Tjetër e arritur e madhe, gjyqtarët kosovarë drejtuan ndeshje të Ligës së Kampionëve

Federata e Hendbollit e Kosovës ka arritur tjetër sukses të rëndësishëm në fundjavë.Çifti i gjyqtarëve, Sherif Xhema e Besfort Jahja, të dielën drejtoi ndeshjen e fazës grupore të Ligës së Kampionëve te hendbollistet.Xhema e Jahja ishin të deleguar nga Federata Evropiane e Hendbollit për ndeshjen e zhvilluar në Gjermani në mes të Ludwigsburgut dhe Team […]
Atmosferë e shkëlqyer në ditën e parë të grumbullimit të Kombëtares

Në atmosferë të shkëlqyer ka nisur grumbullimi i hendbollisteve të Kombëtares së Kosovës. Të hënën pasdite në Luksemburg është mbajtur stërvitja e parë.Nën urdhrat e selektorit Agron Shabani ishin të gjitha hendbollistet, ndërsa shtabi teknik e çmon atmosferën shumë pozitive dhe përkushtimin e vajzave për të shfrytëzuar ditët në dispozicion për përgatitje sa më të […]
Çifti Vitaku drejtoi ndeshjen e Kupës Evropiane për hendbollistë

Gjyqtarët Erdoan Vitaku e Arsim Vitaku në fundjavë kishte tjetër delegim evropian.Çifti Vitaku e drejtoi takimin e raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë të zhvilluar në Shkup.U përballën Alkaloidi i Shkupit dhe Dragunas Klaipeda nga Lituania.Fitore me rezultat 42:31 shënoi skuadra Alkaloid.Çifti Vitaku e drejtoi ndeshjen me sukses të plotë.Të tjera delegime evropiane […]
Ndërroi jetë Skender Alija, kontributi i tij do të kujtohet gjatë

Ka ndërruar jetë Skender Alija, kryetar shumëvjeçar i klubit të hendbollit Shqiponja nga Gjakova.Alija ndërroi jetë në moshën 69-vjeçare, ndërsa kontributi i tij i madh për Shqiponjën dhe për hendbollin në përgjithësi do të kujtohet gjatë.Shqiponja, falë kontributit të të ndjerit Alija, për kohë të gjatë është skuadër stabile dhe shumë e suksesshme në Superligë. […]
Nesër grumbullohet Kombëtarja e Kosovës

Të hënën grumbullohet Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Grumbullimi do të bëhet në Luksemburg, ku hendbollistet do të qëndrojnë deri të enjten.Në fakt disa prej hendbollisteve kanë udhëtuar që të dielën drejt Luksemburgut. Për shkak të afërsisë me vendet ku luajnë lojtaret si dhe me vendin ku zhvillohen ndeshjet, është vendosur […]
Fitore e Prishtinës në “Minatori”

Ashtu si pritej, skuadra e Prishtinës ka mposhtur Trepçën në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll.Të dielën në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, Prishtina fitoi me rezultat 48:34. Dallimi në rezultat ishte i madh që në pjesën e parë, që përfundoi 24:12 në të mirë të Prishtinës.Ylli Visoka ishte më efikasi […]
Rahoveci mposhtet për tri gola në Belgjikë, kualifikimin e kërkon në ndeshjen e kthimit

Kampioni i Kosovës në hendboll, Rahoveci, ka luajtur ndeshje të fortë të shtunën mbrëma në Belgjikë. “Vreshtarët” megjithatë u mposhtën nga Sezoens Achilles Bocholt me rezultatin 32:29. Ky rezultat e lë të hapur sfidën për ndeshjen e dytë, që zhvillohet pas një jave në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec. Në ndeshjen e kthimit rahovecasit synojnë […]
Kastrioti fiton pikët në Vushtrri

Kastrioti e ka fituar ndeshjen e parë të xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).Të shtunën në Vushtrri, Kastrioti mposhti skuadrën vushtrriase me rezultat 38:35.Pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabartë. Ferizajasit në dy e tri gola u shkëputën vetëm pas minutës së 20-të.Në minutën e 35-të Vushtrria barazoi në 21:21 […]
Besa Famgas mposhtet në ndeshjen e parë me skuadrën çeke

Skuadra pejane, Besa Famgas, e ka humbur ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë.Të shtunën mbrëma në Lovosice të Çekisë, nënkampionia e Kosovës pësoi me rezultat 38:28.Pjesa e parë ishte e barabartë dhe përfundoi 14:13 në të mirë të skuadrës vendase. Në fillim të pjesës së dytë lojtarët e skuadrës […]
Ferizaj e Istogu me fitore të pritura

Ferizaj e Istogu i kanë fituar ndeshjet e mbetura të Superligës së hendbollisteve, të zhvilluara të premten.Ferizaj fitoi ndaj Besës me rezultat 39:15. Kjo ndeshje i takoi xhiros së katërt.Luljeta Sopjani i shënoi 10 gola për Ferizajn.Te Besa më efikasja ishte Edona Radoniqi me 4 gola.Istogu ndërkohë fitoi ndaj Shqiponjës me rezultat 43:29, në kuadër […]