Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Istogu e fiton finalen e parë

Istogu e ka fituar ndeshjen e parë finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll.Hendbollistet istogase të enjten mbrëma mposhtën Ferizajn me rezultat 31:27, për ta bërë hapin e madh drejt mbrojtjes së titullit të kampionit.Ndeshja u zhvillua në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.Ndeshja e dytë është në Banjë. Istogu tani është një fitore […]

Në “Bill Clinton” finalja e parë e hendbollisteve, na pret tjetër superndeshje

Gara për titull të kampionit të Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave është në fazën finale.Të enjten mbrëma, Ferizaj dhe Istogu nisin serinë e ndeshjeve finale të plejofit.Finalja e parë është nga ora 20:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Ndeshja e dytë është në fundjavë në Banjë, ndërsa ndeshja e tretë eventuale luhet […]

Besa Famgas fiton superndeshjen në “Karagaçi”, kalon në finale

Flakrim Beqiraj priti penallti në sekondat e fundit për të ndihmuar Besa Famgasin që të kualifikohet në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll.Të mërkurën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, në ambient të bukur sportiv dhe para një numri të madh shikuesish, Besa Famgas e mposhti Kastriotin me rezultat 34:33.Me rezultatin e […]

Besa Famgas, kampione te juniorët

Besa Famgas është kampione e Kosovës në Ligën e Juniorëve (U20) për edicionin 2023/2024. Në finale të turneut përfundimtar të Ligës së Juniorëve, Besa e Pejës fitoi bindshëm ndaj Prishtinës, 43:27. Ndeshja u zhvillua të martën mbrëma në palestrën e Pallatit të Rinisë në kryeqytet. Të rinjtë pejanë shfaqën më tepër se ata prishtinas dhe […]

Ndeshja vendimtare në “Karagaçi”, pritet tjetër spektakël i hendbollit

Të mërkurën prej orës 19:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë zhvillohet ndeshja vendimtare e gjysmëfinales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll.Do të përballen Besa Famgas e Kastrioti. Pas dy ndeshjeve rezultati është 1:1. Kështu që skuadra që shënon fitore kualifikohet në finale, ku tashmë pret Rahoveci.Ndeshja nuk ka se si të jetë ndryshe […]

Besa Famgas e Prishtina në finale të Ligës së Juniorëve

Besa Famgas e Prishtina janë kualifikuar në finale të Ligës së Juniorëve të Kosovës në hendboll.Të hënën në Prishtinë janë luajtur ndeshjet gjysmëfinale të Final 4 të ligës së juniorëve (U20).Besa Famgas fitoi bindshëm, 36:24 ndaj Kastriotit të Ferizajt.Edonis Hajra i realizoi plot 17 gola për ekipin pejan. Diolen Ajvazi kishte 9 gola për Kastriotin.Dukshëm […]

Në kryeqytet turneu final i juniorëve

Në Prishtinë do të zhvillohet turneu final (Final4) i Ligës së Juniorëve të Kosovës në hendboll.Turneu final zhvillohet pas fazës grupore dhe përcakton skuadrën kampione.Të hënën janë ndeshjet gjysmëfinale. Në Pallatin e Rinisë në kryeqytet, prej orës 18:00 takohen Besa Famgas e Kastrioti, ndërsa nga ora 20:00 është takimi Prishtina – Rahoveci.Të martën është ndeshja […]

Kastrioti fiton ndeshjen dramatike në Ferizaj

Kastrioti ka barazuar në 1:1 rezultatin në serinë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll.Të shtunën mbrëma, Kastrioti mposhti Besa Famgasin me rezultat 29:28.Ndeshja u zhvillua në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj në praninë e një numri të madh shikuesish dhe në ambient të bukur sportiv. Ndeshja ishte e fortë dhe skuadrat kanë […]

Rahoveci në finale të plejofit

Rahoveci është kualifikuar në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll. Për skuadrën rahovecase është sukses historik. Rahoveci në gjysmëfinale të plejofit e eliminoi Trepçën. Fitoren e dytë ndaj Trepçës e arriti të shtunën në Mitrovicë. “Vreshtarët” fituan me rezultatin 34:28. Në fakt mysafirët kanë dominuar nga fillimi e deri në fund dhe […]

Vjosa mposht Vëllaznimin, kthehet në Superligë

Vjosa e Shtimes është kthyer në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Kthimin në elitën e hendbollit kosovar, Vjosa e siguroi përmes ndeshjes së barazhit. Të shtunën pasdite në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Vjosa e mposhti Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat 37:34. Vëllaznimi ishte i parafundit në Superligë, ndërsa Vjosa e dyta […]