Verona, anëtare e re e Superligës së Kosovës

Verona është anëtare e re e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Verona siguroi inkuadrimin në Superligë duke e fituar ndeshjen e barazhit. Të shtunën në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Verona e mposhti Ulpianën me rezultat bindës, 38:27. Te fitorja skuadra e Veronës erdhi në pjesën e dytë. Pjesa e parë përfundoi […]
Në “Karagaçi” ndeshjet e barazhit

Në palestrën “Karagaçi” në Pejë do të luhen ndeshjet e barazhit për Superligë.Të shtunën prej orës 13:00 është ndeshja e hendbollisteve në mes të Ulpianës dhe Veronës. Ulpiana ishte e parafundit në Superligë, ndërsa Verona e dyta në Ligën e Parë. Skuadra që shënon fitore në edicionin e ardhshëm garues, 2023/2024, do të jetë pjesë […]
Rahoveci e Besa Famgas në kërkim të vendit në finale

Të shtunën prej orës 19:00 janë ndeshjet e dyta të gjysmëfinales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).Në “Minatori” në Mitrovicë takohen Trepça e Rahoveci.Rahoveci fitoi të mërkurën në ndeshjen e parë me rezultat 37:28. Me tjetër fitore siguron vendin në finale. Ndeshja në Rahovec ishte e fortë, sidomos në pjesën e dytë […]
Izet Gjinovci në mbledhjen vjetore të Gjykatës së Apelit të EHF-së

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, të enjten mori pjesë në mbledhjen vjetore të Gjykatës së Apelit të Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF).Të kujtojmë që Gjinovci është pjesë e këtij organi shumë të rëndësishëm të Federatës Evropiane që nga prilli i vitit 2021. Ishte zgjedhur përmes votimit, ndërsa ishte prej […]
Besës i takon gjysmëfinalja e parë

Kampionia aktuale, Besa Famgas, e ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll.Të enjten mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa e mposhti Kastriotin me rezultat 30:27. Ndeshja e dytë zhvillohet në fundjavë në Ferizaj, ndërsa skuadra me dy fitore kalon në finale.Ashtu si pritej, ndeshja ishte shumë e […]
Ferizaj kualifikohet në finale

Ferizaj është skuadra e dytë finaliste e plejofit të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).Në gjysmëfinale, Ferizaj e elimonoi Prishtinën. Ferizajasat i shënuan dy fitore bindëse.Fitoren e dytë, Ferizaj e realizoi të enjten pasdite në kryeqytet me rezultat 49:24. Dallimi në cilësi ishte i madh dhe u konfirmua që në pjesën e parë që përfundoi […]
Istogu, finalisti i parë

Istogu është finalisti i parë i plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Istogu, që është kampion aktual, në gjysmëfinale e eliminoi Samadrexhën. Fitoren e dytë e shënoi të mërkurën mbrëma në Samadrexhë, me rezultat 33:31.Ndeshja ishte shumë e fortë dhe interesante, nga fillimi e deri në fund. Në minutën e 57-të rezultati ishte […]
Rahoveci e bën hapin e parë drejt finales

Rahoveci e ka bërë hapin e parë drejt finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll.Të mërkurën mbrëma në “Mizahir Isma”, Rahoveci e mposhti Trepçën me rezultatin 37:28. Ishte kjo gjysmëfinalja e parë e plejofit. Ndeshja e dytë zhvillohet në fundjavë në Mitrovicë. Me dy fitore sigurohet kalimi në finale.Rahoveci e nisi ndeshjen mirë, […]
Qerimi, Shabani e Shala në edukimin për licencën “Master”

Dy selektorët e Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi e Agron Shabani, si dhe kryetari i Shoqatës së Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës, Faruk Shala, janë pjesë e edukimit për licencën “Master” që është më e larta për trajnerë të hendbollit. Shkollimin për “Master” po e organizon EHF-ja në bashkëpunim me Federatën e Hendbollit të Kroacisë. […]
Llapi, kampion në Ligën e Parë

Llapi është kampion në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll. Llapi dhe Podujeva kanë dëshmuar edhe një herë që janë qendër e rëndësishme e hendbollit kosovar në përgjithësi dhe trevë prej nga dalin hendbollistë cilësorë. Titullin e kampionit, llapjanët e siguruan të martën me fitoren 36:18 ndaj Istogut. Ndeshja i takoi xhiros së 18-të, […]