Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Besa Famgas – Deçani, finalja e Ligës së Juniorëve

Të shtunën në Pallatin e Rinisë në Prishtinë janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale të Final 4 të Ligës së Juniorëve (U20) të Kosovës në hendboll.

Në ndeshjen e parë Besa Famgas e mposhti Llapin me rezultat 44:22.

Pejanët patën paraqitje bindëse dhe fituan thellë në fund.

Amar Muqolli i shënoi 13 gola për Besën, ndërsa 10 i kishte Ilir Istrefaj.

Te Llapi më efikasi ishte Edi Lushaku me 8 gola. Shtatë i realizoi Etnik Bajoku.

Dukshëm më e fortë ishte gjysmëfinalja e dytë mes Prishtinës e Deçanit.

Deçani fitoi me rezultat 26:24, duke përmbysur rezultatin në pjesën e dytë. Pjesa e parë përfundoi 14:13 për prishtinasit.

Xhafer Alimusaj i shënoi 8 gola për deçanasit. Bilall Mazrekaj e përfundoi ndeshjen me katër gola.

Te Prishtina, Erion Bajramaj ishte më efikasi me shtatë gola. Lum Xhemajli i realizoi pesë.

Të dielën në ndeshjen për vend të tretë takohen Llapi e Prishtina (12:00), ndërsa në finale, nga ora 14:00, përballen Besa Famgas e Deçani.