Vëmendja te ndeshja Besa – Vushtrria

Për shkak të angazhimeve evropiane të Istogut dhe Samadrexhës, në fundjavë zhvillohen vetëm dy ndeshjet të xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.Të dielën nga ora 13:00 në Pejë takohen Besa e Vushtrria, ndërsa nga ora 17:00 në Ferizaj është takimi Kastrioti – Prishtina.Derisa Kastrioti llogaritet favorit i madh […]
Prishtina – Kastrioti, ndeshja më interesante e javës

Me ndeshjen Prishtina – Kastrioti mbyllet xhiroja e pestë e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Ndeshja që zhvillohet të hënën nga ora 20:00 është po ashtu më interesantja e javës.Të dy skuadrat i kanë nga katër pikë dhe do të kërkojnë fitore për të mbetur në hap me Rahovecin e Besën.Xhiroja […]
Istogu e kërkon suksesin e radhës në Kupa Evropiane

Në tri prej shtatë paraqitjeve të deritashme, KHF Istogu ka kaluar kundërshtar në garat evropiane. Këtë sukses skuadra istogase e hendbollisteve e kërkon edhe në fundjavë në Pejë. Në kuadër të raundit të dytë të Kupës Evropiane (EHF European Cup) për hendbolliste, kampioni i Kosovës, Istogu, përballet me skuadrën greke AESH Pylaia Thessaloniki. Klubet kanë […]
Samadrexha i luan dy ndeshje në Portugali

Samadrexha në fundjavë do të paraqitet në xhiron e dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste. Përballë skuadrës samadrexhase do të jetë skuadra nga Portugalia, Colegio Gaia/Colgaia-Toyota. Klubet janë pajtuar që dy ndeshjet të zhvillohen në Vila Nova de Gaia në Portugali. Ndeshja e parë është të shtunën nga ora 18:00, ndërsa e dyta të dielën […]
Kastrioti e fiton ndeshjen e mbetur ndaj Llapit

Kastrioti e ka shënuar edhe një fitore në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Të mërkurën mbrëma në palestrën “Bill Clinton”, Kastrioti mposhti Llapin me rezultat 52:32.Ishte kjo ndeshje e mbetur e xhiros së dytë të Superligës. Ndeshja ishte shtyrë për shkak të angazhimeve evropiane të klubit ferizajas.Besnik Bytyqi i shënoi 9 […]
Shqiponja fiton me një gol dallim në Vushtrri

Me rezultatin 37:36, Shqiponja e mposhti të martën mbrëma Vushtrrinë në ndeshjen e xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Kjo ndeshje u shty pasi Shqiponja ia huazoi dy lojtare Ferizajt për ndeshje evropiane.Shqiponja tani i ka gjashtë pikë në vendin e tretë, sa i kanë edhe Istogu e […]
Prishtina fiton ndeshjen dramatike në Vushtrri

Prishtina e ka fituar ndeshjen e fundit të xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.Të hënën mbrëma në palestrën “Jeton Tërstena – Tota”, Prishtina mposhti Vushtrrinë me rezultatin e ngushtë, 35:34.Ndeshja ishte shumë interesante, e fundi dramatik.Prishtina nisi më mirë ndeshjen, kurse pas minutës së 13-të skuadra vendase kaloi […]
Tjetër sukses i rëndësishëm i FHK-së, çifti Bujupi debuton në kupat evropiane

Federata e Hendbollit e Kosovës tashmë e ka edhe një çift gjyqtarësh në kupat evropiane në hendboll.Pasi morën thirrjen e EHF-së, çifti Genc e Getoar Bujupi kanë debutuar në garat kontinentale për klube të hendbollit.Të shtunën e të hënën dyshja Bujupi drejtoi ndeshjet e raundit të dytë të EHF European Cup për hendbolliste në mes […]
Hashani, delegat në ndeshjen e Kupës Evropiane

Anëtari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Fahredin Hashani, ka pasur tjetër angazhim evropian në fundjavë. Hashani ishte delegat i Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF) në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste mes Bjelovarit dhe Uskudarit. Ndeshja u zhvillua në Bjelovar të Kroacisë, ndërsa u fitua nga skuadra turke […]
Llapi me fitore të rëndësishme ndaj Vjosës në Shtime

Llapi e ka fituar ndeshjen interesante ndaj Vjosës në Shtime.Të dielën mbrëma, llapjanët fituan 36:35 në ndeshjen e xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.Pjesa e parë ishte e barabartë, por Llapi ishte shumicën e kohës në epërsi. Në pjesën e dytë epërsia e mysafirëve u rrit vazhdimisht.Në minutën […]