Në Prishtinë grumbullimi i parë i vajzave të Kosovës U16

Të mërkurën në Prishtinë bëhet grumbullimi i Kombëtares U16 të Kosovës në hendboll. Është ky grumbullimi i parë i vajzave të grupmoshës U16, që në muajin shkurt të vitit të ardhshëm do të paraqiten në Kampionatin Mesdhetar që mbahet pikërisht në Prishtinë. Mesdhetari është sfidë shumë serioze për të ardhmen e këtyre hendbollisteve të reja. […]
Vazhdon shkollimi i trajnerëve sipas RINCK Konventës

Ka vazhduar të hënën shkollimi i trajnerëve të hendbollit kosovar sipas RINCK Konventës. Është ky Moduli III dhe përfundimtar i Nivelit II të shkollimit për trajnerë që bëhet sipas Konventës zyrtare të Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF). Shkollimi i trajnerëve po bëhet në Prishtinë, ndërsa po ligjërohen tema të ndryshme të shkencave sportive, të rëndësishme […]
Ndeshje interesante në Prishtinë, fitojnë Besa Famgas e Trepça

Prishtina e Vëllaznimi kanë luajtur ndeshje interesante të dielën në Pallatin e Rinisë. Dhe në fund të dy skuadrat morën nga një pikë. Ndeshja e xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll përfundoi 34:34. Pas fillimit të barabartë, Vëllaznimi ishte në epërsi deri në minutën e 40-të. Pas disa minutave të barabartë sërish […]
Norvegjia e fiton Botërorin e hendbollisteve

Norvegjia është kampione e botës në hendboll. Në finalen dramatike të zhvilluar të dielën mbrëma në Rotterdam, hendbollistet norvegjeze fituan ndaj atyre të Gjermanisë me rezultatin 23:20. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi 11:11. Në pjesën e dytë lojtaret e Norvegjisë ishin shumicën e kohës në epërsi, por gjermanet u mbajtën në lojë deri në […]
Rahoveci e fiton derbin me Kastriotin

Rahovecit i ka takuar derbi i xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Të shtunën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultat 32:28. “Vreshtarët” nisën furishëm dhe shpejt krijuan epërsi prej 9:2. Vendasit mbajtën epërsi bindëse në pjesën e parë, ndërsa Kastrioti ia […]
Fitorja e nëntë për Besa Famgasin

Besa Famgas e ka shënuar fitoren e nëntë në edicionin 2025/2026 të Superligës së Kosovës në hendboll. Të premten mbrëma në kryeqytet, Besa Famgas fitoi ndaj Prishtinës me rezultatin 38:31. Ishte kjo ndeshje e mbetur e xhiros së pestë të kampionatit të Kosovës. Kjo ndeshje ishte shtyrë për shkak të angazhimit evropian të Besës. Jon […]
Të shtunën superderbi, ndeshjet tjera të dielën

Me superderbin mes Rahovecit dhe Kastriotit fillon xhiroja e 13-të e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën nga ora 19:00 në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec. Përballen dy skuadrat me pretendime maksimale. Si Rahoveci ashtu edhe Kastrioti kanë paralajmëruar fitore, si shenjë e një ndeshjeje të fortë […]
Dy pikë të reja për Besa Famgasin

Besa Famgas ka arkëtuar dy pikë të reja në Superligën e Kosovës në hendboll. Të mërkurën mbrëma në Pejë, Besa Famgas e mposhti Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat bindës, 45:24. Ishte kjo ndeshje e mbetur e xhiros së shtatë të kampionatit të Kosovës në hendboll. Ahmed Khamis i shënoi 13 gola për Besën e Pejës. […]
Istogu, i pari i vjeshtës në Ligën e Parë

Istogu është kampion vjeshtor në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Istogu i ka fituar të gjitha ndeshjet, ndërsa ka lënë pas skuadra si Deçani, Drita, Drenica, Prizreni, Ulpiana. Në Ligën e Parë në vjeshtë është zhvilluar garë interesante, ndërsa zhvillim të rëndësishëm kanë bërë shumë lojtarë të rinj, pos […]
Fitorja e parë për Besën e Pejës

Besa e Pejës e ka shënuar fitoren e parë në edicionin 2025/2026 të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Të dielën mbrëma në Pejë, Besa fitoi ndaj Ulpianës së Lipjanit me rezultatin 43:34. Ishte kjo ndeshje e mbetur e xhiros së nëntë të Superligës së hendbollisteve. Edona Radoniqi udhëhoqi Besën me 14 […]