Kombëtarja U18 i zhvilloi dy ndeshjet e radhës në Kampionatin Mesdhetar

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll i ka zhvilluar të mërkurën dy ndeshjet e radhës në Kampionatin Mesdhetar në Ankara të Turqisë.Përballë kombëtares sonë ishin dy kombëtare cilësore.Fillimisht paradite, Kosova luajti me Rumaninë dhe pësoi 31:16. Periudha e parë ishte e barabartë dhe përfundoi 7:6 për rumunët e rinj. Rumania U18 ishte katër gola para […]
Enis Kabashi i jep fund karrierës si lojtar, mbetet në hendboll

Reprezentuesi shumëvjeçar i Kosovës, Enis Kabashi, ka vendosur t’i jap fund karrierës si hendbollist. Por 33-vjeçari do të mbetet në sportin e hendbollit.Kabashi ka pasur karrierë shumë të suksesshme si hendbollist. Ka nisur te Trepça, ndërsa për shumë vjet ishte te Prishtina e po ashtu te Besa e Pejës. Ka fituar shumë trofe në hendbollin […]
Kombëtarja U18 mposhtet nga Turqia

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar të martën ndeshjen e tretë në kuadër të Kampionatit Mesdhetar. Në Ankara të Turqisë, Kombëtarja jonë e hendbollistëve të rinj u përball me Kombëtaren e Turqisë.Fitore me rezultat 25:12 shënoi Kombëtarja U18 e Turqisë.Kombëtarja jonë kishte telashe për të dalë në lojën e saj, sidomos në […]
Kastriot Jupa vazhdon të shkëlqejë, kampion dhe më i miri i edicionit

Pivoti Kastriot Jupa vazhdon të shkëlqejë me fanellën e skuadrës gjermane Cottbus.Në fundjavë, në praninë e plot 3000 shikuesve dhe në atmosferë të zjarrtë, Cottbusi e zhvilloi ndeshjen e fundit kampionale. Fitoi me rezultatin bindës, 32:23, ndaj OSF Berlin dhe u shpall kampion i Oberligës së Gjermanisë.Me titullin e kampionit, Cottbusi e siguroi inkuadrimin në […]
Fitorja e dytë në Kampionatin Mesdhetar për Kombëtaren tonë

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka fituar edhe ndeshjen e dytë në Kampionatin Mesdhetar në Ankara të Turqisë.Pas fitores ndaj Malit të Zi, djemtë tanë të hënën mbrëma fituan edhe ndaj Irakut. Kombëtarja jonë dominoi nga fillimi e deri në fund për fitore bindëse, 24:16.Kosova U18 mori edhe pikët shtesë për shkak të […]
Fitore e madhe ndaj Malit të Zi

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka nisur në mënyrën më të mirë paraqitjen në Kampionatin Mesdhetar. Të hënën në Ankara të Turqisë, djemtë tanë fituan ndaj Malit të Zi me rezultat 23:20.Është kjo njëra prej fitoreve më të mëdha të grupmoshave të reja të Kosovës deri më tani.Kombëtarja jonë ka dominuar nga fillimi. […]
U mbajt kursi i radhës për administratorët sportivë të hendbollit

Në fundjavë është mbajtur kursi i radhës për administratorët sportivë të hendbollit. Trajnimin e organizon Komiteti Olimpik i Kosovës, i mbështetur nga Solidariteti Olimpik dhe në koordinim me Federatën e Hendbollit të Kosovës. Gjatë dy ditëve janë shtjelluar tema të ndryshme lidhur me administrimin në sport, ndërsa nga sporti i hendbollit ishin rreth 20 kursistë. […]
Fitore për Samadrexhën e Vushtrrinë, Prishtina në plejof

Të shtunën janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit të stinorit të rregullt, përkatësisht të xhiros së 18-të, në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).Fitore të pritura kanë shënuar Vushtrria e Samadrexha.Në Deçan, Vushtrria fitoi ndaj Jusuf Gërvallës me rezultatin 29:19. Donita Kasumi i shënoi 10 gola për Vushtrrinë, tetë i kishte Gentiana Basholli e nga […]
Ferizaj starton në plejof nga pozita e parë, Istogu nga e dyta

Dy ndeshjet e zhvilluara të premten kanë përcaktuar renditjen në dy pozitat e para në stinorin e rregullt të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Nga pozita e parë në plejof do të startojë Ferizaj, ndërsa nga e dyta Istogu. Të dy skuadrat i kanë nga 34 pikë, përkatësisht nga 17 fitore e një humbje.Në […]
Shqiponja, kampione te kadetet

Shqiponja e Gjakovës e ka siguruar titullin e kampionit në ligën e kadeteve të Kosovës në hendboll. Ndeshjet e kadeteve (U18) janë zhvilluar para atyre të senioreve, gjatë stinorit të rregullt. Shqiponja e mbylli kampionatin me 32 pikë, dy më shumë se Ferizaj i vendit të dytë. Ka regjistruar 16 fitore e dy humbje. Ferizaj […]