Arsim e Erdoan Vitaku drejtuan ndeshjen çerekfinale në Ligën e Evropës

Gjyqtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës, Arsim Vitaku e Erdoan Vitaku, kanë drejtuar të shtunën ndeshje të rëndësishme në kuadër të garave evropiane. Çifti Vitaku ishte i deleguar nga Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) për ta drejtuar ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës Evropiane (EHF European League) mes skuadrës gjermane HSG Bensheim/Auerbach Flames dhe […]
Superndeshje në Ferizaj, feston Kastrioti

Superndeshje kanë zhvilluar Kastrioti e Besa Famgas të shtunën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, në një atmosferë të bukur sportive. Kastrioti e fitoi derbin e xhiros me rezultat 40:37. Ndeshja ishte e barabartë dhe me fund dramatik. Hendbollistët ferizajas kanë shfrytëzuar përvojën për ta mbyllur ndeshjen në të mirë të tyre. Ndërkohë ekipit […]
Ferizaj fiton me dy gola dallim ndaj rivalit lokal

Të shtunën janë luajtur tri ndeshje të xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Në palestrën “Bill Clinton”, skuadra e Ferizajt e mposhti rivalin lokal, Kastriotin, me rezultat 28:26. Aloja Luljeta Sopjani i shënoi tetë gola për Ferizajn, derisa nga katër i shtuan Aida Stagova e Lorena Matarova. Tetë […]
Fitorja e 24-t për “vreshtarët”

Rahoveci e ka shënuar fitoren e 24-t rresht në edicionin 2024/2025 të Superligës së Kosovës në hendboll. Në ndeshjen hapëse të xhiros së 24-t, të premten në Rahovec, “vreshtarët” fituan 55:34 ndaj Prishtinës. Prej 12 lojtarëve të Rahovecit që shënuan gola, më efikasi ishte Granit Kadiri me nëntë. Shtatë i realizoi Adonit Isufi. Te Prishtina […]
Të shtunën derbi ferizajas, të martën derbi tjetër lokal

Tri ndeshje të xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave janë të shtunën.Prej orës 14:00 është derbi ferizajas mes Ferizajt dhe Kastriotit.Ferizaj është favorit i madh për të fituar dy pikë të reja. Është i dyti në tabelë me 20 pikë. Kastrioti është i pesti me 14 pikë.Të shtunën […]
Në Ferizaj derbi për vendin e dytë

Gara në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-t.Kjo xhiro hapet sonte me ndeshjen Prishtina – Rahoveci, që zhvillohet nga ora 20:00. Ndeshja luhet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.“Vreshtarët” kanë fituar 23 ndeshjet e deritashme dhe udhëheqin në tabelë me 46 pikë. Llogariten favoritë ndaj […]
Kompletohet gjysmëfinalja e Kupës së Kosovës

Të enjten janë zhvilluar tri ndeshje çerekfinale të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Skuadrat favorite kanë bërë vend në gjysmëfinale. Fillimisht Ferizaj e fitoi derbin e qytetit ndaj Kastriotit me rezultat 40:26. Lorena Matarova e Shkurte Mehmeti udhëhoqën Ferizajn me nga dhjetë gola. Shtatë gola për Kastriotin i kishte Puhiza Gashi […]
Kolgeci takohet me Gëzim Murselin, drejtor i QKMS-së

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci, ka vazhduar me vizita e takime në institucione të ndryshme.Të enjten Kolgeci e ka vizituar Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive dhe u takua me drejtorin e kësaj qendre Gëzim Murseli.Kolgeci e Murseli kanë vlerësuar bashkëpunimin e deritashëm, ndërsa janë pajtuar për zgjerim të bashkëpunimit edhe në […]
Samadrexha, gjysmëfinalistja e parë

Samadrexha është gjysmëfinalistja e parë e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Të mërkurën në çerekfinalen e parë, Samadrexha mposhti Terezën në Obiliq me rezultat 34:20. Nëntë lojtare të Samadrexhës u shënuan në listën e realizatoreve, kurse më efikasja ishte Jennifer Toledo Abreu. Ajo e mbylli ndeshjen me 11 gola. […]
Caktohen gjysmëfinalistët e Kupës së Kosovës

Të mërkurën janë luajtur ndeshjet çerekfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Ndeshja e parë ishte ajo mes Prishtinës e Besa Famgasit, ndërsa në gjysmëfinale avancoi skuadra pejane. Besa fitoi me rezultat 51:37. Amar Muqolli udhëhoqi Besa Famgasin me plot 14 gola. 10 i shënoi Balsha Çejoviq. Te Prishtina […]