Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kosova U18 në grup me Nigerinë në IHF Trophy Intercontinental

Në kryeqendrën tonë prej 12 deri më 16 mars organizohet faza ndërkontinentale e kampionatit IHF Trophy. Gara do të zhvillohet për hendbollistët e grupmoshës U18 (Youth) dhe ata të grupmoshës U20 (Junior). Kombëtaret fituese do të kualifikohen në Kampionatin Botëror për grupmoshat përkatëse. Te 18-vjeçarët garon edhe Kombëtarja e Kosovës. Kombëtarja jonë është në Grupin […]

Të mërkurën derbi i stinorit te hendbollistet

Të mërkurën mbrëma zhvillohet derbi i stinorit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Nga ora 19:00 në palestrën në Banjë, takohen Istogu e Ferizaj. Bëhet fjalë për dy skuadrat që aktualisht janë në krye të tabelës në Superligë. Ndeshja i takon xhiros së dhjetë, përkatësisht të parës për stinorin pranveror. Të […]

Kastrioti fiton në kryeqytet

Kastrioti ka mposhtur Prishtinën në kryeqytet. Ndeshja e xhiros së 19-të të Superligës së Kosovës në hendboll e zhvilluar të hënën mbrëma përfundoi me rezultat 42:31 për ferizajasit. Kastrioti nisi shkëputjen pas minutës së 20-të, derisa në pjesën e dytë mbajti epërsi bindëse. Me 15 gola të shënuar më efikasi te Kastrioti ishte Deniz Terziqi. […]

Shqiponja e Vushtrria nuk lejojnë befasi

Janë zhvilluar të dielën dy ndeshjet e para të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Në kuadër të xhiros së dhjetë, Shqiponja e mposhti Prishtinën me rezultat 30:17, ndërsa Vushtrria fitoi ndaj Terezës me rezultat 37:27. Shqiponja e Gjakovës dhe Vushtrria ishin favorite dhe nuk lejuan befasi. Orgesa Gola […]

Rahoveci i pandalshëm, fiton edhe në Mitrovicë

Rahoveci nuk ka të ndaluar në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Të dielën mbrëma “vreshtarët” ishin mysafirë të Trepçës në Mitrovicë dhe fituan me rezultat 45:36. Në 20 minutat e parë u zhvillua lojë e barabartë e më pas nisi shkëputja e mysafirëve. Pjesa e parë përfundoi 24:18 për Rahovecin. Në […]

Përvojë shumë e rëndësishme e Foniqit e Malokut në Kampionatin Mesdhetar

Dyshja perspektive e gjyqtarëve të hendbollit kosovar, Rilind Foniqi e Avdullah Maloku, kanë pasur përvojë shumë të rëndësishme gjatë kësaj jave në Podgoricë të Malit të Zi. Dy gjyqtarët tanë të rinj kanë drejtuar plot shtatë ndeshje në Kampionatin Mesdhetar për hendbollistet deri në 17 vjet, që u mbajt në kryeqendrën e Malit të Zi. […]

Jahja – Xhema për herë të pestë në Ligën e Kampionëve, e drejtuan derbin e xhiros

Për herë të pestë çifti i gjyqtarëve të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Besfort Jahja – Sherif Xhema, kanë drejtuar ndeshje në Ligën e Kampionëve për hendbolliste.Të shtunën ata ishin të deleguar në derbin e xhiros së fundit të stinorit të rregullt. Në Lubjanë të Sllovenisë u takuan Krim Mercatori dhe skuadra kroate Podravka Vegeta.Ndeshja […]

Gjikokaj kualifikohet në plejof të Ligës së Kampionëve

Hendbollistja e Kombëtares së Kosovës, Mirela Gjikokaj, vazhdon të ketë suksese me skuadrën e njohur norvegjeze, Storhamar.Të shtunën Storhamari u kualifikua për në plejof të Ligës së Kampionëve.Në xhiron e fundit të stinorit të rregullt, Storhamari u përball me Metzin në Francë në praninë e 4228 shikuesve. Metzi fitoi me rezultat 24:20, ndërsa Gjikokaj e […]

Fitore e rëndësishme e Vushtrrisë

Vushtrria ka shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të xhiros së 19-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Të shtunën mbrëma Vushtrria fitoi ndaj Llapit me rezultat 41:34. Vushtrriasit ishin vazhdimisht në epërsi dhe në fund fituan dy pikë të vlefshme. Aloja Erkan Abazxhiku ishte më efikasi me 11 gola. Dhjetë […]

Përfundon Kampionatin Mesdhetar për Kosovën U17

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll e ka përfunduar paraqitjen në Kampionatin Mesdhetar në Podgoricë të Mali të Zi.Të premten vajzat tona pësuan humbje nga Kroacia me rezultatin 32:10.Gjatë gjithë javës Kombëtarja jonë ka pasur sfida të mëdha, ndërsa përballë i kishte disa prej kombëtareve më cilësorë në Evropë.Përvoja e krijuar në këtë Kampionat Mesdhetar […]