqur me çmimin, premton suksese të reja

Kastriot Jupa për herë të katërt është shpallur hendbollisti më i mirë i vitit në Kosovë. Ai të mërkurën mbrëma në ceremoninë e mbajtur nëSheshin 21 në Prishtinë mori çmimin e hendbollistit më të mirë në Kosovë për vitin 2017. Jupa 25-vjeçar ka fituar titullin dhe Kupën e Kosovës me skuadrën pejane Besa FamGas dhe […]
Franca – Spanja, Danimarka – Suedia, çiftet gjysmëfinale

Të mërkurën janë luajtur ndeshjet e fundit në grupet e raundit kryesor të kampionatit evropian të hendbollit që po mbahet në Kroaci. Vetëm në ndeshjet e fundit janë caktuar katër përfaqësueset që do të luajnë në gjysmëfinale të evropianit. Prej grupit të parë në gjysmëfinale janë kualifikuar Franca e Suedia, ndërsa prej grupit të dytë […]
Jupa e Kameri më të mirët e vitit

Në një ceremoni madhështore të mbajtur të mërkurën mbrëma në ambientet e Sheshit 21 në Prishtinë, Federata e Hendbollit e Kosovës ka shpërblyer më të mirët e vitit 2017. Kastriot Jupa i skuadrës Besa FamGas dhe Elma Kameri e Istogut janë shpallur më të mirët e vitit 2017. Pivoti Jupa me skuadrën pejane ka fituar […]