Samadrexha mposht Prishtinën, Istogu fiton ndaj Terezës

Të martën janë zhvilluar dy ndeshje të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Në kuadër të xhiros së nëntë Samadrexha e mposhti Prishtinën në kryeqytet. Ndeshja në Pallatin e Rinisë përfundoi me rezultat 37:27 për samadrexhaset. Jennifer Toledo dhe Vitoria de Paula Oliveira ishin më efikaset te Samadrexha me nga shtatë gola. […]
IHF Trophy, ngjarje që hapi shumë rrugë për hendbollin kosovar

Të mërkurën në Prishtinë fillon IHF Trophy për zonën evropiane për hendbollistet deri në 17 vjet. IHF Trophy është një garë e organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF). Për synim e ka zhvillimin e mëtejmë të hendbollit, ndërsa për Federatën e Hendbollit të Kosovës deri më tani ishte ngjarje shumë e qëlluar. Përmes IHF […]
Besa Famgasi mposht Rahovecin në derbin e xhiros

Besa Famgas e ka fituar derbin e xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll. Të dielën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në praninë e një numri të konsiderueshëm shikuesish, Besa Famgas e mposhti kampionin në fuqi, Rahovecin, me rezultatin 35:28. Ashtu si pritej, ndeshja ishte e fortë dhe e arsyetoi epitetin e derbit. Pjesa […]
Istogu e fiton derbin në Ferizaj

Kampioni në fuqi, Istogu, e ka fituar derbin e xhiros në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Të shtunën në palestrën “Bill Clinton”, Istogu e mposhti Ferizajn me rezultat 32:29. Ndeshja i takoi xhiros së nëntë. Që në pjesën e parë mysafiret krijuan epërsi solide, që e mbajtën deri në fund. Vendaset […]
Fitore dramatike e Trepçës në Podujevë

Një sekondë para fundit, Matheus Henrique shënoi golin e fitores 32:31 të Trepçës ndaj Llapit në Podujevë. Ndeshja që e hapi xhiron e dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll ishte shumë interesante dhe dramatike. Në minutën e 55-të Llapi kishte epërsi prej tri golash, 30:27. Eris Beqiri i shënoi tri gola rresht për 30:30. […]
Caktohet orari i ndeshjeve të IHF Trophy për Zonën Evropiane

Të mërkurën, më 26 nëntor, janë ndeshjet e para në IHF Trophy për Zonën Evropiane për hendbollistet deri në 17 vjet. Ndeshjet luhen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinës. Pos Kombëtares së Kosovës marrin pjesë edhe Azerbajxhani, Belgjika, Bullgaria dhe Britania e Madhe. Pritet garë e fortë dhe interesante për titullin e kampionit. […]
Ferizaj – Istogu, derbi i Superligës së hendbollisteve

Ndeshja Ferizaj – Istogu vlerësohet kryesorja e xhiros së nëntë në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën prej orës 19:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Kampioni në fuqi, Istogu, është i treti me 10 pikë nga gjashtë ndeshje. Ferizaj e mban vendin e katërt me tetë […]
Në Pejë derbi i xhiros

Besa Famgas – Rahoveci është kryendeshja e xhiros së dhjetë në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Kjo ndeshje zhvillohet të dielën nga ora 19:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Vë përballë dy prej skuadrave kryesore në Superligë, që kanë pretendime për trofe në këtë edicion garues. Kampioni në fuqi, Rahoveci, është […]
Shqiponja e fiton ndeshjen shumë interesante me Prishtinën

Shqiponja e Prishtina kanë luajtur ndeshje shumë interesante të enjten mbrëma në Gjakovë. Shqiponja fitoi 37:34, duke e përmbysur rezultatin në pjesën e dytë. Pas pjesës së parë Prishtina ishte në epërsi 19:18. Lojë e barabartë dhe e fortë u zhvillua deri në minutën e 58-të kur Prishtina shënoi për 35:34 nëpërmjet Eduarta Kurteshit. Ana […]
Publikohet lista e Kosovës U17 për IHF Trophy për zonën evropiane

Në vendin tonë do të mbahet një tjetër ngjarje e rëndësishme ndërkombëtare e hendbollit. Bëhet fjalë për IHF Trophy për zonën evropiane për hendbollistet e grupmoshës U17 dhe U19.Kampionati për U17 mbahet prej 26 deri më 30 nëntor.Kosovën U17 në këtë ngjarje do ta udhëheqë Faruk Shala, që në shtab teknik i ka Fatmire Bashollin […]