Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Përfaqësuesja vendoset në Portugali, e gatshme për ndeshje

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll të enjten në orët e para të mëngjesit është nisur për në Portugali, ndërsa në qytetin portugez Povoa de Varzim është vendosur në orët e pasditës të së enjtes. Ndonëse të lodhur nga udhëtimi i gjatë, hendbollistët në orët e mbrëmjes kanë zhvilluar një stërvitje të lehtë, para ndeshjes së […]

Nesër nis kampionati evropian

Kampionati i 13-të evropian në hendboll për meshkuj nis të premten (nesër). “Euro 2018” mbahet në Kroaci, ndërsa finalja luhet më 28 janar në Zagreb. Kroacia për herë të dytë e organizon evropianin e hendbollit, që vlerësohet ngjarja më cilësorë në nivel përfaqësuesesh. Garat zhvillohen në tri faza, dy prej të cilave janë grupore. Në […]

Vetëm fitorja vlenë ndaj qipriotëve

Ndeshjen e tretë dhe të fundit në kuadër të kualifikimeve për botërorin e vitit 2019, përfaqësuesja jonë e luan ndaj Qipros, të dielen pasdite në Povoa de Varzim të Portugalisë. Derisa me Poloninë (të premten) dhe me Portugalinë (të shtunën) synimi është rezistimi deri në fund, ndaj Qipros synimi i përfaqësueses së Kosovës në hendboll […]

Portugezët kërkojnë të shfrytëzojnë paraqitjen si vendas

Me Portugalinë vendase, Kosova përballet të shtunën mbrëma në Povoa do Varzim, në ndeshjen e dytë në kuadër të grupit të katërt të eliminatoreve evropiane për botëror. Portugezët shpresojnë të rivalizojnë polakët për pozitën e parë në grup, që dërgon tutje, por nuk pritet të kenë punë të lehtë as ndaj Kosovës në ndeshjen e […]

Polonia, superfuqia e hendbollit përballë Kosovës

Polonia është kundërshtarja e parë e Kosovës në eliminatoret për botërorin e hendbollit që mbahet vitin 2019. Kosova përballet me Poloninë të premten mbrëma në Povoa do Varzim të Portugalisë. Kosova e Polonia janë pjesë e grupit të katërt, së bashku me Portugalinë dhe Qipron. Vetëm fituesi i grupit shkon tutje dhe Polonia është bindshëm […]

Kapiteni Dedaj i bindur se Kosova do të arrijë nivel më të lartë

Përgatitjet e përfaqësueses së Kosovës në hendboll për ndeshjet kualifikuese për botëror janë në fazën përfundimtare. Hendbollistët e përzgjedhësit Taip Ramadani të mërkurën (nesër) e kanë stërvitjen e fundit para udhëtimit për në Portugali. Të enjten në orët e para të mëngjesit përfaqësuesja udhëton për në Portugali ku do të luajë tri ndeshje në kuadër […]

Përfaqësuesja vazhdon punën, Jupa i bindur për hapin e radhës

Hendbollistët e përfaqësueses së Kosovës po vazhdojnë përgatitjet me synim për paraqitje sa më të mirë në ndeshjet kualifikuese për botërorin e vitit 2019. Nën urdhërat e përzgjedhësit Taip Ramadani, hendbollistët po ushtrojnë nga dy herë në ditë në Prishtinë, ndërsa atmosfera brenda grupit është shembullore. Shtabi teknik, por edhe lojtarët, janë të kënaqur me […]

Përfaqësuesja shumë e motivuar para sfidave kualifikuese për botëror.

Në foto shihen lojtarët e Kombëtares sonë bashkë me përzgjedhësin, Taip Ramadani dhe trajnerët tjerë.

Të mërkurën mbrëma hendbollistët e përfaqësueses së Kosovës kanë nisur fazën e fundit të përgatitjeve para paraqitjes në kualifikimet për kampionatin botëror që vitin e ardhshëm mbahet në Danimarkë e Gjermani. Nën urdhërat e përzgjedhësit Taip Ramadani dhe shtabit teknik të tij, hendbollistët kanë treguar përkushtim të madh që në stërvitjen e parë, që nuk […]

Urimi i presidentit Saraçini për Vitin e Ri

Me rastin e përfundimit të vitit kalendarik 2017, njeriu i parë i Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës z.Eugen Saraçini, ju drejtohet klubeve, shoqatave, hendbollisteve dhe hendbollistëve, trajnerëve, gjyqtarëve, punëtorëve sportiv dhe gjithë dashamirëve të hendbollit me këtë mesazh: “E nderuara familje e madhe e Hendbollit e Kosovës. Kemi kënaqësinë dhe privilegjin që të […]

FHK nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Edukimit Sportiv

Federata e Hendbollit e Kosovës në kuadër të shkollimit të kuadrove profesionale të trajnerëve të Hendbollit, sipas programit të Federatës Evropiane të Hendbollit (Rinck Convents), ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportiv në Prishtinë që te bëjnë instalimin e këtij programi edhe në Kosovë. Në emër të FHK-së marrëveshjen e bashkëpunimit […]