Beqiri në dy ndeshje të Kupës Evropiane për hendbollistë

Federata e Hendbollit e Kosovës edhe në fundjavë e kishte përfaqësuesin e saj në kupat evropiane. Delegati kosovar me thirrje të EHF-së, Eshref Beqiri, u kujdes për mbarëvajtjen e dy ndeshjeve mes AEK-ut të Athinës dhe skuadrës sllovene, Krka. Ndeshjet i takuan një të tetës së finales së Kupës Evropiane për hendbollistë. Të dy ndeshjet […]
Hendbollistet e reja e zhvilluan ndeshjen e parë në Kampionatin Mesdhetar

Të hënën paradite, hendbollistet e Kombëtares U17 të Kosovës e kanë zhvilluar ndeshjen e parë në Kampionatin Mesdhetar.Në Podgoricë, Kombëtarja jonë u përball me Malin e Zi dhe pësoi humbje me rezultat 26:11.Kombëtarja nikoqire ishte favorite dhe këtë e dëshmoi me paraqitje në fushën e lojës. Te vajzat tona nuk ka munguar përkushtimi, por ato […]
Kombëtarja U17 udhëtoi për në Podgoricë, nesër ndeshja e parë

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (vajzat) ka udhëtuar të dielën për në Podgoricë të Malit të Zi, ku të hënën (nesër) fillon Kampionati Mesdhetar. Për një javë Kombëtarja jonë është stërvitur në Banjë të Pejës, ndërsa kjo periudhë është shfrytëzuar maksimalisht për komponim sa më të mirë të ekipit. Ndonëse në Kampionat Mesdhetar konkurrenca […]
Rahoveci i pandalshëm, fitore të rëndësishme për Trepçën e Vushtrrinë

Rahoveci ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll. Të dielën mbrëma në kryeqytet, Rahoveci e mposhti Prishtinën me rezultat 37:31. Rahoveci ishte vendas në ndeshjen e xhiros sës 17-të, por sfida megjithatë u zhvillua në Prishtinë për shkak se palestra në Rahovec është e zënë me numërimin e votave. Rahoveci ka 17 […]
Besa Famgas e fiton bindshëm derbin me Kastriotin

Besa Famgas e ka fituar ndeshjen e parë të xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Të shtunën mbrëma në Banjë, Besa Famgas e mposhti Kastriotin e Ferizajt në derbin e xhiros me rezultat 40:28. Pjesa e parë ishte më e fortë. Deri në minutën e 20-të loja ishte […]
Ndeshje të rëndësishme në kuadër të xhiros së 17-të

Me ndeshjen Besa Famgas – Kastrioti hapet xhiroja e 17-të e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Kjo ndeshje luhet të shtunën nga ora 16:00 në Banjë të Pejës. Për shkak se palestrat kryesore në vend janë të zëna për shkak të numërimit të votave, kjo ndeshje dhe dy ndeshje të tjera […]
Ndërroi jetë Valbona Mehmeti, zyrtarja që për dy dekada e gjysmë kontribuoi në FHK

Ka ndërruar jetë Valbona Mehmeti, zyrtarja financiare e Federatës së Hendbollit të Kosovës. E ndjera ishte pjesë e rëndësishme e administratës së federatës sonë për dy dekada e gjysmë,,përkatësisht që nga viti 2000 e tutje. Kontributi i saj për mbarëvajtjen e punëve në federatën tonë, e rrjedhimisht edhe në hendbollin kosovar, është i çmueshëm. E […]
Kosovë – Ukrainë më 13 mars, Ukrainë – Kosovë më 16 mars në Lituani

Kanë mbetur edhe një muaj deri te ndeshjet thuajse vendimtare të Kombëtares së Kosovës në hendboll për kualifikim në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm. Më 13 mars në Prishtinë, nga ora 20:15, është ndeshja mes Kosovës dhe Ukrainës. Menjëherë më 16 mars është ndeshja Ukrainë – Kosovë. Për shkak të pushtimit rus, Ukraina ndeshjet […]
Jahja – Xhema drejtuan tjetër ndeshje në Champions

Gjyqtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës, Besfort Jahja e Sherif Xhema, kanë drejtuar tjetër ndeshje në Ligën e Kampionëve për hendbolliste.Të shtunën në Podgoricë, çifti Jahja – Xhema drejtoi takimin e xhiros së 12-të të Grupit B mes Buduqnostit dhe skuadrës daneze Odense.Fitore me rezultat 33:24 shënoi Odense.Odense është në vendin e dytë me […]
Mblidhet Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll

Të dielën në Banjë të Pejës ka nisur grumbullimi i hendbollisteve të Kombëtares U17 të Kosovës. Kombëtarja jonë e 17-vjeçareve do të paraqitet në Kampionatin Mesdhetar që mbahet prej 17 deri më 22 shkurt në Podgoricë të Malit të Zi. Ky kampionat është shumë i fortë, me Kombëtare cilësore, por edhe shumë i rëndësishëm për […]