Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kastrioti mposht Llapin dhe barazohet me pikë me Rahovecin

Kastrioti ka shënuar fitore bindëse ndaj Llapit. Të mërkurën mbrëma në palestrën “Bill Clinton”, skuadra ferizajase fitoi me rezultat 51:30. Ndeshja ishte e mbetur dhe i takonte xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll. Cilësia ishte në anën e ferizajasve dhe kjo u bë e qartë që në pjesën e parë. Adonit Isufi […]

Dyshja Bujupi në Greqi për ndeshje evropiane

Edhe dyshja Genc Bujupi e Getoar Bujupi ka pasur angazhim tjetër evropian në fundjavë. Dy gjyqtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës e kanë drejtuar ndeshjen mes AEK-ut të Athinës dhe Bursas turke. Kjo ndeshje i takoi raundit të tretë të Kupës Evropiane për hendbolliste. Në Athinë, fitore me rezultat 30:29 shënoi skuadra turke Bursa. […]

Dyshja Vitaku drejtoi ndeshjen evropiane në Çeki

Dyshja e gjyqtarëve të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Arsim Vitaku dhe Erdoan Vitaku, në fundjavë ka drejtuar tjetër ndeshje evropiane.Çifti Vitaku ishte i deleguar nga EHF-ja për të ndarë drejtësinë në ndeshjen SKKP Bandball Brno – HC Berchem. Ndeshja u luajt në Brno të Çekisë, ndërsa u fitua nga skuadra vendase me rezultat 27:25.Kjo […]

Beqiri, delegat i EHF-së në ndeshjen e zjarrtë në Stamboll

Anëtarit të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eshref Beqirit, vazhdojnë t’i besohen ndeshje të rëndësishme nga Federata Evropiane e Hendbollit. Beqiri në fundjavë ishte delegat i EHF-së në ndeshjen e shumëpritur mes Beshiktashit turk dhe PAOK-ut grek. Kjo ndeshje i takoi raundit të tretë të Kupës Evropiane për hendbollistë. Ndeshjen në Stamboll e fitoi Beshiktashi […]

Samadrexha e pandalshme, fiton edhe derbin me Ferizajn

Samadrexha ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Të dielën mbrëma në palestrën “Afrim Bunjaku”, Samadrexha e fitoi derbin e xhiros së tetë. E mposhti Ferizajn me rezultat 24:19. Samadrexha i ka shtatë fitore rresht dhe udhëheqë në tabelë me 14 pikë. Ferizaj është në vendin e katërt […]

Istogu eliminohet në Portugali

Kampioni i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, Istogu, është eliminuar në raundin e tretë të Kupës Evropiane (EHF European Cup). Istogu u eliminua nga skuadra portugeze, Madeira Andebol SAD. Të dy ndeshjet u luajtën në Portugali. Të dielën istogaset pësuan me rezultat 34:20. Suzana Ujkiq i shënoi 10 gola për Istogun. Nga dy […]

Rahoveci nuk lejon befasi në ndeshjen me Prishtinën

Rahoveci ka shënuar fitore në ndeshjen e xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në hendboll. Të dielën mbrëma “vreshtarët” fituan në shtëpi me rezultatin 45:32. Kampioni në fuqi është i pari në tabelë me 16 pikë nga nëntë ndeshje. 14 pikë, por nga tetë ndeshje i ka Kastrioti në vendin e dytë. Prishtina mbetet […]

Kastrioti fiton tjetër derbi në Superligë

Kastrioti ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Të shtunën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, në praninë e një numri të konsiderueshëm shikuesish, Kastrioti e mposhti Besa Famgasin me rezultat 37:31. Ishte ky derbi i xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në hendboll. Dhe ndeshja […]

Istogu mposhtet në ndeshjen e parë në Portugali

Skuadra e Istogut e ka luajtur të shtunën mbrëma ndeshjen e parë të raundit të tretë të Kupës Evropiane për hendbolliste. Në Funchal të Portugalisë, kampioni i Kosovës, Istogu, humbi 40:17 nga Madeira Andebol SAD. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 26:12 në të mirë të skuadrës portugeze. Tamara Serbra Aragon i shënoi gjashtë gola […]

Istogu në Portugali për dy ndeshjet e Kupës Evropiane

Kampioni i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, Istogu, në fundjavë i luan dy ndeshjet e raundit të tretë të Kupës Evropiane (EHF European Cup). Istogu do të përballet me skuadrën portugeze, Madeira Andebol SAD. Të dy ndeshjet luhen në Funchal të Portugalisë. Ndeshja e parë është të shtunën nga ora 17:00, ndërsa e […]