Pas telasheve të shumta, Besa e përgjysmuar në Bosnjë-Hercegovinë për ndeshje evropiane

Pasi e kaloi me sukses raundin e parë, Besa Famgas e kërkon suksesin edhe në raundin e dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë (EHF European Cup). Skuadra pejane do të përballet me skuadrën nga Bosnjë-Hercegovina, Izvigjaç. Ndeshja e parë zhvillohet në qytetin e Bosnjë-Hercegovinës, Lubushki, të dielën nga ora 17:00. Ndeshja e kthimit është më […]
Rahoveci mposhtet në ndeshjen e parë në Luksemburg

Kampioni i Kosovës në hendboll, Rahoveci, e ka luajtur të premten mbrëma ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë. Në Luksemburg, Rahoveci humbi 41:34 nga Dudelange. “Vreshtarët” nisën mirë, ndërsa shpejt loja u bë e barabartë. Më pas ishin lojtarët e Dudelanges që kaluan në epërsi. Në fund të pjesës […]
Rahoveci e kërkon në Luksemburg suksesin evropian

Kampioni i Kosovës, Rahoveci, do të luajë në Luksemburg në kuadër të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë. Rahoveci përballet me skuadrën nga Luksemburgu, Dudelange. Ndeshja e parë është të premten (nesër) nga ora 20:00, ndërsa e dyta të shtunën nga ora 20:30. Të dy ndeshjet zhvillohen në Dudelange. “Vreshtarët” janë pajtuar që […]
Istogu e mëson kundërshtarin e radhës evropian

Të martën është tërhequr shorti për raundin e tretë të Kupës Evropiane (EHF European Cup) për hendbolliste. Në këtë raund garash paraqitet edhe kampioni i Kosovës, Istogu. Istogu do të përballet me skuadrën e njohur portugeze, Madeira Andebol SAD. Ndeshjen e parë duhet ta luajë në udhëtim më 8 apo 9 nëntor, kurse të kthimit […]
Sukses evropian i Istogut, avancon në raundin e tretë

Istogu është kualifikuar në raundin e tretë të Kupës Evropiane (EHF European Cup) për hendbolliste. Kampioni i Kosovës e eliminoi skuadrën greke AEP Panorama. Dy ndeshjet u luajtën në palestrën “Dresha” në Banjë. Të shtunën istogaset fituan me rezultat 39:31, derisa të dielën ndeshja përfundoi 28:28. Për herë të pestë Istogu ka kaluar kundërshtar në […]
Përfundon gara evropiane për Ferizajn

Ferizaj e ka përfunduar paraqitjen në EHF European Cup. Në kuadër të raundit të dytë, ferizajaset i luajtën në fundjavë dy ndeshje në Itali me skuadrën Jomi Salerno. Pas humbjes së pësuar të shtunën , Ferizaj të dielën pësoi me rezultat 44:19. Elsa Kongjeli i realizoi tetë gola për Ferizajn. Lorena Matarova i shënoi tri […]
Samadrexha ndalet nga PAOK-u

Samadrexha është ndalur në raundin e dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste. Në fundjavë skuadra samadrexhase luajti dy ndeshje në Greqi me PAOK-un. Pas disfatës në ndeshjen e parë, Samadrexha u mposht edhe të dielën, 34:20. Arona Krasniqi e Jennifer Toledo Abreu ishin më efikaset te Samadrexha me nga gjashtë gola. Tina Hetemi i shtoi […]
Fitore e madhe e Istogut në ndeshjen evropiane

Kampioni i Kosovës në hendboll, Istogu, e ka bërë hapin e madh drejt raundit të tretë të Kupës Evropiane. Të shtunën mbrëma në palestrën “Dresha” në Banjë, istogaset e mposhtën skuadrën greke AEP Panorama me rezultat 39:31. Që në pjesën e parë Istogu krijoi epërsi solide, të cilën e rriti dhe e mbajti deri në […]
Samadrexha pëson në ndeshjen e parë të Kupës Evropiane

Samadrexha e zhvilloi të shtunën ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste. Në Veria të Greqisë, Samadrexha humbi 38:28 nga PAOK-u i njohur. Tina Hetemi i shënoi 10 gola për Samadrexhën. Tetë i realizoi Jennifer Amanda Toledo Abreu. Arona Krasniqi u ndal në katër gola. Ndeshja e dytë është menjëherë […]
Ferizaj mposhtet në ndeshjen e parë në Itali

Ferizaj e ka humbur ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste. Të shtunën mbrëma në Salerno të Italisë, skuadra ferizajase pësoi 39:20 nga Jomi Salerno. Shkurte Mehmeti e Lorena Matarova i shënuan nga katër gola për Ferizajn. Nga tri i kishin Albulena Kelmendi, Luljeta Sopjani e Elsa Kongjeli. Ndeshja e […]