Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Bordi i FHK-së mbajti mbledhjen e radhës

Nën udhëheqjen e presidentit Eugen Saraçini, Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës e ka mbajtur të mërkurën mbledhjen e radhës. Në mbledhje është diskutuar dhe është vendosur për çështje të rëndësishme.Fillimisht është paraqitur raporti i Komesarit të Garave për edicionin 2023/2024. Bordi e ka miratuar raportin e Komesarit.Është vendosur që afati i rregullt kalimtar […]

Ndërroi jetë Aziz Makiqi, emri i madh i hendbollit kosovar

Ka ndërruar jetë Aziz Makiqi, ish-hendbollisti shumë i suksesshëm kosovar. Makiqi ka bërë emër në hendboll derisa ishte lojtar i Trepçës së Mitrovicës e më pas te Borci i Ferizajt. Ka luajtur për dy skuadrat e suksesshme kosovare në periudhën më të mirë të tyre, edhe në ligën e parë federative. Makiqi ka bërë karrierë […]

Portierja e Kombëtares së Kosovës promovohet në Bundesliga 2

Nuk kanë të ndalur sukseset për hendbollistet e Kombëtares së Kosovës. Hap të rëndësishëm para ka bërë edhe portierja e Kombëtares sonë, Aurora Kryeziu.Aurora me skuadrën Bretzenheim ISCHN është promovuar nga kategoria e tretë gjermane në Bundesliga 2, që është nivel i lartë i hendbollit.Aurora gjatë gjithë edicionit është shquar me paraqitje të mira, ndërsa […]

Gyori, kampion për herë të gjashtë

Pas pritjes prej pesë vjetësh dhe disa humbjeve dëshpëruese në “FINAL4”, skuadra hungareze Gyori Audi ETO KC ka fituar titullin në Ligën e Kampionëve për hendbolliste.Për Gyorin është titulli i gjashtë në histori.Finalja e Championsit u zhvillua të dielën pasdite në Budapest në “MVM Dome” në praninë e plot 18 mijë e 500 shikuesve. Finalja […]

Rahoveci shkruan histori, fiton titullin e kampionit të Kosovës

Rahoveci ka shkruar histori të mërkurën mbrëma. Për herë të parë skuadra rahovecase e ka fituar titullin e kampionit të Kosovës në hendboll.Në finale të plejofit, Rahoveci e mposhti skuadrën Besa Famgas. Ndeshja e dytë e serisë finale u zhvillua në palestrën “Karagaçi” në Pejë në një ambient të bukur sportiv dhe para një numri […]

“Karagaçi” arenë e finales së dytë, pritet tjetër ndeshje dramatike

Besa Famgas e Rahoveci përballen të mërkurën mbrëma në ndeshjen e dytë finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll.Ndeshja zhvillohet nga ora 19:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Numri i shikuesve pritet të jetë i madh, njëjtë si përkrahja për ekipin pejan.Ndeshja pritet të jetë cilësore dhe shumë e fortë, njëjtë si sfida […]

Istogu, kampion i Kosovës në hendboll

Istogu është kampion i Kosovës në hendboll për edicionin 2023/2024.Në finale të plejofit, Istogu e mposhti Ferizajn.Pas fitores së arritur të enjten në Ferizaj, Istogu fitoi edhe të dielën mbrëma në Banjë, me rezultat 31:30.Kështu me rezultat 2:0 në serinë finale, Istogu e mbrojti titullin e kampionit të Kosovës.Për skuadrën istogase është titulli i katërt […]

Istogu luan për titull, Ferizaj për ta siguruar ndeshjen e tretë

Të dielën prej orës 19:00 në palestrën “Dresha” në Banjë zhvillohet ndeshja e dytë finale e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Takohen Istogu dhe Ferizaj.Istogu është kampion aktual dhe me fitore e mbron titullin. Istogaset e fituan ndeshjen e parë të serisë finale. Të enjten triumfuan në palestrën “Bill […]

Rahoveci e bën hapin e madh drejt titullit historik

Rahoveci e ka bërë hapin e madh drejt titullit të parë të kampionit të Kosovës në hendboll.Të shtunën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma”, në ambient të bukur sportiv dhe para një numri shumë të madh shikuesish, Rahoveci e mposhti Besa Famgasin me rezultat 34:30.Ishte kjo ndeshja e parë e serisë finale të plejofit në Superligën […]

Koha për finalen e madhe: Rahoveci – Besa Famgas

Ka mbetur vetëm kapitulli i fundit i edicionit shumë interesant në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.Të shtunën prej orës 19:00 është ndeshja e parë finale mes Rahovecit dhe Besa Famgasit.Ndeshja e parë e finales së plejofit zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec. Numri i shikuesve pritet të jetë i madh […]