Delegati Hashani dhe dyshja e gjyqtarëve Bujupi, pjesë e rëndësishme e IHF Trophy

Pos me ekipet kombëtare, Federata e Hendbollit e Kosovës është përfaqësuar denjësisht në IHF Trophy për zonën evropiane edhe me zyrtarë të ndeshjeve. Fahredin Hashani ishte delegat i ndeshjeve si në kampionatin e grupmoshës U17 ashtu edhe në atë të grupmoshës U19. Ndërkohë Genc e Getoar Bujupi përgjatë dy javëve kanë drejtuar me sukses të […]
Samadrexha, kampione vjeshtore në Superligën e hendbollisteve

Të dielën ka përfunduar stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Gara në elitën e hendbollisteve ishte interesante, ndërsa është shquar skuadra e Samadrexhës. Samadrexhaset i kanë fituar të gjitha tetë ndeshjet dhe dimërojnë në krye të tabelës me 16 pikë. Kampioni në fuqi, Istogu, është i dyti me 14 […]
Skuadrat e kreut nuk lejojnë befasi

Të shtunën u luajtën ndeshjet e xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Dhe skuadrat e kreut nuk kanë lejuar befasi. Fillimisht kampioni në fuqi, Rahoveci, fitoi ndaj Trepçës në Mitrovicë me rezultatin e thellë, 46:25. Egzon Gjuka i shënoi 11 gola për Rahovecin. Ardit Tafilaj i realizoi tetë […]
Kosova U19 e përfundon me fitore garën IHF Trophy

Hendbollistet e Kosovës U19 e kanë përfunduar me fitore paraqitjen në IHF Trophy për zonën evropiane. Të shtunën mbrëma në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, Kombëtarja jonë fitoi ndaj Belgjikës me rezultatin 31:27. Ndeshja ishte interesante. Në pjesën e parë belget e reja ishin vazhdimisht në epërsi, ndërsa pas 30 minutave lojë rezultati ishte 13:13. […]
Përfundon IHF Trophy për zonën evropiane – Bullgaria e para, Kosova e dyta

Ka përfunduar të shtunën në Prishtinë kampionati IHF Trophy për zonën evropiane për hendbollistet deri në 19 vjet. Pas një gare shumë interesante, vendin e parë e zuri Bullgaria U19, që e fitoi të drejtën e paraqitjes në fazën ndërkontinentale të IHF Trophy. Bullgaret e reja i fituan bindshëm të gjitha katër ndeshjet. E dyta […]
Të shtunën ndeshjet e xhiros së 12-të

Gara në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve vazhdon me ndeshjet e xhiros së 12-të. Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiroje luhen të shtunën (nesër). Trepça – Rahoveci është ndeshja e parë, që zhvillohet nga ora 16:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë. Trepça është e pesta me tetë pikë, derisa kampioni në […]
Kosova U19 e shënon fitoren e dytë në IHF Trophy

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll e ka shënuar fitoren e dytë në IHF Trophy për zonën evropiane. Të premten mbrëma në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, hendbollistet tona fituan ndaj atyre të Britanisë së Madhe me rezultat 30:27. Te fitorja, Kombëtarja jonë arriti në pjesën e dytë. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 12:10 […]
Çifti Vitaku drejtoi ndeshjen e Ligës Evropiane

Çifti i gjyqtarëve të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Arsim Vitaku dhe Erdoan Vitaku, ka pasur tjetër angazhim të rëndësishëm evropian në mesjavë. Dyshja e gjyqtarëve tanë të hendbollit e ka drejtuar ndeshjen e fazës së grupeve në Ligën e Evropës (EHF European League) për hendbollistë mes HF Karlskrona dhe FTC-Green Collect. Ndeshja u luajt […]
Paraqitje dhe fitore bindëse e Kosovës U19

Me paraqitje bindëse, Kosova U19 ka shënuar fitore të thellë ndaj Gjeorgjisë U19. Të enjten mbrëma në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, Kombëtarja jonë fitoi me rezultat 38:32. Ndeshja i takoi kampionatit IHF Trophy për zonën evropiane. Thuajse gjatë gjithë kohës Kosova U19 ka mbajtur epërsi bindëse, duke përmirësuar kështu përshtypjet nga paraqitja e zbehtë […]
Aktivitet shumë i rëndësishëm me fëmijë në Ferizaj

Federata e Hendbollit e Kosovës në bashkëpunim me Qendrën e Kujdesit Ditor – PEMA dhe me klubin e hendbollit Kastrioti (meshkujt), ka organizuar të mërkurën në Ferizaj një aktivitet shumë të rëndësishëm. Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, 3 Dhjetorit, u mbajt aktiviteti sportiv me fëmijë me aftësi të kufizuara, […]