Të dielën fillon stinori pranveror në Superligën e hendbollisteve

Të dielën fillon stinori pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.Që në xhiron e parë të pranverës, përkatësisht në xhiron e dhjetë kampionale, ka ndeshje interesante.Tereza e Vushtrria takohen nga ora 18:00 në Obiliq, në ndeshjen që pritet të ofrojë rivalitet dhe hendboll të mirë.Të dy skuadrat janë poshtë në tabelë, […]
Superliga vazhdon me xhiron e 19-të

Gara në Superligën e Kosovës në hendboll vazhdon me ndeshjet e xhiros së 19-të.Të shtunën në program janë dy ndeshje, të dielën një e të hënën po ashtu një ndeshje.Rivalitet pritet në ndeshjen Llapi – Vushtrria, që zhvillohet në Vushtrri të shtunën nga ora 20:00.Dy skuadrat i kërkojnë pikët për stabilizim në mesin e tabelës.Llapi […]
Rahoveci fiton derbin, Besa Famgas fiton në Mitrovicë

Rahoveci ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll. Të enjten mbrëma Rahoveci e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultatin 41:38, në derbin e xhiros së 18-të. Kastrioti ishte vendas, kurse ndeshja u zhvillua në Lipjan. “Vreshtarët” kanë kontrolluar gjithë ndeshjen, ndërsa kanë mbajtur epërsi bindëse që shkoi deri në nëntë gola. Granit […]
Presidenti i IHF-së uron Kolgecin

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa, ka uruar Edin Kolgecin për zgjedhjen në postin e presidentit të Federatës së Hendbollit të Kosovës.“Jemi të bindur që do t’i kushtoni gjithë energjinë zhvillimit të mëtejmë të hendbollit në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar. Të dëshirojmë asgjë tjetër pos suksesit në angazhimet dhe sfidat tuaja të ardhshme”, […]
Kosova luajti me Turqinë, nesër ndeshja me Kroacinë

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar ndeshjen e parafundit në Kampionatin Mesdhetar në Podgoricë të Malit të Zi. Të enjten në mesditë vajzat tona luajtën me Turqinë, kurse pësuan me rezultat 28:18. Pjesa e parë dhe e tretë ishin thuajse të barabarta, kurse dallimi u bë në të dytën. Të premten Kombëtarja […]
Vushtrria fiton me gol të sekondave të fundit

Vushtrria e ka fituar ndeshjen e parë të xhiros së 18-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Të mërkurën mbrëma në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë, Vushtrria e mposhti Prishtinën me rezultatin e ngushtë, 38:37. Madje golin e fitores vushtrriasit e shënuan gjashtë sekonda para fundit. Erkan Abazxhiku shënoi për fitoren […]
U mbajt mbledhja e parë e Bordit të ri të FHK-së

Është mbajtur mbledhja e parë e Bordit të ri të Federatës së Hendbollit të Kosovës.Mbledhjen e udhëhoqi presidenti Edin Kolgeci, ndërsa gjatë saj kishte diskutime konstruktive për çështje të ndryshme.Është diskutuar dhe është vendosur për komisionet e FHK-së, ndërsa u diskutua edhe për stinorin pranveror dhe aktivitetet e ekipeve kombëtare.Bordi është njoftuar për përgatitjet që […]
Ndeshja e radhës e Kosovës U17 në Kampionatin Mesdhetar

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar të mërkurën paradite ndeshjen e radhës në Kampionatin Mesdhetar në Podgoricë.Hendbollistet tona të reja janë angazhuar, por sërish paraqitja nuk ishte e mjaftueshme për fitore. Italia fitoi me rezultat 20:15. Kosova e fitoi periudhën e tretë dhe i takon pikë për këtë.Sërish kishte lëshime në lojën […]
Xhiroja e 18-të këtë mesjavë, të enjten Kastrioti – Rahoveci

Me ndeshjen Vushtrria – Prishtina hapet xhiroja e 18-të e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.Kjo ndeshje zhvillohet sonte (e mërkurë) nga ora 20:00 në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë.Është përballje e skuadrave të mesit të tabelës. Prishtina renditet e katërta me 17 pikë, ndërsa Vushtrria është e pesta me 10 pikë.Derbi […]
Hendbollistet e reja i zhvilluan edhe dy ndeshje në Kampionatin Mesdhetar

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll i ka zhvilluar të martën dy ndeshje në Kampionatin Mesdhetar që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.Paradite vajzat tona pësuan humbje nga Sllovakia me rezultat 29:8, duke shfaqur fare pak. Dukshëm më mirë u paraqitën në mbrëmje në ndeshjen ndaj Tunizisë, por sërish jo mjaftueshëm për fitore. […]