Besa Famgas me fitore tjetër bindëse, kalon në raundin e tretë

Besa Famgas e ka fituar bindshëm edhe ndeshjen e dytë të raundit të dytë të Kupës Evropiane. Të dielën në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa Famgas e mposhti Bosna Visokon me rezultat 32:20.Ndeshjen e parë, të luajtur të shtunën në Pejë, kampionia e Kosovës e fitoi me rezultat 36:18.Me dy fitore të thella, Besa kalon […]
Fitore e madhe e Istogut

KHF Istogu kompletoi një ditë të suksesshme të hendbollit kosovar. Istogu të shtunën e mposhti skuadrën bjelloruse Victoria Berestie me rezultat 33:30. Ishte ndeshja e parë e raundit të tretë të Kupës Evropiane. Ndeshja e dytë luhet menjëherë të dielën në Istog.Victoria-Berestie – Istogu 30:33 (17:18)Istogu: Ujkiq 7, Kameri 8, Milatoviq, Shatri, Muratoviq 13, Rugova […]
Fitore shume e thellë e Besa Famgas në Kupën Evropiane

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane. Të shtunën në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa Famgas e mposhti skuadrën boshnjake, Bosna Visoko me rezultat 36:18.Në fillim të ndeshjes Besa kishte pak vështirësi në lojë, por shpejt gjeti ritmin dhe […]
Cabanas: Kemi pritje të mëdha

Kampionia e Kosovës, Besa Famgas, është e gatshme për dy ndeshjet e para evropiane të këtij edicioni. Të shtunën nga ora 16:00 dhe të dielën nga ora 15:00, Besa Famgas në palestrën “Karagaçi” në Pejë luan ndaj skuadrës boshnjake, Bosna Vispak Visoko. Janë këto ndeshje të raundit të dytë të Kupës Evropiane. Besa Famgas po […]
Faruk Shala: Istogu është i gatshëm për dy ndeshje të mëdha

KHF Istogu po bën përgatitjet e fundit për ndeshjet e raundit të tretë të Kupës Evropiane ndaj skuadrës bjelloruse, Victoria-Berestie. Dy ndeshjet luhen në palestrën në Istog, të shtunën nga ora 18:30 dhe të dielën nga ora 18:00.Istogu në raundin e dytë të Kupës Evropiane e kishte eliminuar Vushtrrinë. Tani ka punë me skuadrën shumë […]
KHF Ferizaj eliminohet nga garat evropiane

KHF Ferizaj është eliminuar nga Kupa Evropiane. Në kuadër të rrethit të tretë të kësaj gare, kampioni i Kosovës në konkurrencë të femrave u përball me skuadrën turke Muratpasha Belediyesi. Të dy ndeshjet janë luajtur në Antalya të Turqisë.Ndeshjen e parë, të luajtur të shtunën, Ferizaj e humbi me rezultat 40:15. Ndeshja e dytë e […]
KHF Ferizaj e humb ndeshjen e parë

KHF Ferizaj ka debutuar me humbje të thellë në garat evropiane. Të shtunën në Antalya të Turqisë, kampioni aktual i Kosovës në konkurrencë të femrave, pësoi me rezultat 40:15 nga skuadra turke Muratpasha Belediyesi. Ndeshja i takoi raundit të tretë të Kupës Evropiane.Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 19:7 në të mirë të skuadrës turke. […]
KHF Ferizaj i luan dy ndeshje në Antalya

Kampioni aktual i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, KHF Ferizaj, do të debutoj të shtunën në garat evropiane. Ferizaj do të përballet me skuadrën turke Muratpasha Belediyesi në raundin e tretë të Kupës Evropiane. Si kampion, Ferizaj fillon garimin në Kupën Evropiane nga raundi i tretë.KHF Ferizaj është pajtuar që dy ndeshjet t’i […]
Prishtina në raundin e tretë të Kupës Evropiane

Klubi i hendbollit Prishtina ka kaluar në raundin e tretë të Kupës Evropiane.Në raundin e dytë të Kupës Evropiane, Prishtina është dashur të takohet me skuadrën bullgare, Dobrudja. Ndeshjet ishte planifikuar të zhvilloheshin në Prishtinë më 21 e 22 nëntor, ndërsa skuadra jonë llogaritej favorite për të avancuar në raundin e tretë.Por për shkak të […]
Kosova i fillon me humbje kualifikimet

Kombëtarja e Kosovës në hendboll i ka filluar me humbje kualifikimet për “Euro 2022”. Në Podgoricë, Kosova pësoi 32:25 nga Mali i Zi. Ishte ndeshja e parë e raundit të dytë kualifikues.Në pjesën e parë djemtë tanë ishin të barabartë, por në të dytën erdhi në shprehje përvoja e Malit të Zi, që luan rregullisht […]