Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Caktohen skuadrat gjysmëfinaliste në Ligën e Pionierëve

Të shtunën në Podujevë ka nisur Final8 i Ligës së Pionierëve të Kosovës në hendboll.

Janë luajtur katër ndeshje të mira, ndërsa ka pasur elemente shumë premtuese për të ardhmen.

Fillimisht Llapi fitoi 32:23 ndaj Rahovecit.

Në ndeshjen e dytë çerekfinale Deçani e mposhti Vushtrrinë me shifrat 30:14.

Çerekfinalja e tretë mes Prishtinës dhe Besa Famgasit u fitua nga skuadra pejane me rezultat 26:21. Ishte kjo njëherit ndeshja më rivalizuese e fazës çerekfinale.

Në ndeshjen e fundit të së shtunës, Istogu fitoi ndaj Kastriotit me rezultat 34:10.

Të dielën janë ndeshjet gjysmëfinale. Nga ora 11:00 takohen Llapi e Istogu. Prej orës 12:30 ballafaqohen Deçani e Besa Famgasi.