Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Besa pa telashe në Ferizaj, fitojnë edhe Vëllaznimi e Vushtrria

Besa Famgas e ka mbyllur me fitore bindëse fazën e parë të garave në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Të shtunën mbrëma në Ferizaj, Besa Famgas e mposhti Kastriotin me rezultat 41:21.

Besa udhëheq në tabelë me 36 pikë. I ka fituar të gjitha 18 ndeshjet e deritashme. Kastrioti mbetet i katërti me 20 pikë.

Të shtunën u luajtën edhe dy ndeshje tjera të javës së 18-të. Vëllaznimi fitoi si mysafir i Zhegrës me 36:26 kurse Vushtrria si vendase e mposhti Trepçën me 26:22.

Dy ndeshje të javës së 18-të, të fundit për pjesën e rregullt të kampionatit, luhen të dielën.


https://old.kosovahandball.info/game/kh-kastrioti-kh-besa-famgas-2021-02-20/

https://old.kosovahandball.info/game/kh-zhegra-kh-v%c3%abllaznimi-2021-02-20/
https://old.kosovahandball.info/game/kh-vushtrria-kh-trep%c3%a7a-2021-02-20/

Lajme tjera