Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Vushtrria e gatshme për ndeshjen evropiane ndaj Istogut

Vushtrria feston fitore

Të shtunën (nesër) nga ora 18:00 luhet ndeshja në mes të KHF Vushtrria dhe KHF Istogu, që i takon raundit të dytë të Kupës Evropiane (European Cup) në hendboll. Vushtrria në fund të qershorit e mposhti Istogun në finale të Kupës së Republikës së Kosovës, ndërsa sukses ndaj istogaseve synon edhe në garat evropiane. Është […]

Burneta Rama: Synojmë kualifikimin

Burneta Rama ne akcion

Vushtrria është në fazën finale të përgatitjeve për ndeshjen e parë të edicionit të ri të garave. Të shtunën hendbollistet e Vushtrrisë përballen me ato të Istogut. Këtë herë përballja e këtyre dy skuadrave nuk zhvillohet në kuadër të Superligës apo Kupës së Kosovës. Është ndeshje evropiane. Për herë të parë dy skuadra kosovare takohen […]

Beqiri e Krasniqi drejtuan me sukses ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Eshref Beqiri dhe Ilir Krasniqi

Prezenca e anëtarëve të Federatës së Hendbollit të Kosovës në garat evropiane po shkon duke u rritur e duke u avancuar vazhdimisht. Të shtunën ndeshje të rëndësishme të Ligës së Kampionëve për hendbolliste kanë drejtuar dy gjyqtarët kosovarë të hendbollit, Eshref Beqiri e Ilir Krasniqi. Ata për herë të parë kanë drejtuar ndeshje të garës […]

Cabanas: Objektivi kryesor është kualifikimi

Javier Cabanas duke qendruar afer bankes gjate nje ndeshje

Trajneri spanjoll i Besa Famgas, Javier Cabanas ka vlerësuar se Bosna Vispak Visoko është kundërshtar i kalueshëm. Besa Famgas takohet me Bosnën në raundin e dytë të Kupës Evropiane. Ndeshja e parë luhet në Bosnjë kurse e dytë në Pejë. Të dy ndeshjet luhen në nëntor, kurse zhvillimi i ndeshjes së dytë në Pejë është […]

Kabashi: Ishim me fat në short

Trajneri i Prishtinës, Taib Kabashi ka pranuar se skuadra që drejton ishte me fat në shortin për Kupën Evropiane. Prishtina do të përballet me skuadrën bullgare Dobrudja. Nënkampioni i Kosovës dhe finalisti i Kupës, ndeshjen e parë e luan si vendas e të dytën në Bullgari. Prishtina ka në përbërje hendbollistë cilësorë të vendit, ndërsa […]

Parduzi: Synimet janë për rezultate pozitive

Arben Parduzi sinjalon me dore gjate nje ndeshje hendbolli

Trajneri i Vushtrrisë, Arben Parduzi nuk është befasuar me shortin për Kupën Evropiane. Shorti ka bërë që fituesja e Kupës, Vushtrria, të përballet me Istogun, finalistin e plejofit.Ndeshja e parë do të luhet në Vushtrri kurse e kthimit në Istog. Dy ndeshjet janë në muajin tetor. “Duke pasur parasysh rrethanat e krijuara nga COVID-19 në […]

Shala numëron anët pozitive të shortit

Faruk Shala

Trajneri i Istogut, Faruk Shala vlerëson se shorti për Kupën Evropiane është i përshtatshëm si për Istogun ashtu edhe për Vushtrrinë. Njëra prej këtyre dy skuadrave do të kalojë në raundin e tretë të Kupës Evropiane. Shorti i tërhequr të martën ka bërë që dy prej skuadrave kryesore në vend të luajnë në mes vete. […]

Vushtrria e Istogu përballen në Kupën Evropiane

Lojtaret e Vushtrrise gjate nje ndeshje hendbolli

Vushtrria e Istogu do të përballen mes vete në raundin e dytë të Kupës Evropiane (European Cup) në konkurrencë të femrave. Kështu është vendosur me shortin e tërhequr të martën në Vjenë të Austrisë. Vushtrria do të jetë vendase në ndeshjen e parë, ndërsa Istogu në ndeshjen e dytë. Është hera e parë që dy […]

Besa Famgas takohet me Bosna Visoko

Lojtaret e Beses te radhitur para lojes

Besa Famgas do të udhëtojë në Bosnjë-Hercegovinë për të luajtur njërën ndeshje të raundit të dytë të Kupës Evropiane (European Cup).Klubi pejan përballë do të ketë klubin Bosna Visoko. Shorti është tërhequr të martën në Vjenë. Bosna Visoko është vendase në ndeshjen e parë kurse Besa Famagas në ndeshjen e dytë.Kampionia e Kosovës, Besa Famgas […]

Prishtina me kundërshtar bullgar

Disa lojtare te Prishtines ne salle te hendbollit duke biseduar

Hendbollistët e Prishtinës do ta luajnë në shtëpi ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane (European Cup). Përballë Prishtinës do të jetë skuadra bullgare, Dobrudja. Kështu është vendosur me shortin e tërhequr të martën në Vjenë.Prishtina kthehet në gara evropiane dhe ka pretendime për hapa tutje. Shorti nuk e penalizon në këtë […]