Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Besa Famgas kampione e Kosovës te juniorët

Besa Famgas është kampione e Kosovës në hendboll në grupmoshën e juniorëve (U20).

Të dielën në finale, skuadra pejane, Besa Famgas, fitoi ndaj Deçanit me rezultatin 34:15.

Final 4 i Ligës së Juniorëve është zhvilluar në Prishtinë.

Në gjysmëfinale, Besa fitoi bindshëm ndaj Llapit, ndërsa paraqitjen bindëse e përsëriti edhe të dielën në finalen ndaj rivalit fqinj.

Pejanët i kishin fituar edhe të gjitha ndeshjet në fazën grupore.

Amar Muqolli i shënoi dhjetë gola për Besa Famgasin. Tetë i realizoi Ilir Istrefaj e shtatë Olsi Mulaj. Ajan Muqolli kontribuoi me katër gola.

Te Deçani, nga katër gola i shënuan Eminent Dobraj dhe Brahim Shabanaj. Nga dy gola i kishin Isuf Kadrijaj dhe Bilall Mazrekaj.

Në ndeshjen për vend të tretë, Llapi fitoi 33:32 ndaj Prishtinës.

Etnik Bajoku me 11 gola dhe Edi Lushaku me dhjetë, udhëhoqën Llapin.

Te Prishtina, Erion Bajramaj i shënoi 10 gola, kurse Lum Xhemajli tetë.

Kupën e kampionit për kapitenin e Besa Famgas e ndau presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci.