Kosova U19 në grup me Hungarinë, Zvicrën dhe Marokun

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll ka mësuar kundërshtarët e Kampionatit Botëror. Shorti për Botërorin e 11-të për të rinj në hendboll është tërhequr të martën mbrëma në Kajro të Egjiptit. Pikërisht në Kajro mbahet Kampionati Botëror i 19-vjeçarëve, prej 6 deri më 17 gusht. Shorti ka përcaktuar që Kombëtarja jonë të jetë në grup […]
Më 22 prill fillon shkollimi për Nivelin 2 dhe 3 sipas RINCK Konventës

Federata e Hendbollit e Kosovës dhe Shoqata e Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës vazhdojnë angazhimin për shkollimin e trajnerëve të hendbollit kosovar. Më 22 prill fillon shkollimi për Nivelin II dhe Nivelin III sipas RINCK Konventës. Shkollimi për Nivelin II bëhet për herë të parë në Kosovë, ndërsa për Nivelin III për herë të dytë. […]
Kombëtarja nis punën në Eslov të Suedisë

Nën drejtimin e selektorit Agron Shabani, Kombëtarja e Kosovës në hendboll (vajzat) ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet me Suedinë. Ndeshjet me Suedinë i takojnë fazës së fundit kualifikuese për Kampionat Botëror. Suedia është kundërshtarja më e fortë e mundshme në raundin e dytë kualifikues. Ka shumë lojtare në nivelin më të lartë evropian dhe […]
Ndërroi jetë presidenti i KH Besa Famgas dhe kontribuesi i madh i hendbollit, Fadil Idrizi

Ka ndërruar jetë Fadil Idrizi, kontribues i madh i hendbollit kosovar. I ndjeri Idrizi ka mbajtur postin e presidentit të klubit pejan, Besa Famgas, që për kohë shumë të gjatë ka dominuar në hendbollin tonë. Besa Famgas nën drejtimin e të ndjerit dhe familjes Idrizi ishte shembull i organizimit, ndërsa prej këtij mjedisi dolën dhe […]
Mirjeta Bytyqi shkëlqen në finale të Kupës së Sllovenisë

Hendbollistja e rëndësishme e Kombëtares së Kosovës, Mirjeta Bytyqi, ka shkëlqyer të dielën në finale të Kupës së Sllovenisë. Majtakja Bytyqi i realizoi pesë gola për skuadrën Mlinotest Ajdovshqina, që humbi 36:24 nga skuadra bindshëm më e madhe sllovene, Krim Mercator. Krim Mercatori pak ditë më parë u paraqit në plejofin e Ligës së Kampionëve. […]
Kastrioti i jep fund serisë së fitoreve të Rahovecit

Kastrioti i ka dhënë fund serisë së fitoreve të Rahovecit në Superligën e Kosovës në hendboll. Të shtunën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, derbi i xhiros së 25-të përfundoi baras, 31:31. Rahoveci kishte 24 fitore rresht dhe për herë të parë lëshoi pikë këtë edicion. Udhëheq në tabelë me 49 pikë. Kastrioti është […]
Të shtunën tri ndeshje të Superligës, derbi në “Mizahir Isma”

Të shtunën janë ndeshjet e xhiros së 25-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.Vëmendja do të jetë në palestrën “Mizahir Isma” ku përballen Rahoveci e Kastrioti. Derbi i xhiros zhvillohet nga ora 20:00.Rahoveci ka fituar 24 ndeshjet e deritashme dhe në plejof do të startojë nga pozita e parë. Por “vreshtarët” […]
Trepça mposht Llapin dhe e kalon në tabelë

Trepça e ka fituar ndeshjen e fundit të xhiros së 24-t të Superligës së Kosovës në hendboll. Të mërkurën mbrëma në “Minatori”, Trepça e mposhti Llapin me rezultat 34:29. Ndeshja ishte me rivalitet dhe me duele të forta. Vendasit ishin shumicën e kohës në epërsi, por llapjanët nuk janë dorëzuar. Ndeshja nisi me seri 5:0 […]
Samadrexha e fiton derbin në Vushtrri

Samadrexha e ka fituar me vetëm një gol dallim derbin lokal me Vushtrrinë. Të martën mbrëma në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri, Samadrexha fitoi me rezultat 25:24. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për xhiron e 16-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Samadrexhaset shpejt krijuan epërsi prej 3-4 golash, që e mbajtën deri […]
Shpallet lista e Kombëtares së Kosovës për ndeshjet me Suedinë

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Agron Shabani, ka shpallur të hënën listën e hendbollisteve në të cilat llogarit për dy ndeshjet me Suedinë. Ndeshjet me Suedinë i takojnë fazës së dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2025. Ndeshja e parë është më 10 prill në Karlskrona të Suedisë, ndërsa e kthimit më 13 prill në Prishtinë. […]