Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Besa Famgas fiton në Gjakovë dhe shkëputet në krye

Besa Famgas e ka fituar ndeshjen e parë të xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Besa të shtunën mbrëma fitoi ndaj Vëllaznimit në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë me rezultat 52:29.

Kjo është xhiroja e fundit e stinorit vjeshtor në elitën kosovare të hendbollit.

Elion Vokshi me 11 gola, Deniz Terziqi me 10 dhe Ilir Istrefaj me nëntë e udhëhoqën Besën drejt fitores. Tetë i shënoi Jon Vokshi e shtatë Hamed Ahmed Khamis.

Ardi Halili, Luigj Kolaj e Çlirim Rama i shënuan nga shtatë gola për ekipin gjakovar. Pesë i shtoi Arnis Spahija.

Besa Famgas është e para në tabelë me 24 pikë. Nga 22 pikë i kanë Rahoveci e Kastrioti, por kanë nga 13 ndeshje të luajtura.

Vëllaznimi është i katërti me 13 pikë nga 14 ndeshje.

Ndeshjet Trepça – Prishtina (18:00), Llapi – Rahoveci (18:00), Kastrioti – Vushtrria (19:00) luhen të dielën.

Lajme tjera