Nënshkruhet kontrata për organizimin e Superkupës

Të martën në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës është nënshkruar kontrata për organizimin e garës për Superkupën e Kosovës në hendboll në të dy konkurrencat. Bordi i FHK-së vendosi të hënën që ndeshjet e Superkupës të luhen të shtunën në Rahovec. Të martën marrëveshjen e kanë nënshkruar ushtruesi i detyrës së sekretarit të […]
Superkupa në Rahovec, i kushtohet Izet Gjinovcit

Të shtunën zhvillohen ndeshjet për Superkupën e Kosovës në hendboll. Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës ka vendosur që ndeshjet të zhvillohen në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec. KH Rahoveci shfaqi interesim për të organizuar ndeshjet e Superkupës dhe Bordi të hënën konfirmoi “vreshtarët” si nikoqirë. Prej orës 15:30 zhvillohet ndeshja e hendbollisteve mes […]
Seminar shumë i suksesshëm për trajnerë, pjesëmarrje rekorde

Mbi 70 trajnerë të hendbollit morën pjesë në Seminarin Qendror që u zhvillua të shtunën e të dielën në Prishtinë. Seminarin e organizoi Shoqata e Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Hendbollit të Kosovës. Ligjërues ishte eksperti i njohur kroat, Nenad Shoshtariq. Ai ka përvojë të gjatë e shumë të suksesshme […]
Jupa udhëheq Cottbusin drejt fitores së madhe

LHC Cottbus ka debutuar me fitore në kategorinë e tretë të hendbollit gjerman. Të shtunën në kuadër të xhiros së parë, Cottbusi fitoi 33:30 në udhëtim ndaj skuadrës SG Eider Harde. Cottbusin drejt fitores e udhëhoqi pivoti dhe zëvendës/kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Kastriot Jupa. Hendbollisti ynë ishte më efikasi me nëntë gola. Pos golave […]
Shkëlqejnë hendbollistët tanë te Kreuzlingeni

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Valon Dedaj, ka udhëhequr Kreuzlingenin drejt fitores në xhiron e parë të Superligës së Zvicrës. Dedaj i realizoi tetë gola nga 11 tentime në fitoren 28:26 ndaj skuadrës St. Otmar St. Gallen. Gjashtë prej golave, Dedaj i shënoi nga 7 metërshi, ku ishte i pagabuar. Drenit Tahirukaj i kishte 4 […]
Lionel Mirdita rrit konkurrencën për vend në Kombëtaren e Kosovës

Pos aktiviteteve të shumta më ekipet kombëtare të grupmoshave të reja, si organizimi i dy Kampionateve Evropiane në Prishtinë dhe pjesëmarrja në Kampionatin Botëror U18 për hendbolliste në Kinë, Federata e Hendbollit e Kosovës është duke vazhduar punën për të rritur cilësinë në ekipet kombëtare A.Për këtë qëllim, ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm […]
Vendime të rëndësishme në mbledhjen e Bordit të FHK-së

Nën udhëheqjen e presidentit Eugen Saraçini, të mërkurën pasdite është mbajtur mbledhja e 19-të e Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës.Mbledhja nisi me një minutë heshtje në nderim të personalitetit të Izet Gjinovcit që ndërroi jetë më 5 gusht.Në këtë mbledhje u morën vendime të rëndësishme. Ndër të tjera, janë shqyrtuar dhe aprovuar Propozicionet […]
Të mërkurën turneu memorial “Jeton Tërstena – Tota”

Të mërkurën (nesër) në Vushtrri mbahet turneu tradicional Jeton Tërstena – Tota.Turneu i kushtohet ish-hendbollistit e luftëtarit të UÇK-së, Jeton Tërstena, emrin e të cilit me shumë krenari e mban palestra në Vushtrri.Hapja e turneut memorial bëhet në ora 11:00. Pos nikoqires, Vushtrrisë, marrin pjesë edhe Besa Famgas nga Peja, Vjosa e Shtimes dhe ekipi […]
Spanja e fiton Botërorin U18 në Kinë

Spanja është fituese e Kampionatit Botëror U18 për hendbolliste që të dielën përfundoi në Chuzhou të Kinës. Në finale, në praninë e 6000 shikuesve, Spanja e mposhti Danimarkën me rezultat 23:22.Danimarka ishte duke udhëhequr 11:9 pas pjesës së parë, por në pjesën e dytë spanjollet e reja shfaqën dukshëm më tepër dhe shënuan fitore. Medalja […]
Eksperti kroat, Nenad Shoshtariq, ligjëron në seminarin për trajnerë

Ish-selektori i Kroacisë, Nenad Shoshtariq, do të ligjërojë në seminarin qendror për trajnerët e hendbollit kosovar që mbahet më 31 gusht e 1 shtator.Seminarin e organizon Shoqata e Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës, ndërsa do të mbahet në Prishtinë.Seminari e përmban pjesën teorike dhe praktike, ndërsa do të shtjellohen tema të ndryshme me rëndësi për […]