Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Hendbollistet e Kosovës në Kinë, nesër debutojnë në Botëror

Hendbollistet e Kombëtares U18 të Kosovës kanë arritur të martën paradite në Chuzhou të Kinës. Udhëtimi ishte i gjatë, por vajzat tona janë të gatshme për debutim në Kampionatin Botëror.Është ky Botërori i dhjetë për hendbollistet e reja (U18), ndërsa Kosova është njëra prej katër debutueseve. Pos Kosovës debutojnë edhe Taipei Kinez, Grenlanda dhe Nigeria. […]

Kosova U18 pëson në ndeshjen interesante me Belgjikën

Të hënën ka nisur Kampionati Evropian U18 (B) për hendbollistë që mbahet në Prishtinë.Kombëtarja jonë e ka zhvilluar ndeshjen e tretë, përkatësisht të fundit të ditës.Kosova U18 u përball me Belgjikën, që është prej favoriteve të Evropianit.Ndeshja ishte shumë e fortë dhe e barabartë.Pjesa e parë përfundoi 15:14 për djemtë tanë. Në pjesën e dytë […]

Bëhet hapja zyrtare e Evropianit U18

Para ndeshjes mes Belgjikës dhe Kosovës, është bërë hapja zyrtare e Kampionatit Evropian U18 për hendbollistë që po mbahet në kryeqendrën tonë.Hapjen zyrtare e bënë nënpresidenti i FHK-së, Enis Idrizi dhe përfaqësuesja e EHF-së, Leonor Mallozzi.Idrizi e Mallozzi u kanë dëshiruar suksese Kombëtareve pjesëmarrëse, duke uruar që përvoja në Prishtinë të jetë e vlefshme për […]

Nderohet personaliteti i Izet Gjinovcit

Para ndeshjes mes Belgjikës e Kosovës është mbajtur një minutë heshtje për të nderuar personalitetin dhe kontributin kolosal të sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci.Ai ndërroi jetë një javë më parë, ndërsa prej vitit 2002 ka mbajtur postin e sekretarit të përgjithshëm të FHK-së. Por kontributi i Gjinovcit për hendbollin […]

Çdo gjë gati për Evropianin U18, nesër ndeshjet e para

Federata e Hendbollit e Kosovës i ka bërë të gjitha përgatitjet për Kampionatin Evropian U18 (B) që mbahet në Prishtinë prej 12 deri më 18 gusht.Ndeshjet e Evropianit për hendbollistët e rinj do të zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet.Ekipet kombëtare tashmë kanë arritur në Prishtinë, njëjtë si përgjegjësit dhe zyrtarët e […]

Të mërkurën ndeshja e parë e Kosovës në Botërorin U18

Çdo gjë është gati për Kampionatin e dhjetë Botëror për hendbollistet e reja (U18) që do të mbahet në Chuzhou të Kinës prej 14 deri më 25 gusht.Pjesë e kësaj ngjarjeje globale është edhe Kombëtarja e Kosovës, e kualifikuar përmes IHF Trophy. Gjithsej janë tetë grupe me nga katër ekipe kombëtare.Kosova U18 është në Grupin […]

Të hënën fillon Evropiani i radhës i organizuar në Kosovë

Pas suksesit shumë të madh të Kampionatit Evropian U20, në vendin tonë organizohet edhe Kampionati Evropian (B) për hendbollistët deri në 18 vjet.Kosova, Azerbajxhani, Bullgaria, Britania e Madhe, Luksemburgu, Belgjika e Gjeorgjia janë ekipet kombëtare pjesëmarrëse.Kampionati Evropian U18 mbahet gjatë javës së ardhshme, përkatësisht nga 12 deri më 18 gusht, në Pallatin e Rinisë dhe […]

Genc e Getoar Bujupi edhe zyrtarisht bëhen gjyqtarë të EHF-së

Tashmë është zyrtare. Genc Bujupi dhe Getoar Bujupin, dy gjyqtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës, do t’i shohim duke drejtuar ndeshje evropiane të klubeve dhe ekipeve kombëtare.Çifti i gjyqtarëve Bujupi tashmë edhe zyrtarisht kanë bexhin e EHF-së dhe vetëm pritet fillimi i edicionit të ri garues në Evropë për delegimet e para.EHF-ja të premten […]

Ndahet nga jeta Agim Kelmendi, kontribues i madh i hendbollit pejan

Është ndarë nga jeta Agim Kelmendi, kontribues i madh i hendbollit pejan. I ndjeri Kelmendi ishte aktivist i Besës së Pejës për shumë dekada. Ndër të tjera ishte edhe sekretar i klubit me nam nga Peja.Kontributi i tij për hendbollin kishte shtrirje të gjatë, ndërsa ka përfshirë periudhat më të rëndësishme të sportit tonë. Për […]

Presidenti i IHF-së, Moustafa, shpreh ngushëllime për Gjinovcin: Puna e tij ishte shembullore

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Dr. Hassan Moustafa, ka vlerësuar lart figurën e Izet Gjinovcit.Në një letër të dërguar për presidentin e FHK-së, Eugen Saraçini, Moustafa ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Gjinovcit.Izet Gjinovci vdiq të hënën në moshën 63-vjeçare. Sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Gjinovci, ka pasur raporte […]